Prej fundit të nëntorit, WhatsApp s’do të jetë më njësoj, njihuni me ndryshimin e ri 0 62

WhatsApp po paraqet një mundësi të re, atë të “mesazheve që zhduken”, duke fshirë bisedat nga telefoni i dërguesit dhe marrësit pas shtatë ditësh.

Aplikacioni në pronësi të Facebook, i cili ka dy miliardë përdorues në të gjithë botën, tha se opsioni do të ndihmonte në mbajtjen private të bisedave. Por thuhej që marrësit do të mund të bënin “screenshot” ose të bënin “forward” çdo mesazh, foto ose video që ata donin.

Opsioni do të shfaqet për përdoruesit e WhatsApp në fund të nëntorit.

Në një blog, kompania tha që mesazhet mund të skadonin pas shtatë ditësh për të ofruar “qetësi që bisedat nuk janë të përhershme”.

Në prill të 2019-ës, shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg u zotua të bëjë disa ndryshime në rrjetin social për t’u ofruar përdoruesve më shumë privatësi. Një nga ndryshimet e propozuara prej tij ishte ofrimi i mënyrave më “efektive” për të ndarë përmbajtjen, përfshirë mesazhet që zhduken. Kompania gjithashtu shpreson të integrojë platformat e saj të mesazheve, duke i bërë WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger të ndërlidhur me njëri-tjetrin.

Aplikacioni rival Snapchat, i cili ka dhënë frymëzim për një numër karakteristikash të Facebook, u ndërtua mbi parimin e zhdukjes së mesazheve./classlifestyle.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Apple prezanton iPhone 12, Telefoni i ri funksionon me Teknologjinë 5G 0 53

https://youtu.be/umYp3FSUuQA

“Sot është nisja e një epoke të re për iPhone, nga sot iPhone do të funksionojë me teknologjinë 5 G”,- u shpreh Tim Cook, Shefi Ekzekutiv i Apple.

Rrjeti 5G supozohet të ofrojë  shpejtësi shumë më të lartë , duke e bërë më të shpejtë shkarkimin e filmave apo lojërave por kjo  shpejtësi mund të jetë një sfidë.

Ndërsa operatorët  telefonikë  kanë hapur gjerësisht  rrjete 5G, rritjet e konsiderueshme të shpejtësisë janë ende të pazakonta në pjesën më të madhe të botës.

Kompania Apple ka zbuluar katër iPhone të rinj të pajisur me teknologji  më të shpejtë 5G.

Gjiganti i teknologjisë shpreson se kërkesat për shpejtësi  me lartë do të rrisin edhe kërkesat për aparatet e rinj por kjo mund të mos ndodhë aq shpejt sa Apple do të dëshironte.

iPhone 12 ka të njëjtën ekran si paraardhësi i tij iPhone 11, me madhësi 15.5 cm,  por  pajisja është 11% më e hollë, 16% më e lehtë dhe ka korniza më të vogla ndërkohë që do të jetë i disponueshëm edhe në versionin mini.

Çmimi për telefonat e rinj shkon afërsisht nga 700 deri në 1100 dollarë.

(Euronews)

Maska më e sigurt kundër COVID-19, filtron deri në 99.97 për qind të ajrit që thithni 0 66

Ka shumë lloje të ndryshme maskash që njerëzit zgjedhin të mbajnë këto ditë.

Edhe pse shumica e njerëzve mbajnë një maskë çfarë do qoftë ajo, është gjithashtu e vërtetë që ka ndryshime të konsiderueshme në aftësitë mbrojtëse të maskave të ndryshme.

Pra, nëse doni të rrisni shanset tuaj për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm, si dhe të ngadalësoni përhapjen e coronavirusit?

UltraOne k Fan Mask me 4-faza HEPA & Filter karboni ju siguron një mbrojtje të përmirësuar përmes filtrimit të saj 99.97 për qind.

Kjo maskë është në shitje për 79,95 dollarë./balkanweb.al