Personazhet e famshëm që humbën jetën në 2020 0 152

Maradona, Sean Connery, Kobe Bryant, Kenzo, Kirk Douglas apo Hosni Moubarak, janë disa nga personalitetet botërore që kanë humbur jetën në 2020:

JANAR

– 10: Sulltani QABOUS, 80 vjeç, modernizues i Omanit të cilin e udhëhoqi për 50 vjet.

– 26: Kobe BRYANT, 41vjeç, ish-basketbollist i Lakers, pesë herë kampion i NBA, vdiq si pasojë e një aksidenti me helikopter.

– 31: Mary HIGGINS CLARK, 92 vjeçe, “mbretëresha e suspansës” që ndoqi zinxhirin e bestseller-ve amerikanë. Mary Higgins Clark u bë një autore e suksesshme në gjysmën e dytë të jetës së saj, duke shkruar më shumë se pesëdhjetë bestsellerë, histori shpesh të adaptuara në ekran – në filma ose në televizion. Shitjet e librave të saj i kanë tejkaluar 100 milionë kopje, transmeton Atsh.

SHKURT

– 5: Kirk DOUGLAS, 103 vjeç, një nga të mbijetuarit e fundit të epokës së artë të Hollivudit, hyn në histori me filmat “Shtigjet e lavdisë”, (1957) dhe dramën historike “Spartacus» 1960).

– 25: Hosni MOUBARAK, 91 vjeç, ish-presidenti i Republikës egjiptiane (1981-2011), i cili u detyrua të japë dorëheqjen pas pranverës arabe.

MARS

– 8: Max VON SYDOW, 90 vjeç, aktor franko-suedez zbuluar nga Ingmar Bergman.

– 29: Krzysztof PENDERECKI, 86 vjeç, kompozitori dhe dirigjenti polak, figurë e avangardës zanore të viteve 1960.

– 24: Albert UDERZO, 92 vjeç, karikaturist francez, krijues me Goscinny të Asterix.

– 24: Manu DIBANGO, 76 vjeç, muzikanti i njohur nga Kameruni legjenda afrikane e xhazit humb jetën nga COVID-19.

PRILL

– 16: Luis SEPULVEDA, 70 vjeç, shkrimtari kilian i mërguar, humb jetën në Spanjë nga COVID-19.

– 29: Irfan KHAN, 53 vjeç, ylli i Bollywood-it dhe Hollywood-it falë “Slumdog Millionnaire”, “Jurassic World” apo “The Lunchox”.

MAJ

– 2: Hamid CHERIET i ashtuquajtur IDIR, 70 vjeç, amnasadori kryesor i këngës kabyle.

– 9: Richard Wayne PENNIMAN i ashtuquajtur “Little RICHARD”, 87 vjeç, këngëtari amerikan legjendar i këngës “Tutti Frutti” dhe pioner i roken rollit në vitet ’50.

– 12: Michel PICCOLI, 94 vjeç, aktor, monument i kinemasë franceze.

– 31: Christo Vladimiroff Javacheff i ashtuquajtur CHRISTO, 84 vjeç, bullgaro-amerikani, krijues me bashkëshorten e tij Jeanne-Claude iarritjeve monumentale të efektshme.

QERSHOR

– 8: Pierre NKURUNZIZA, 55 vjeç, ish-president i Burundit (2005-2020), ish-shefi rebel hutu gjatë luftës civile (1993-2006).

KORRIK

– 6: Ennio MORRICONE, 91 vjeç, kompozitori italian i më shumë se 500 pjesëve muzikore të filmave, veçanërisht të atyre të Sergio Leone.

– 26: Olivia DE HAVILLAND, 104 vjeçe, një nga yjet e fundit të mbetura nga Epoka e Artë e Hollivudit. Karriera e De Havilland zgjati më shumë se 50 vjet me pothuajse 50 filma artistikë, ajo ishte ylli i fundit i mbijetuar nga Gone with the Wind (1939).

GUSHT

– 24: Pascal LISSOUBA, 88 vjeç, presidenti i parë i Kongos i zgjedhur me një votim pluralist, i mërguar në Francë pasi u rrëzua nga pushteti në 1997.

SHTATOR

– 2: Kaing Guek EAV dit DOUCH, 77 vjeç, xhelat i Pol Pot në Kamboxhia.

– 9: George BIZOS, 92 vjeç, 92, avokati afrikano-jugor i Nelson Mandelas dhe aktivist i palodhur i të drejtave të njeriut gjatë aparteidit.

– 10: Diana RIGG, 82 vjeçe, aktorja britanike, e famshme për rolet në seritë televizive të Emma Peel “The Avengers” dhe Olenna Tyrell në “Game of Thrones”.

– 18: Ruth BADER GINSBURG, 87 vjeç, dekan i Gjykatës së Lartë Amerikane, ikonë e së majtës progresiste.

– 23: Juliette GRECO, 93 vjeçe, këngëtare dhe aktore franceze.

– 30: QUINO, 88 vjeç, krijues argjentinas i ngjarjeve aktuale, krijues i Mafaldas.

TETOR

– 4: Kenzo TAKADA dit KENZO, 81 vjeç, dizenjatori më i famshëm japonez i njohur për printimet e tij me lule dhe ngjyra.

– 31: Sean CONNERY, 90 vjeç, aktori britanik i James Bond. Aktori Skocez u bë i njohur më së shumti për portretizimin e tij për James Bond, agjenti 007, duke qenë i pari që solli rolin në ekranin e madh dhe u shfaq në shtatë triller spiunë.

NËNTOR

– 24: Mamadou TANDJA, 82 vjeç, ish-president i Nigerisë (1999-2010), figurë e adhuruar për luftën e tij kundër varfërisë dhe ashpërsisë së saj, me nofkën “Baba Tandja” (Babai i Kombit).

– 26: Diego MARADONA, 60 vjeç, futbollisti ndërkombëtar argjentinas, i konsideruar si lojtari më i mirë në të gjitha kohërat.

DHJETOR

– 1: Henri TEISSIER, 91 vjeç, kryepeshkop emeritus i Algjerit, franko-algjerian, dëshmitar i drejtpërdrejtë i sulmeve të “dekadës së zezë” (1992-2002), artizan i dialogut islamo-kristian.

– 2: Valéry GISCARD D’ESTAING, 94 vjeç, ish-presidenti francez (1974-1981), babai i disa reformave të shoqërisë emblematike, përfshirë dhe legalizimi i abortit. .

– 7: Chuck YEAGER, 97 vjeç, pilot, i cili ishte i pari që kaloi pengesën e zërit në 1947.

– 12: John LE CARRE, 89 vjeç, mjeshtri britanik i romanit të spiunazhit, autori i librit “Spiuni që erdhi nga të ftohtit”.

 

 

 

(BallkanWeb)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos thuaj titull! Triumfi në dorën e Inter, por Conte e ndalon të flitet për trofeun 0 3

Me shkëputjen prej 11 pikësh kur mbeten edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit vetëm një “çmenduri” mund t’i hiqte nga duart Interit titullin kampion. Por Antonio Conte nuk është nga ata që pushtohet nga euforia. Tekniku ka ndaluar jo vetëm festën e parakohshme, por edhe përmendjen e fjalës titull në skuadrën e tij derisa matematika ta vulosë atë. Konfirmimi vjen nga Alessandro Bastoni, mbrojtësi dhe një nga zbulimet më të mëdha në këtë sezon për zikaltërit.

Është ndalur të flasim për titullin. Conte na e përsërit gjithmonë se duhet të jemi të përqëndruar. Kemi bërë një ecuri të shkëlqyer. Këtë e tregojnë 11 fioret radhazi, por do të luftojmë derisa të kemi sigurinë matematikore”, ka thënë futbollisti në një intervistë dhënë në televizionin zyrtar të Interit. Kryesuesit e Serie A do të luajnë të dielën në mbrëmje një ndeshje të vështirë, pasi do të zbresin në fushën e Napolit, që është në garë për një vend në Champions League.

Elvana Gjata dhe Pirro Çako rikthehen me një album dedikuar jetës! 0 2

Elvana Gjata ka çelur ndryshe nga bashkëpunimi me Pirro Çakon duke sjellë një muzikë më të pjekur e tekste që u pritën jashtëzakonisht mirë nga publiku, me albumin e parë.

Tani erdhi dhe i dyti dhe Elvana është e kujdesshme ta ndajë suksesin me kompozitorin Pirro Çako i cili kur u duk se u tërhoq nga kompozimi e tekstet e këngëve parpritur si me Parashqevi Simakun iu rikthye frymëzimi me Elvana Gjatën.

Këngëtarja i dedikon një shënim ku thotë:

“Pirro i dashur…

Je nder e krenari i ketij vendi!

Burim muzike qe nuk shteron!

Nje mik i shtrenjt dhe Frymezim!

Te falenderoj nga thellesia e zemres time per cdo emocion, lot gezimi dhe te qeshura pafund qe kam perjetuar gjate krijimit te kesaj buqete me nota shpirti !

Te dua shume @pirrocako

#ÇELU”

Ndërkaq nga sonte në Spotify, Amazon, Youtube gjeni albumin e momentit nga kjo dyshe me titullin “Çelu”.

Elvana thotë se gëzimi dhe hareja për jetën ishte lajtmotiv i këtij albimi që e quajtën “Çelu”.