Plagosi me thikë në fytyrë kushëririn 25-vjeçar, arrestohet i riu në Shkodër, i sekuestrohen 3 armë të ftohta 0 33

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Në pranga ka rënë i riu Xh. F., i cili ka plagosur me thikë në fytyrë, kushëririn e tij, shtetasin A. P. 25 vjeç.

Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, falë reagimit të shpejtë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. F., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbrëmjen e datës 10.11.2020, gjatë një konflikti për motive të dobëta në një banesë të përbashkët në fshatin Pulaj, Njësia Administrative Velipojë, Shkodër, ka plagosur me thikë në fytyrë, kushëririn e tij, shtetasin A. P. 25 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe.
Shtetasi A. P., pasi mori mjekim në spital është larguar në banesë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta (thika).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Idrizi dhe Mediu pas marrëveshjes me Bashën: Koalicioni i bashkuar kundër së keqes. Vlera e Ramës është pazari! 0 4

Një ditë pas firmosjes së marrëveshjes së koalicionit opozitar, dy aleatët e Lulzim Bashës, Shpëtim Idrizi i PDIU-së dhe Fatmir Mediu i PR-së, deklarojnë se bërja bashke e partive, në thelb edhe me programe të ndryshme nga njëra-tjetra, kanë vetëm një qëllim, të luftojnë të keqen, që sipas tyre është Edi Rama.

Për kreun e PDIU-së, kreu i maxhorancës kërkon të bëhet sulltani i Shqipërisë, ndërsa kreu i PR, kërkon që partitë e koalcionit të punojnë për të siguruar fitoren e opozitës.

Shpëtim Idrizi deklaron se Rama nuk ka një program për t’u ofruar shqiptarëve, dhe ajo që po bën është pazari me figura që sipas tij janë të lodhura, e që i përkasin opozitës parlamentare. Ndërsa Fatmir Mediu ironizon PS-në për afrimet e reja.

Kreu i PDIU Idrizi thotë se deputetja Reme Lala, e cila tashme do të jetë në listën e PS, nuk ka qënë asnjëherë pjesë e PDIU-së, sepse ajo është vetëdeklaruar që në fillim se do të jetë krah PS-së.

Mediu ka një koment edhe për Nard Ndokën, i cili vonoi firmosjen e marrëveshjes me Partinë Demokratike.

“Vlora e rrugëve pa rrugë”/ Luan Rama publikon videon: Ky është realiteti skandaloz! 0 5

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Laun Rama, ka ngritur problematikën e rrugëve në qytetin bregdetar. Përmes një video në rrjete sociale, Luan Rama, ilustron disa segmente rrugore të amortizuara.

Ai e titullon videon “Vlora e rrugëve pa rrugë!”, ndërkohë që shkruan se ky është realiteti skandaloz në këtë qytet.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Pas fasadës:

VLORA E RRUGËVE PA RRUGË !

Kontrasti i trishtë i të vërtetave në Vlorën e gjendur mes propagandës gebëlsiane të qeverisë nga njëra anë dhe realitetit skandaloz që është çdo ditë në sytë e qytetarëve në anën tjetër…