Prej kohësh po flitet për “sherrin” me Dafinën, reagon për herë të parë TAYNA: Ajo është një… 0 23

Prej dy muajsh tashmë dy artistet kanë pushtuar mediat me lajmet mbi marrëdhënien e tyre, e cila supozohet se ka marrë fund. Në rrjete sociale nuk kanë munguar statuset e dyshimta thumbat e shumtë e diss-et që i kanë dhënë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre.

Risjellim në vëmendje se zërat për prishjen e raportit mes tyre nisën që në muajin korrik, pasi u vu re se dy këngëtaret nuk e mbështesnin më njëra-tjetrën për projektet e reja. Ndryshe nga sa kishin bërë më parë, prej kohësh ato qëndronin në heshtje kur bëhej fjalë për suportin ndaj njëra-tjetrës.

E gjitha mori shumë zë kur Tayna ishte e ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit “Gjoni Black”, ku siç e do zakoni i këtij emisioni, ka bërë edhe një freestyle.

 

Dhe të gjithë fansat mendojnë se ai është “diss” për Dafinën dhe kundërpërgjigje ndaj këngës së saj “Zili zili”. Ndërkohë, Dafina bëri bujë me “Zili zili” që duket se është një “diss”, por nuk ka asgjë konkrete se me kë. Në vargje ajo thotë:

Inatin mrena nshpirt e kini

Smun dashni me dhon

Kur n’zemer tane ki veq zili, zili

Silly silly

You actin crazy cuz you made a milly

I kom n’bank ëuz the dealy

Ju Skeni pa real real hustler

Sikur mos të mjaftonte kjo, vulën muhabetit i ka vendosur fakti që ato kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami. Dy artistet ishin folloë deri para shfaqjes së Taynës në “Gjoni black”. Nuk e dimë se kush e ka hequr e para kë, por tashmë nuk ndiqen më.

Asnjëra prej tyre nuk ka reaguar publikisht deri tani për temën. Burime ekskluzive bëjnë me dije për “iconstyle.al” se  Tayna e ftuar në një emision televiziv, episod i regjistruar që do transmetohet së shpejti, e pyetur për Dafinën ka thënë se është artiste shumë e mirë./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kiara Tito festoi ditëlindjen dhe në festë nuk mungonte as Butrinti! 0 5

Moderatorja Kiara Tito ka festuar 25-vjetorin e saj. Kiara kishte organizuar një festë ku kishte mbledhur miqtë e njerëzit e saj më të dashur, të cilët publikuan edhe foto e video nga atmosfera e krijuar.

Në festë nuk ka munguar edhe Butrint Imeri me këngët e tij e një prej videove të postuara nga Niko Komani, shfaqet Kiara duke kërcyer.

Në sfond është kënga “Për një dashuri” dhe Kiara shihet duke kënduar dhe e buzëqeshur.

-640-0-600730dd502b9.jpg

Moderatorja dukej shumë seksi me një fustan me dekolte të hapur e që i nxirrte linjat trupore.

 

(Foto) Bebe Rexha mezi pret të përfundojë pandemia dhe të vijë përsëri në Shqipëri 0 3

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është shumë e lidhur me rrënjët e saj. Ajo e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare, teksa është shprehur se me qejf do ta vizitonte Shqipërinë sa më shpesh që mundet.

31-vjeçarja ka shumë dëshirë që tani të vijë në vendin e lindjes por udhëtimet në vende të ndryshme janë shumë të vështira në këtë kohë pandemie. Ajo mezi po pret që të përfundojë pandemia e Covid-19 që të vijë në Shqipëri.

Bebe Rexha ka shpërndarë së fundmi në InstaStory një video satirike e cila tregon një udhëtar që mezi pret të udhëtojë, dhe aty shkruhet: “Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri pasi gjithë ky dreq të ketë përfunduar”.

 

 

Herën e fundit kur ajo ishte në Shqipëri ishte 2 dhjetori i vitit 2019, ku vizitoi disa nga familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

foto galeri