Po me Young Zerkën ç’po ndodh? Kiara Tito flet publikisht për ndarjen nga Butrint Imeri: Kush tha që u ndamë… 0 23

Moderatorja bukuroshe Kiara Tito ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në “Roped Ëith Olsi”, ku nuk iu shpëtoi pyetjeve rreth Butrint Imerit.

Ajo u pyet pse është ndarë nga këngëtari, një pyetje që duket se do ta përndjekë gjithë jetën moderatoren. Kiara tha se ajo dhe Butrinti nuk kanë qenë ndonjëherë bashkë.

“Është një pyetje që kanë përshtypjen që do më përndjekë gjithë jetën time. Imagjino, kur më pyet edhe gjyshja “Pse u ndave?”. Kush të tha që u ndamë? Domethënë nuk kemi qenë ndonjëherë bashkë”, u shpreh moderatorja.

Po ashtu, Olsi e ngacmoi edhe rreth zërave që qarkulluan se ajo dhe Young Zerka po dalin së bashku.

“Mos vallë do marrësh pjesë edhe te klipi Young Zerkës?”-pyeti Olsi me humor, referuar pjesëmarrjes së saj në klipin e Butrintit.

“Ja mora dorën klipeve tani mund të dalë edhe tek ndonjë tjetër. Po pse jo, mo Olsi pse jo?”.

Olsi e ngacmoi sërish, pasi e pyeti: “Çfarë po ndodh mes jush? Sepse te “Shiko kush luan” e pamë se të dy i kishit fshirë mesazhet e atyre më parë? Ish-ëve…”

Unë kam fshirë mesazhet, por jo numrin”.-tha Kiara si për të na konfirmuar se dikur ka qenë me Butrintin. E më tej vijoi: “Në fakt ajo nisi aty kU ishim të ftuar jo se kishim diçka konkrete. Nisi si lojë dhe tek videoja e lojës sonë kam lexuar komente “Janë super çift”, “Duket që e pëlqejnë njëri-tjetrin” dhe fillova ta shihja realisht Zerkën me një tjetër sy gjatë kohës që po shikoja videon.(qesh) Nuk ka lindur gjë jo. Ishte thjesht një lojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

(Foto) Bebe Rexha mezi pret të përfundojë pandemia dhe të vijë përsëri në Shqipëri 0 3

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është shumë e lidhur me rrënjët e saj. Ajo e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare, teksa është shprehur se me qejf do ta vizitonte Shqipërinë sa më shpesh që mundet.

31-vjeçarja ka shumë dëshirë që tani të vijë në vendin e lindjes por udhëtimet në vende të ndryshme janë shumë të vështira në këtë kohë pandemie. Ajo mezi po pret që të përfundojë pandemia e Covid-19 që të vijë në Shqipëri.

Bebe Rexha ka shpërndarë së fundmi në InstaStory një video satirike e cila tregon një udhëtar që mezi pret të udhëtojë, dhe aty shkruhet: “Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri pasi gjithë ky dreq të ketë përfunduar”.

 

 

Herën e fundit kur ajo ishte në Shqipëri ishte 2 dhjetori i vitit 2019, ku vizitoi disa nga familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

foto galeri

Ish-banori i ‘Big Brother’ quan ‘XHANDARE’ Bora Zemanin dhe përplaset KEQ me Melisën, kjo e fundit reagon ashpër! 0 9

Një tjetër sherr është hapur së fundmi e këtë herë bëhet fjalë për ish-banorin e “Big Brother”, Damiano Agalliun dhe konkurrenten e “Përputhen”, Melisën. Damiano ka postuar në Instastory disa statuse ku kritikonte Bora Zemanin për prezantimin dhe i bënte thirrje autores Olsa Muhameti t’i tërheqë veshin Melisës.

“Sjellja e Melisës është e patolerueshme kur i kthehet me mimika në fytyrë të tjerëve, në mënyrë tallëse. Olsa Muhameti tërhiqja çik veshin sepse aty bërtet duke thënë ‘Pse më shajnë mua vajzat’, ndërkohë mimikat dhe duart dhe ironitë në të shprehurit e saj është ajo që thotë Arjan Konomi ‘të neveritshme’. Një shprehje e bukur thotë mënyra sesi sillesh me të tjerët tregon për ty, edukatën dhe kulturën tënde”, shkruan Damiano.

Më tej ai shkruan se Melisa po bën si histerike kundrejt faktit që Mevlani i kushtoi këngë Ledianës.

-640-0-6006d3362871f.jpg

-640-0-6006d33661db5.jpg

-640-0-6006d33696f9d.jpg

-640-0-6006d336d8eee.jpg

d1-1.jpg

d2-1.jpg

Nuk vonoi as përgjigja e Melisës, e cila ia ktheu Damianos përmes disa postimeve në Instastory ku shkruan se ish-banori po kërkon vëmendje.

-640-0-6006d33711ff2.jpg

-640-0-6006d33745c5d.jpg

-640-0-6006d3376b6fd.jpg

-640-0-6006d337911f7.jpg

-640-0-6006d337b2926.jpg

Më vonë Damiano ka reaguar sërish duke u shprehur se nuk ka asgjë me Melisën, por e teproi me sjelljen e saj ndaj Ledianës.

-640-0-6006d337d5477.jpg