Rama paralajmëron bizneset: Ditët në vijim do të rriten gjobat, zbatoni masat anti-Covid 0 23

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë tregtarët e bizneset në vend, që të respektojnë masat anti-Covid, pasi në të kundërt do të detyrohen me forcë nga policia.

Kreu i qeverisë deklaroi në një bashkëbisedim me gazetarët se ditët në vijim do të rriten gjobat për tregtarët, që abuzojnë me masat kundër virusit të rrezikshëm.

“Nëse nuk marrim masa, situata do të rëndohet patjetër, në kushtet kur është e shmangshme. Jemi të gjithë të qartë që masat propozohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, por nga ana tjetër ne që jemi këtu, së pari ne në anën e qeverisë, por edhe ju në media, kemi detyrimin të bëjmë më shumë se tjerët, që zbatimi i masave të jetë sa më korrekt. Sic iu kam informuar më parë, tani është e konfirmuar që Pfizer do të vijojë lëvrimin e sasive të tjera, duke nisur nga mesi i shkurtit. Vaksinat do të shtohen dhe numri i vaksinimeve do të rritet. Ama koha kur vaksinat dhe masa e numrit të të vaksinuarve të këpusë zinxhirin është ende larg. Edhe njëherë e nënvizoj për të gjithë, duke filluar nga tregtarët, të cilët të gjithë fleksibilitetin, mirëkuptimin, motivimin e autoriteteve shtetërore për të mos i ngarkuar psikologjikisht, por edhe për të mos i frenuar në rimëkëmbjen e vështirë pas goditjes që morën vitin e shkuar, nuk duhet në asnjë mënyrë ta marrin si një mundësi për të abuzuar.

Pastaj dhe me radhë të gjithë të tjerët, por tregtarët kanë një përgjegjësi të posaçme, pasi janë në mjediset e tyre, ku është dhe ndërveprimi më i madh mes njerëzve, dhe ku është edhe rreziku më i madh. Nuk është rreziku më i madh në rrugë, në zyra, në shtëpi, por pikërisht aty, ku është dhe ndërveprimi më i madh. Nëse nuk duan të kthehemi te masat e forta kufizuese, duhet sot të mos kërkojnë të nxjerrin maksimumin, duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe stabilitetin e sistemit tonë shëndetësor. Policia e Shtetit ka pasur një fleksibilitet maksimal, inspektoratet kanë pasur fleksibilitet maksimal. Ne nuk duam që policia dhe inspektoratet të hyjnë e të dalin nëpër lokale, bare e restorante, sepse sigurisht kjo nuk është më e mira për ecurinë e aktivitetit tregtar, apo nëpër qendrat tregtare, dyqane, etj, por nëse nga ana e tregtarëve nuk ka reagim të menjëhershëm, sigurisht që do të ndodhë kështu. Do të jetë Policia e Shtetit dhe inspektoratet që do ta imponojnë me forcë zbatimin e masave, si edhe me të gjitha gjobat përkatëse, të cilat do t’i rrisin. Së shpejti në ditët në vijim do të rrisim gjobat për lokalet, baret, restorantet, dyqanet. Dhe do të bëjmë një shkallëzim sipas hapësirave dhe sipas kushteve për abuzim.

Unë e kam shumë mik Ermal Mamaqin, por është e patolerueshme që të mblidhen një milet i tërë në atë formë sic ndodhi. Është e patolerueshme, është shembulli më i keq. Lokalet në Bllok, lokalet në zona të caktuara në Tiranë, lokalet më të mira, me më shumë fitime, me më pak dhimbje koke, të bëhen vatra ku kërcen Covid-i me muzikë, është e patolerueshme. Tregtarët, biznesmenët, kanë përgjegjësinë e madhe të jenë pjesë e frontit, duke zbatuar rregullat. Ne nuk do ndahemi e të fillojmë luftën me njëri-tjetrin, kur të gjithë bashkë do ta luftojmë virusin”, u shpreh kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 10

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱

Covid-19/Mbretëresha Elisabeth: Ky virus është si murtaja. Vaksinohuni! 0 9

Mbretëresha ka mbajur një fjalim të rrallë mbi vaksinimin ndaj Covid-19, duke sugjeruar se është egoizëm të mos vaksinohesh. Mbretëresha foli gjatë një komunikimi me video WebEx me përgjegjës të lartë që drejtuan vendosjen e vaksinimit Covid-19 në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Sipas mediave britanike Mbretëresha inkurajoi ata që vështirë se mendojnë për njerëzit e tjerë në vend të vetvetes. 94-vjeçare tha se vaksina që mori muajin e kaluar nuk e dëmtoi aspak dhe e kishte bërë atë të ndihej e mbrojtur. Duke e cilësuar Covidin si një murtajë, ajo tha se ishte e jashtëzakonshme sa shpejt ishte vënë në veprim programi i vaksinimit, duke ndihmuar kaq shumë njerëz.

Një burim mbretëror e krahasoi ndërhyrjen e kësaj jave me fjalimin e mbajtur nga Mbretëresha në fillim të pandemisë në të cilën ajo i nxiti njerëzit të qëndronin në shtëpi dhe foli për nevojën për të punuar së bashku për të mposhtur virusin.

Më shumë se 18 milionë britanikë, një në tre të rritur, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 448,962 të tjerë u dhanë dozat e para të mërkurën.