PR, Mbledhje kryesie : Fatmir Mediu bëri disa sugjerime të Partisë Republikanë që duhet të përfshihen në programin e përbashkët të qeverisjes së opozitës 0 18

Në mbledhjen e kryesisë së PR kryetari Fatmir Mediu bëri disa sugjerime të Partisë Republikane që duhet të përfshihen në programin e përbashkët të qeverisjes së opozitës:
Këto propozime përfshijnë zgjidhjen e çështjes së pronës private në mbështetje të pronarit te ligjshëm, të përndjekurit politik, reforma regullatore në ekonomi si dhe politika e jashtme dhe interesi kombëtar
Ne fjalën e tij ai tha se:

Programi që ka paraqitur Partia Demokratike është një program jashtëzakonisht pozitiv, i cili ka ndërtuar tashmë një alternativë, në raport me mashtrimet dhe me korrupsionin dhe me këtë që ka ndërtuar anti-shtetin e Edi Ramës.
Ajo që është e rëndësishme, e kam thënë edhe më parë, është e domosdoshme që ky program të kthehet në një program i opozitës, ku të gërshetohen dhe të përfshihen dhe idetë e partive të tjera politike opozitare, në mënyrë që të jetë program i qeverisjes i opozitës.
Padyshim edhe ne kemi ecur në platformën në programin tonë politik dhe elektoral, dhe unë do të doja që të ngre këtu disa çështje të cilat mendoj që duhen përfshirë patjetër në programin e qeverisjes së nesërme.
Në qoftë se ka një krim të kryer mbi shoqërinë shqiptare por edhe mbi ekonominë shqiptare është cështja e pronës private. Janë mbi 8 mijë viktima nga mosrespektimi i të drejtës së pronës private në Shqipëri dhe çështja e pronës private është sa një çështje e të drejtës, është një çështje sociale, është një çështje ekonomike është dhe një çështje politike.

Unë vlerësoj qëndrimin e Partisë Demokratike për ta riparë pozicionin e vet në raport me pronat dhe meqënëse Partia Republikane ka qenë partia e vetme në mbështetje të lirisë dhe të drejtës së pronës të përcaktuar në Kushtetutë, mendoj që duhet të kordinojmë qëndrimin tonë, në mënyrë që t`i shërbejmë më në fund kthimit të pronës tek i zoti dhe kompensimit me vlerën e tregut.
Kjo është një domosdoshmëri përballë jo thjesht pronarëve, por përballë shoqërisë shqiptare.

Unë vlerësoj maksimalisht që Partia Demokratike ka angazhuar dhe në drejtim të fushatës elektorale figura nga të përndjekurit politikë që vijnë nga familje tërësisht të përndjekura dhe ky është një hap jashtëzakonisht pozitiv, por nuk është e mjaftueshme që ne të përqëndrohemi vetëm në disa figura, por ta shohim çështjen e të përndjekurve politikë si një detyrim të së djathtës karshi asaj shtrese e cila është persekutuar nga regjimi komunist dhe patjetër duhet vendosur një standart marrëdhëniesh të tjera në vlerësimin e kontributeve, të angazhimeve të tyre, të mundësive ekonomike, të mundësive të punësimit, në angazhime të drejtpërdrejta të cilat kërkojnë një plan shumë të qartë, por mbi të gjitha mendoj që e gjithë kjo shtresë e të përndjekurve politikë kërkon vlerësimin e drejtë historik të asaj që ka ndodhur në Shqipëri, gjë që nuk u bë asnjëherë.

Besoj që një pikë e vlefshme që duhet të trajtojë programi i opozitës është dhe një politikë e jashtme sa më e qartë, sepse Edi Rama ka deformuar apo devijuar boshtin euro-atlantik të integrimit që ka qenë busulla orientuese e shqiptarëve.

Është shumë e rëndësishme reforma rregullatore, e cila duhet të synojë në 3 pika:
E para: Rritja e besueshmërisë së publikut tek stabiliteti makrofiskal. Rritja e borxhit publik dhe detyrimet e shumta të ndërmarra në kontrata pothuajse tërësisht korruptive të PPP-ve, shifrat kontradiktore që raportohen në lidhje me treguesit kryesor buxhetorë nga qeveria dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, kërkojnë masa të jashtëzakonshme, shumë të forta nga ana e qeverisë sonë nesër, për të kthyer besimin e publikut tek financat, dhe liria ekonomike në treg kërkon padyshim të tjera standarte që kanë të bëjnë me reformën rregullatore dhe vendosjen e detyrimeve ligjore përballë gjithë institucioneve për të respektuar lirinë e tregut dhe për të respektuar raportet e drejta me biznesin, pra jo një mbivendosje të shtetit mbi biznesin por një partneritet të shtetit me biznesin për të krijuar hapësira, vende pune, që krahas politikave fiskale, taksave të ulëta, të kemi një raport të drejtë të shtetit me biznesin.

Një pikë tjetër do të ishte dhe përsa i përket pasurive publike të cilat krijojnë përfitime për shoqërinë. Pra përgjithësisht pasuritë publike këtu konsiderohen si pronë e shtetit që shteti mund t’i japë dhe mund të ndërtojë marrëdhënie në mënyrë preferenciale duke bërë politika klientelistë të cilat asnjëherë nuk i kanë shërbyer zhvillimit të ekonomisë kombëtare, interesit kombëtar, por interesave specifike të disa individëve dhe politikave korruptive të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Nga java e ardhshme do shpalosim programin”, Veliaj: PD, qartazi një parti e djathtë që punon vetëm për një elitë 0 5

Kreu i Bashkisë së Tiranës, njëherazi drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës Erion Veliaj tha se nga java e ardhshme Partia Socialiste do të shpalosë programin e saj për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Real Story” në News24, Veliaj foli për dallime thembësore mes programeve të PD dhe PS. Ai tha se PD është qartazi një parti e djathtë që punon vetëm për një elitë.

“Jam shumë i qartë për dallimet tona thelbësore tek programi. Për 100 mijë biznese të vogla taksa është zero. Kur Lulzim Basha del i patokëzuar me realitetin shqiptar, këtu ka diçka që nuk shkon. Kur pasi i kam dëgjuar dhe na janë bërë veshët pipëz, oligarkët, oligarkët dhe pastaj çon taksën 9%.
Për çunat këtu sot e kanë taksën 3%, propozimi i Lulzim Bashës ia trefishon taksën. Lekë për të mbushur kartën për të parë Interin dhe Juven nuk do kenë më. Kjo është qartazi një parti e djathtë që punon vetëm për një elitë.
Pyetja është oligarku shqetësohet nga fjalimet apo taksat. Taksa 15% na mundëson të financojmë kopshtet, çerdhet, shkollat, kush do i financojë gjyshet apo çunat që punojnë këtu. Taksimi i ndershëm është pastrueset, banakieret, kamerierët 0. 2-3% kameramanët, taksa 9% për të gjithë duket si një barazim për të gjithë por 9% i miliarderit me 9% e pastrueses është diferencë shumë e madhe. Prek menjëherë shportën ushqimore. Ky është një dallim shumë i madh i së djathtës dhe të majtës. Kur flet e djathta për kreditë e buta… këta e kishin mundësinë ta implementonin këtë. E keni parë listën, zv.ministra, deputetë, gardistë të 21 janarit. E djathta dhe kur do të jetë populiste, kopjon, kopjon keq ose flet për gjëra që janë bërë. TVSH-ja për turizmin ka 3 vjet 6%. Duke qenë se steka është ulur kaq shumë nga opozita, nuk do të thotë që duhet ta ulim dhe ne. Nga java e ardhshme do shpalosim programin tonë. Progresioni ynë i rrogave do duhet të kapë këtë që quhet mesatare e re sot dhe kryeministri e ka thënë hapur që këtë do të bëjmë”, deklaroi Veliaj.

Ç’po ndodh këtu? Pasi Saimiri i refuzoi, Generda dhe Redona gjejnë mbështetje tek djemtë e “Për’puthen” 0 14

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e “Love Story”. Midis Generdës dhe Merit, Saimiri zgjodhi këtë të dytën si partneren e tij të ardhshme. E para që u njoh me vendimin e “princit modern” ishte Generda, e cila u prek pasi mësoi se ai nuk ishte e përzgjedhura e tij. Megjithatë ajo i uroi atij mbarësi në rrugëtimin e dashurisë me Merin.

Gjithsesi Generda, që erdhi posaçërsiht nga Gjermania për Saimirin, duket se e ka hedhur shpejt pas krahëve këtë histori. Ditën e sotme ajo është fotografuar së bashku me një vajzë tjetër të “Love Story”, Redonën, me dy nga djemtë më të komentuar të “Për’puthen”! Me kë do thoni ju? Me Atdheun dhe Andin.

Ka qenë moderatorja e “Daily Love Story” ajo që ka publikuar foto të djemve dhe vajzave, në të cilat ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Edhe pse Saimiri i refuzoi dy vajzat, duket se ato kanë gjetur një mundësi të re në krahët e dy djemve të “Për’puthen”.

Në njërën foto Generda shfaqet shumë pranë Atdhehut, teksa ky i fundit shihet se i ka hedhur dorën në qafë.

Kur të mbyllet një derë të hapet një dritare. (Më shumë Atdheu është si shtyllë, po nejse)”, ka shkruar gazetarja e “Daily Love Story”.

Se si janë njohur djemtë e “Për’puthen” me ish-konkurrentet e “Love Story” nuk dihet ende dhe ndoshta ata mes tyre mund të jenë thjesht miq të mirë. Megjithatë mbetet në dorë të protagonistëve të flasin e të zbulojnë më tepër detaje.-/iconstyle