Pra, fotot me Beartin i shpërndau vetë Tea?! Ana HABIT me deklaratën: Fola me të dhe më tha… 0 31

Në momentin e parë që dolën fotot, unë i kam shkrua Teas, mendova se mos i ka ndodhur e njëjta gjë me mua. Më tha jam mirë, i kam shpërndarë me vetëdije. Ana tregon se në asnjë moment nuk i është thënë të bëjë gjë nga produksioni. Sipas saj, është e rëndë që Tea dhe Andi akuzojnë produksionin që i kanë sjellë famën që kanë. “Si ka mundësi që njerëzit të jenë kaq shumë mosmirënjohës, sepse ky program na bëri të jemi këto që jemi. Jam shumë e irrituar.si mund të nxjerrin kaq shumë vrer për produksionin.

Ana thotë se nga produksioni ka marrë vetëm sugjerime. “Kur je përballë shumë djemve ke dy tre pëlqime. Kam shkuar kam folur me stafin për sugjerime. Nuk ka shanse të të detyrojë produksioni”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktorja e dashur shqiptare do të jetë protagoniste në serialin e ri të Ermal Mamaqit! 0 7

Ermal Mamaqi i vuri vulën suksesit të tij në kinematografi me dy filmat “2 gisht mjaltë” dhe “I Love Tropoja”. Këta filma u mirëpritën nga publiku dhe pati mjaft komente pozitive për to. Ndërkohë kohët e fundit ai është tërhequr nga ekrani i madh, për t’u përqëndruar më shumë tek pasioni i ri si “motivitional speaker”.

Pak ditë më parë, Mamaqi zbuloi gjithashtu për të gjithë ndjekësit e tij se do të vijë me një projekt të ri, kësaj here serial.

Ermali publikoi në Instagram foto të një tabele ku kishte shkruar “Shesim seriale”, duke paralajmëruar në këtë formë projektin e tij më të ri.

Është mësuar se Ermali do të jetë vetë protagonist i serialit të tij dhe po ashtu mban firmën e producentit, së bashku me Dritan Huqin, i cili është anëtar i Akademisë së Festivalit Europian të Filmit.  Mamaqi i ka besuar njërës prej bashkëpuntoreve të tij më të mira, skenaristes Klaudia Brahimaj, si dhe Bjordi Mezinit.

Së fundmi, producenti ka zbuluar gjithashtu edhe aktoren që do të jetë protagoniste në këtë serial.

Bëhet fjalë për aktoren Jonida Vokshi, e cila festoi dje ditëlindjen. Në urimin e saj, Mamaqi e quajti aktoren ylli i serialit.

Eva Murati zbulon arsyen e mungesës së saj në ekran 0 3

Eva Murati mungoi në emisionin e të mërkurës në ekran dhe ky fakt i ka shqetësuar të gjithë ndjekësit e saj. Për këtë arsye, Eva është detyruar të japë një shpjegim dhe të zbulojë pse mungoi në program. Ajo ka treguar se nuk ka qenë e pranishme për shkak se ka qenë e sëmurë dhe fatmirësisht nuk ka lidhje me Covid-19. Moderatorja është shprehur se trupi i saj pësoi një “kolaps” pas aventurave të saj të fundit.

“Në pamundësi për t’ju kthyer mesazh të gjithëve atyre që më kanë shkruar përse nuk u shfaqa në emisionin e të mërkurës në Champions League po shkruaj këtu! Faleminderit nga zemra për ato qindra mesazhe që kam marrë, më janë mbushur sytë me lot kur i kam lexuar! Ne 4 vjet Champions kurrë nuk ka ndodhur të mos jem e pranishme por për shkak se isha e semurë, (jo Covid) e kisha të pamundur të isha në program! Le te themi që trupi im pësoi kolaps pas gjithë atyre aventurave fatlume që kam patur këto kohë (do plaste diku syri i keq) Ju faleminderit edhe njëherë gjithë dashamirësinë që keni treguar ndaj meje që nga dita e parë e deri më sot!”, është shprehur Eva, teksa ka publikuar një foto të saj tërësisht pa make up.