Pra, Tea dhe Andi dalin bashkë edhe jashtë emisionit?! Ky DETAJ i thotë të gjitha! [FOTO] 0 64

Pas gjithë periudhës së ‘zhdukjes’ Andi u rikthye fuqishëm në program, teksa argumentoi edhe arsyen e gjithë kësaj pauze të tij.

Ai u shpreh se nuk kishte asnjë hatërmbetje me produksionin, ndërsa në fjalën e tij theksoi se arsyeja e vërtetë e mungesës së tij në emision është angazhimi me disa çështje të tjera dhe probleme familjare.

Ndër të tjera Andi tha se nuk kishte asnjë prishje të marrëdhënieve me Tean, teksa postoi edhe një foto në Instagram ku shihej nën shoqërinë e Teas.

Në foton e postuar në llogarinë e Andit, çifti shihet i lumtur pranë njëri-tjetrit. Ajo që ra në sy pas publikimit të fotos ishte komenti i Teas e cila komentoi me një zemër të kuqe, foton e saj në krah të Andit.

Teksa po shkojnë drejt konsolidimit si çift në emision, Tea dhe Andi kalojnë kohë cilësore edhe jashtë programit.

Këtë nuk e themi ne, por vetë Andi postoi një video ku shfaqej në shoqërinë e Teas dhe miqve të tjerë në një prej klubeve të Tiranës, madje s’ka hezituar ta etiketojë.

730f39af-7ba9-4957-98a8-1afbf13c2bb3.jpeg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jasmina plas “bombën” tjetër: “Një mashtruesi si Andi nuk i duhet një përgjigje e shpejtë” 0 7

Pasi akuzoi dhe demaskoi publikisht Andi Artanin se u largua një natë më parë nga ditëlindja e Fation Kuqarit për të qëndruar me këngëtaren Diona Fona, Jasmin Kadriu ka plasur “bombën” e radhës.

Ndërkohë që fansat dhe ndjekësit në Instagram e kanë pyetur vazhdimisht se pse nuk ka një reagim nga palët e tjera, ish-konkurrentja është përgjigjur duke theksuar se një personi manipulues e mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, por një e mirëmenduar.

“Një personi që është manipulues dhe mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, i duhet një përgjigje e mirëmenduar. Kështu që le të marrin kohë sa të duan se këtu më kanë,” është shprehur Jasmina përmes një videoje në Instastory ku falenderon edhe mbështetësit e saj për mesazhet suportuese.

Kujtojmë se i vetmi reagim që ka ardhur nga Andi është se ai e ka fshirë Jasminën nga Instagrami dhe nuk e ndjek më. /Afterparty.al

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.