
Që nga mesi i tetorit, numri i rasteve të reja ditore është trefishuar në Portugali, duke tejkaluar 6 000 infeksione në fundjavë dhe kjo ka sjellë që, më shumë se 2 500 persona të shtruar në spital, përfshirë gati 400 në kujdes intensiv, spitalet portugeze të jenë nën presion, që ka tejkaluar qartë atë të valës së parë të pandemisë.
Portugalia hyri sot në gjendjen e emergjencës shëndetësore dhe pjesa më e madhe e popullsisë po përgatitet për shtetrrethimin e parë, masa e fundit kundër pandemisë, e gjykuar katastrofike.
Nëse gjendja e jashtëzakonshme aplikohet në të gjithë vendin, ndalimi i qarkullimit të jetës publike nga pra 23:00 deri në 05:00 do të përfshijë 21 bashki të konsideruara zone me rrezik të lartë, ku jetojnë 70% e 10 milionë portugezëve.
Fundjavën e ardhshme dhe atë pasuesen, shtetrrethimi do të fillojë që prej orës 13:00 të së shtunës dhe të dielën, por janë parashikuar përjashtime për ata që punojnë ose në raste të forcës madhore.null
Banorëve të 121 komunave me rrezik të lartë, që përfshijnë veçanërisht Lisbonën dhe lagje të tjera, u është kërkuar të punojnë nga shtëpia në emër të një detyre qytetare të kufizimit në shtëpi.//ATSH