“Pesë vite bëja gjilpëra si drogë”, Atdheu rrëfen momentin e sikletshëm të fëmijërisë 0 29

Konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone” ku foli pa dorashka për fëmijërinë e tij të vështirë.

Ai tregoi se kur ishte i vogël, kishte kaluar pesë vitet më të vështira të jetës së tij. Kjo pasi i kishin thënë se kishte një infeksion në kocka.

Ndaj, ai ishte detyruar të bënte gjilpëra që ishin si një lloj droge. Por, më vonë ai shkoi për t’u kuruar në Stamboll, ku i kishin thënë se s’kishte pasur një sëmundje të tillë dhe gjilpërat s’kishte pasur nevojë t’i bënte.

Në Kosovë, më thanë se kisha një infeksion në kocka, por nuk ishte e vërtetë. Terapia që kam pasur për 5 vite ka qenë e panevojshme dhe çdo muaj duhet të bëja një gjilpërë. Më ka bërë të ndihem shumë keq ajo periudhë, sepse ajo gjilpëra ishte si një lloj droge. Ditën që e bëja më hapte sytë, pastaj më vinte si në gjumë. Pastaj ika për tu kuruar në Stamboll, dhe mësuam që unë nuk kisha asnjë infeksion. Kisha një problem të vogël, që u kurua vetëm me 2 tableta.”- rrëfeu konkurrenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ishte vendimi i saj! Ellen DeGeneres e detyruan t’i jepte fund emisionit për një arsye 0 3

Ellen DeGeneres lajmëroi dje se do t’i japë fund emisionit të saj, pas 19 vitesh transmetim. Në një deklaratë për “The Hollywood Reporter”, producentja dhe prezantuesja e famshme u shpreh: “Kur je një person krijues, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe ndonëse është një show i shkëlqyeshëm e argëtuese, nuk është më një sfidë për mua. Unë do të tërhiqem pas sezonit 16.”

Por a ka qenë ky plotësisht vendimi i Ellen?! Mesa duket JO! Ajo është ndikuar nga një person me shumë peshë në jetën e saj bashkëshortja Portia. Moderatorja ka treguar për “Hollywood Reporter” se vëllai i saj e ka shtyrë që të vazhdojë emisionin, ndërsa Portia i thoshte të bënte të kundërtën.

“Vëllai im më thoshte gjithmonë ‘Njerëzit mezi e presin spektaklin çdo ditë dhe nuk ka shumë emisione që të transmetojnë kaq lumturi të pastër si i yti’. Ai ka qenë mbështetësi im më i madh, ndërsa Portia nuk është. Ajo është shumë egoiste dhe dëshiron që të bëj gjëra sfiduese dhe sa herë vinte në shtëpi më thoshte se unë mund të bëj diçka më shumë”, tha DeGeneres. /Afterparty

Pa reçipeta dhe bluzë transparente, Angela Martini nuk i lë vend imagjinatës 0 6

Angela Martini merr shpeshherë vëmendjen me videot që realizon e poston në Instagram, por së fundmi ka marrë vëmendjen e komshinjve. Modelja ka realizuar në ballkon një video herë e veshur me fustan e herë me bluzë pa reçipeta.

Nën ritmet e muzikës e me lëvizje provokuese, Angela ka bërë që komshinjtë të dalin në ballkonet e tyre. Madje ajo tregon se edhe janë ankuar.

“Komshinjtë e mi po ankoheshin shumë sot dhe nuk e di pse”, shkruan Angela.

/AfterParty.al