
Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet kryesisht mbrëmë pas orës 22:00 duke qenë se u vendos ora policore, deri në 06:00.
Janë gjobitur në 24 orët e fundit plot 612 qytetarë që nuk kishin maskë, si dhe 7 të tjerë janë shoqëruar në komisariat.
Nga ana tjetër janë gjobitur me shumën 10 milionë lekë të vjetra 20 pronarë lokalesh, në ambientet e të cilëve u konstatua muzikë e lartë.
Njoftimi/ Policia e Shtetit
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të në gjithë vendin, për respektimin e masave anticovid, kanë ndëshkuar me masë administrative, 612 qytetarë dhe 20 administratorë lokalesh, pasi nuk i respektuan këto masa.
Kontrollet intensive kanë vijuar edhe pas orës 22:00, për monitorimin e zbatimit të masave shtesë për kufizimin e lëvizjes.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 612 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. /Newsbomb #albaniareport_al