PR, Takim elektorial i qarkut të Tiranës 0 46

Në takimin me strukturat drejtuese të qarkut të Tiranës dhe kandidatët e PR, kryetari Fatmir Mediu theksoj se procesi zgjedhor do jetë qartësisht një përballje ndërmjet shqiptarëve dhe regjimit të korruptuar të Edi Ramës. Është detyrë e opozitës të organizojë dhe drejtojë këtë përballje: Në vazhdim të këtij qëndrimi Mediu vuri në dukje se:
“Edi Rama deklaroi se po planifikon të vjedhë 75 mandate, për të qeverisur i vetëm përsëri dhe as faktet skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve, as varfërimi i shqiptarëve, as shitja e interesave kombëtare, as devijimi i boshtit Euro-Atlantik të shqiptarëve, nuk ka për t’a ndalur Ramën në rrugën e tij të manipulimit, kontrollit të pushtetit, të shtetit dhe qytetarëve shqiptarë. Pra nëpërmjet parave të blihet politika dhe nëpërmjet politikës të shtojnë paratë në interes të krimit.

Rama ka arritur me sukses që t’a vendosë pushtetin dhe shtetin nën këmbët e krimit të organizuar.

Se Pari. Edi Rama, është e provuar tashmë, kanabizoi Shqipërinë duke i dhënë pushtet dhe autoritet krimit të organizuar.

Së dyti, trafiku i kanabisit krijoi lidhje të forta ndërmjet qeverisë, policisë dhe grupeve kriminale në Shqipëri.

Së treti, këto grupe kriminale krijuan lidhje me mafien ndërkombëtare, veçanërisht në Itali, Hollandë, Britani dhe Spanjë dhe një përfshirje në drogat e forta, sidomos në kontrollin e trafikut të kokainës.

Së katërti, mijëra shqiptarë, është fakt tashmë, që ndodhen në vendet e Amerikës Latine, dhe janë bërë ndërmjetës të furnizimit me kokainë, jo vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, por për shumë vende të Europës.

Së pesti, paratë të cilat u fituan nga trafiku i kanabisit, u përdorën për të blerë zgjedhjet e 2015 dhe 2017, dhe për më tepër, angazhuan grupet kriminale në blerjen dhe intimidimin e votuesve, provuar kjo tashmë me fakte, në zgjedhjet lokale, në zgjedhjet qëndrore, nga mediat ndërkombëtare, me dosje konkrete që për fatin e keq asnjëherë nuk u hetuan dhe nuk u shqyrtuan nga sistemi i drejtësisë.
Së gjashti, jo pa qëllim Edi Rama shkatërroi sistemin gjyqësor dhe në veçanti Gjykatën Kushtetuese, me qëllim kapjen e pushtetit gjyqësor dhe hapjen rrugë ligjeve dhe vendimeve antikushtetuese, për t`i dhënë mundësi grupeve kriminale brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të investuar në Shqipëri.

Së shtati, Edi Rama dhe njerëzit afër tij kanë filluar dhe po bëjnë presion mbi kandidatët apo eksponentë të opozitës, tentativa për t`i blerë dhe intimiduar ata, përfshirjen dhe angazhimin e të gjithë administratës në fushatën elektorale, të gjithë struktuarave të pushtetit qëndror dhe lokal, duke përdorur të gjitha asetet e pushtetit në shërbim të këtij regjimi të korruptuar.

E vetmja rrugë për t’u përballur me Edi Ramën, është organizimi i shqiptarëve dhe kjo është detyra primare e opozitës mbi çdo gjë tjetër.
Është e nevojshme që opozita të hapë sytë dhe mendjet, të bëjë të qartë që shqiptarët duhet të vendosin për fatin e tyre.

Ne i kemi bërë të qarta qëndrimet tona pranë Partisë Demokratike dhe aleatëve të tjerë dhe dua t`a theksoj që ajo që kërkojmë nga Partia Demokratike nuk është pazar, nuk po kërkojmë asgjë për Partinë Republikane, po kërkojmë që bashkë, Parti Republikane – Parti Demokratike dhe koalicioni të bashkojnë shqiptarët për t`u përballur me këtë regjim të korruptuar, dhe në këtë situatë, është e domosdoshme të vlerësohet çdo demokrat, çdo republikan, çdo qytetar, i cili do që të përballet me këtë regjim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 6

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.