Policia arreston katër persona në Durrës, jep detaje 0 19

Policia e Durrësit njoftoi arrestimin e katër personave, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, në pranga ka rënë një i ri, i akuzuar për plagosje. Ndërsa, në pranga ka rënë edhe një shtetas, që akuzohet se ka vjedhur një motor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ndaluan, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, shtetasin D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 29.03.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. N. (A), 27 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan shtetasit D. S., 18 vjeç dhe E. H., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.03.2021, shtetasi D. S. i ka vjedhur motorin shtetasit Sh. S. dhe më pas ia ka shitur shtetasit E. H.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMË”, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.” – thuhej mes të tjerash në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Noizy paralajmëron këngën e re: Do të merrni mësim nga pedagogu 0 5

Noizy me ane te nje postimi ka paralajmeruar kengen e tij te re.

“Të premten do të merrni mësim nga pedagogu”, është përshkrimi që Noizy i ka bashkëngjitur këtij publikimi.

Në një tjetër paralajmërim të shpërndarë ditë më parë, kishte shkruar: “Të premten, 18:00, do t’ju mësoj diçka. Mbajeni mend”.

E kishim pritur prej kohësh! Me lot në sy, Bebe Rexha zbulon lajmin e madh 0 4

Ditën e djeshme, Bebe Rexha zbuloi se kishte gati një surprizë të madhe për fansat e saj. Ajo tha se gjithçka do të zbulohej ditën e sotme dhe falenderoi të gjithë ndjekësit për durimin e treguar.

“Do të bëj një njoftim special nesër, të reja që kam dashur t’i bëjë të ditura kohë më parë. Faleminderit për durimin tuaj. Më pëlqen të bëj muzikë dhe më pëlqeni ju më shumë se çdo gjë në këtë botë”, shkroi Bebe krahas postimit.

Më në fund momenti i shumëpritur ka ardhur dhe Bebe ka zbuluar para pak orësh surprizën e madhe. Ajo ka treguar se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja ka publikuar një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihet e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Pasi zbuloi lajmin e madh, Bebe ka publikuar një video të saj, në të cilën shfaqet duke qarë nga lumturia.