Plot 900 ditë betejë me kancerin, ja momenti ku 6-vjeçari amerikan kthehet në shkollë 0 15

Pasi kaloi disa muaj në spital, më në fund ishte dita e parë e kthimit në shkollë për Nathan Herber.

Sipas mediave të huaja, Nathan ishte vetëm 4 vjeç kur u diagnostikua me limfoma non-Hodgkin në 2018.

Si pasojë, ai duhej të linte shkollën e tij në Rochester, Minnesota, për t’iu nënshtruar një trajtimi agresiv në klinikën Mayo aty pranë.

Pas 900 ditësh trajtim, mësim përmes internetit dhe një beteje të ashpër që në një moment kishte Nathan për jetën, ai është përsëri atje ku i takon të jetë.

Kështu, më 25 mars, më shumë se 300 shokë të tij u rreshtuan në parkingun e shkollës për të befasuar Nathan dhe për të përshëndetur ditën e tij të fundit të trajtimit.

 

 

Nathan, vëllai i tij binjak Justin dhe vëllai i tij i madh Grant, u bashkuan me “Ëorld Neës Tonight” të martën për të kujtuar momentin e veçantë.

Nathan tha se ishte ngazëllyer për të parë disa miq të vjetër.

“Do të jem i lumtur, sepse mund të jem në gjendje të shoh miqtë e mi nga të gjitha [klasat] që në të kaluarën”, ka thënë ai.

Becky Herber, nëna e Nathanit, tha se historia e djalit të saj mund të jetë një motivim plus për shumë nxënës të tjerë që po presin të kthehen në klasat e personave këtë vit.

“Shpresa jonë për të gjithë që kthehen në shkollë këtë vit është të mos heqin dorë kurrë”, tha ajo. “Të dish se kjo nuk do të jetë përgjithmonë. Se do të ketë një fund dhe gjërat do të jenë përsëri në normale”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WOW! Ylli botëror shkëlqen e veshur nga stilisti shqiptar! 0 5

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti ka veshur modelen e njohur amerikane, Chrissy Teigen.

Bukuroshja ka marrë pjesë në “Global Citizen Vax: Koncerti për të ribashkuar botën”, e veshur me një fustan të stiluar nga ai.

Chrissy ka marrë të gjithë vëmendjen në tapetin e kuq, me fustanin në ngjyrë portokalli dhe material saten. Ajo shoqërohej nga vajza e saj Luna.

Neutralizoi 32-vjeçarin që hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”, Veliaj i jep të riut titullin “Mirënjohja e Qytetit” 0 6

Klodian Elqeni, i riu që neutralizoi një 32-vjeçar që hyri me makinë mes përmes sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e qytetarëve më 25 prill nga sot do të jetë mirënjohja e Tiranës.

I riu është nderuar sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Duke i shprehur mirënjohjen e thellë për gjestin e tij prej një heroi modern, duke shpëtuar disa dhjetëra qytetarë mes të cilëve edhe mjaft fëmijë që ndodheshin në shesh, Veliaj tha se të tillë heronj na bëjnë krenarë dhe meritojnë vlerësim prej të gjithëve ne.

“Do të doja shumë që edhe në emër të qytetit të të falënderoja! Mund të kishte ndodhur edhe hataja me aq shumë qytetarë e fëmijë që po loznin, por na shpëtoi Zoti, se ndonjëherë Zoti çon një njeri të mirë që të shpëtojë të tjerët. Ndaj të falenderoj shumë dhe dua që në emër të qytetit të të jap këtë medalje të mirënjohjes, me shpresë që të kthehet në shembull edhe për të tjerët. Unë besoj që asnjë prej nesh nuk e merr me përshkrim pune gjënë e mirë që duhet të bëjë. Disa njerëzve iu vjen nga brenda dhe instiktive, ndaj shpesh them, mos prisni që të jetë shteti kudo. Çdo njeri që sheh një nevojë, mund të jetë në një lagje, në komunitet, mund të jetë në një shkollë, apo në një shesh, mos prit të të vijë urdhri nga shteti të reagosh, shihe atë nevojë dhe plotësoje. Pastaj mirënjohja dhe falenderimi sigurisht që do të vijnë. Shpresoj shumë që djem dhe vajza të rinj e kanë marrë këtë mesazh dhe të kanë parë si frymëzim”, tha ndër të tjera Veliaj.

Vetë i riu i cili guxoi dhe ndaloi çmendurinë ditën që përkoi me atë të votimeve për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, u shpreh se ndihet mjaft i vlerësuar.

“Nuk e kisha menduar kurrë! Është diçka vërtet e çuditshme në një kohë kaq të shkurtër për mua, por ndjehem shumë mirë dhe shumë i vlerësuar nga shqiptarët anembanë dhe posaçërisht nga Lali Eri, kryetari ynë dhe nga të gjithë absolutisht. Ju falenderoj shumë të gjithëve,” u shpreh Klodiani.

 

 

Ngjarja e ndodhur mesditën e së dielës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një automjet tip “Citroen” vuri në rrezik jetën e njerëzve, u mbyll pa persona të lënduar, vetëm se në atë moment të shesh ndodhej i riu Klodian Elqeni, vetëm 22 vjec, i cili, me një veprim tejet të guximshëm arriti të neutralizonte drejtuesin e makinës, që ishte nën efektin e lëndëve narkotike.