Pesë mënyra të thjeshta natyrale si të dukeni më të rinj 0 15

Largoni shenjat e para të plakjes duke përfshirë në rutinën tuaj këto hapa të lehtë.

Zakonisht përkujdesi për lëkurën zë një pjesë të rëndësishme të ditës së gjithësecilit.

Rrudhat, njollat, shenjat, aknet janë probleme të përditshme që të gjithë nga ne janë përballur në një moment të caktuar.

Ja  pesë metoda të cilat do të përmirësojnë shëndetin e lëkurës suaj dhe do t’ju bëj të dukeni më të rinj.

Hani perime dhe fruta të pagatuara dhe të freskëta

Është thënë që duhet të konsumojmë rreth tetë gota me ujë në dita, por disa të dhëna kanë treguar që ju mund të zëvendësoni njërën prej tyre duke konsumuar fruta apo perime.

Vitaminat që përftohen direkt nga konsumimi i frutave apo perimeve të ndryshme arrin të depërtojnë më lehtë ujin në qelizat e lëkurës suaj.

Kështu ju jeni të hidratuar dhe me lëkurë rrëzëllitëse.

Flini gjumë mirë

Nëse nuk flini orët e mjaftueshme të gjumit, shenjat e para shfaqen pikërisht në fytyrë.

Prandaj sigurohuni që të bëheni gati për të fjetur në një orë të arsyeshme dhe të zgjoheni të çlodhur.

Kjo nuk është vetëm për të mirën e lëkurës suaj, por për të gjithë organizmin.

Përgatituni dhe mbrohuni

Të vendosësh krem mbrojtës çdo ditë është një gjë kaq e lehtë, por që shpesh anashkalohet. Nëse e kapni veten që harroni të lyeni me krem mbrojtës, vendosni një kujtesë në celularin tuaj.

Dielli me rrezet e tij janë një nga shkaktarët më të dëmshëm të sëmundjeve të lëkurës.

Mos harroni të pastroni fytyrën nga qelizat e vdekura

Njësoj si pjesë të tjera të trupit, edhe fytyra juaj ka nevojë që të pastrohet nga qelizat e vdekura.

Ju mund ta bëni këtë shumë thjeshtë duke përzierë sheqer me vaj ulliri pë të përgatitur diçka natyrale.

Kryejeni këtë hap dy herë në javë për rezultate sa më të mira.

Kënaquni me lëkurën e shëndetshme

Një rutinë e thjeshtë ushqyese për lëkurën është hapi kyç që të dukeni sa më të rinj. Një lëkurë e trajtuar gjithmonë do të duket e shëndetshme dhe me shkëlqim e gjithe jetë.

Prandaj sigurohuni që të përdorni produktet e sakta për llojin e lëkurës që ju keni./AgroWeb.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Konflikt me thika në Vlorë/ Plagoset 42-vjeçari, autori në kërkim. Policia jep detajet e para të ngjarjes 0 14

VLORË

Një konflikt mes dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e njohur si “Shtëpia e Oficerëve” në Vlorë. Një person ka plagosur me thikë një tjetër shtetas, ndërsa menjëherë është larguar nga vendngjarja.

Dy personat e konfliktuar kanë qenë duke konsumuar alkool me njëri-tjetrin dhe më tej janë përleshur. Agresori ka qëlluar me thikë buke 42-vjeçarin  dhe më pas është arratisur. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të agresorit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.//B.W

Ekonomia në recesion, – 4.4%/ Qeveria korrigjon shifrat. Tregohet më optimiste 0 23

Pavarësisht se të gjithë treguesit kryesore të ekonomisë e kanë mbyllur vitin në rënie si pasojë e goditjes që morën nga pandemia, qeveria duket tejet optimiste mbi ecurinë e ekonomisë.

Sipas Kuadrit Makro-ekoekonomik dhe Fiskal dokument i publikuar nga financat për periudhën afatmesme 2022-2024, qeveria ka ndryshuar vlerësimin për recesion në -4.4% për vitin që lamë pas, nga -6.1% që ishte parashikimi fillestar kur kriza e Covid- 19 kishte filluar të jepte efektet e saj.

Por, cilat janë arsyet që kanë çuar ekzekutivin të ndryshojnë qëndrimin e saj?

“Të dhënat e tremujorit të katërt ende nuk kanë dalë por deri më tani parashikohet një rënie ekonomike -4.4% një tkurrje të rritjes ekonomik. Në fillim kishim një parashikim më të lartë por që është zvogëluar kjo për shkak të zhvillimeve që ndodhën në tremujorin e tretë, por sidoqoftë do presim tremujorin e fundit për të dalë në një konkluzion final.”Anastas Angjeli, deputet PS.

Parashikimi i Financave për recesion të zbutur është ndjeshëm larg vlerësimeve që kanë bërë Banka e Shqipërisë në 6.1% si dhe institucionet financiare ndërkombëtare për ekonominë e vendit.

Skenari më pesimist është ai i BERZH që flet për një tkurrje të ekonomisë me -9% për 2020-ën, teksa konservatore janë edhe vlerësimet e Bankës Botërore e Fondit Monetar Ndërkombëtar që kanë parashikuar një recesion përkatësisht me -8.4% dhe -7.5%.

Megjithatë, pavarësisht krizës ekonomia pritet t’i rikthehet rimëkëmbjes këtë vit edhe pse me ritme të ngadalta, ku rindërtimi, investimet publike e rigjallërimi i konsumit shihen edhe si shtyllat kryesore ku do të mbështetet rritja ekonomike e parashikuar nga qeveria në masën 5.5%.//T.Ch