Poloni, ambulancat të detyruara të rrinë në radhë, spitalet COVID-19 të mbipopulluara 0 53

Polonia po përballet me një rritje intensive të raste të reja me COVID-19, totali i të cilave ka arritur në gjysmë milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe që e ka vënë sistemin e saj të kujdesit shëndetësor nën një presion të paparë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

“Shumë shpesh ne thjesht nuk kemi ku t’i kalojmë pacientët tanë”, tha Marcin Serwach, një mjek i ndihmës së parë në ambulancë.

Ai sqaron se i ishte dashur t’i çonte oksigjen një kolegut të tij në orën 03:00, sepse ky i fundit kishte kaluar 15 orë i parkuar para një spitali, me një pacient që kishte vështirësi në frymëmarrje, në pritje të pranimit.

“Nuk është se spitalet nuk duan t’i marrin pacientët tanë, thjesht nuk kanë se ku t’i vendosin ose t’i izolojnë”, shtoi ai.null

Serwach tregon, gjithashtu, se të dielën kishte qëndruar për pesë orë në ambulancën e tij, me një pacient të moshuar që shfaqte simptoma të COVID-19, para se të gjendej një shtrat për pacientin në një pavijon izolimi.

Ai theksoi se përveç mungesave të shtretërve, vonesa shkakton edhe mungesa e pajisjeve të dezinfektimit për të përgatitur ambulancat për të pritur pacientët e rinj të shumtë.

Karol Bielski, kreu i stacionit të shërbimit të ambulancës provinciale “Meditrans” në Varshavë, konfirmoi se 4-5 ambulanca bëjnë radhë përpara spitaleve deri në disa orë.

“Ndodh që një pacient duhet të drejtohet nga një repart urgjence spitali në tjetrin, situata është e vështirë”, tha ai, duke shtuar se askush nuk kishte vdekur ende në ambulancë për shkak të vonesave.//ATSH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!