Plot me pasagjerë, përfshihet nga flakët autobusi në Vlorë 0 23

Një prej autobusëve të linjës urbane në qytetin e Vlorës është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së shtunës.

Ngjarja ndodhi kur ai ishte i mbushur plot me pasagjerë.

Ata dëgjuan një shpërthim në pjesën e pasme, por për fat të mirë kanë dalë jashtë të palënduar.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Paraprakisht dyshohet se shkak u bë një qark elektrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

E kishim pritur prej kohësh! Me lot në sy, Bebe Rexha zbulon lajmin e madh 0 4

Ditën e djeshme, Bebe Rexha zbuloi se kishte gati një surprizë të madhe për fansat e saj. Ajo tha se gjithçka do të zbulohej ditën e sotme dhe falenderoi të gjithë ndjekësit për durimin e treguar.

“Do të bëj një njoftim special nesër, të reja që kam dashur t’i bëjë të ditura kohë më parë. Faleminderit për durimin tuaj. Më pëlqen të bëj muzikë dhe më pëlqeni ju më shumë se çdo gjë në këtë botë”, shkroi Bebe krahas postimit.

Më në fund momenti i shumëpritur ka ardhur dhe Bebe ka zbuluar para pak orësh surprizën e madhe. Ajo ka treguar se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja ka publikuar një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihet e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Pasi zbuloi lajmin e madh, Bebe ka publikuar një video të saj, në të cilën shfaqet duke qarë nga lumturia.