Personalitetet e politikës shqiptare urojnë Joe Biden 0 54

Betimi i Joe Biden si Presidenti i 46-të i SHBA-ve është pritur mirë nga prosonalitetet e politikës shqiptare, teksa nuk kanë munguar edhe urimet.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Joe Biden për emërimin si President i SHBA-ve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se tashmë Amerika ka provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundshëm.

“Urime Presidentit Joe Biden dhe zëvendës Presidentes Kamala Harris. Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Basha.

Gjithashtu edhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nëpërmjet një urimi të shkurtër në rrjetin social “Twitter” ka uruar Presidentitn e ri të SHBA. Ajo thotë se sytë e botës tashmë janë tek Biden dhe Amerika.

“Urime Presidentit JoeBiden Zv/Presidentes KamalaHarris. Sytë e botës janë drejt teje!”- shkruan Xhaçka.

Më herët ka qenë Presidenti Meta, që ka uruar Presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Kamila Harris.

Nëpërmjet mesazhit të urimit  Meta thekson se “jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”.

Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.
Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.
Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.”– shkruan Meta./Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sulmi kibernetik ndaj tubacionit të naftës, Biden: Një akt kriminal. Moska mban përgjegjësi edhe pse kemi prova 0 12

Sulmi kibernetik ndaj tubacionit më të madh të transportit të naftës në SHBA, për të cilin amerikanët fajësojnë individë të lidhur me Rusinë, është “qartazi një akt kriminal,” tha Presidenti Biden të hënën. “Në mbarë qeverinë federale, institucionet po punojnë për të neutralizuar ndikimin në furnizimet me naftë,” shtoi presidenti në hapje të fjalës mbi axhendën e tij ekonomike. Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse ka prova se Rusia ishte e përfshirë në sulm, pasi kishte përmbyllur komentet e para-përgatitura, presidenti tha “Do të takohem me Presidentin Putin. Deri tani, nga zbulimi ynë nuk ka prova se Rusia ishte e përfshirë”.

Ai shtoi se provat që programe kompiuterike keqbërëse e kanë origjinën në Rusi bëjnë që Moska “të jetë përpara përgjegjësisë”. Ligjvënësi demokrat Ruben Gallego, tha, “Qeveria ruse nuk mund të strehojë terroristë kibernetikë dhe të mos ndjejë pasojat e këtyre akteve”. Tiubacioni Colonial që e ka qendrën në shtetin amerikan Xhorxhia, mbylli operacionet si masë mbrojtëse të premten, pasi hakerët depërtuan në sistemin e tij, sipas zyrtarëve amerikanë. “Colonial po punon me konsulentë privatë për të përllogaritur dëmin dhe për të vendosur kur mund të kthehet përsëri në funksionim,” tha këshilltarja për sigurinë kombëtare Elizabeth Sherwood-Randall në komente për gazetarët para se ta merrte fjalën presidenti.

“Situata mbetet e paqartë, por ekipi i kompanisë Colonial po zbaton një plan me hapa graduale për të bërë të mundur kthimin në funksionim me etapa,” tha kompania në një deklaratë të nxjerrë të hënën. Çmimi i karburantit në SHBA arriti nivelin më të lartë në shtatë vjet. “Nuk parashikojmë probleme me furnizimin,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Colonial transporton afërsisht 2.5 milion fuçi në ditë karburant dhe lëndë djegëse të tjera nga rafineritë në zonën e Gjirit të Meksikës tek konsumatorët në pjesën qendrore në brigjet e Atlantikut dhe shtetet juglindore. Rrjeti i gjerë i tubacioneve u shërben aeroporteve kryesore amerikane, përfshirë Aeroportin Hartsfield Jackson të Atlantës, më i ngarkuari në botë përsa i takon trafikut të udhëtarëve.

Një grup që e prezanton veten me emrin “Darkside”, që operon si një bandë e krimit kibernetik, nxori një deklaratë të hënën ku thotë se synimi i sulmit është “të bëjnë para dhe jo të krijojnë probleme për shoqërinë”. Deklarata nuk përmendte sa para kanë kërkuar autorët e këtij akti, por shton se do të sigurohej që kriminelë të tjerë që veprojnë në hapësirën kibernetke nuk do të “shkaktojnë pasoja sociaale në të ardhmen” duke shtuar se ky grup është “apolitik dhe nuk është i lidhur me ndonjë qeveri të caktuar.

Të dielën, qeveria amerikane nxori një deklaratë të pazakontë emergjente lidhur me sulmin që ka paralizuar transportin e naftës në SHBA. “FBI-ja konfirmon se programe të dëmshme kompiuterike të grupit Darkside janë përgjegjëse për kompromentimin e tubacionit Colonial,” tha Byroja Federale e Hetimeve në një deklaratë të hënën në mesditë. “Po vazhdojmë hetimet në bashkëpunim me qeverinë dhe kompaninë”.

FBI-ja më parë kishte këshilluar që të mos u paguhej shpërblim autorëve të sulmit për të ndalur këtë akt. Por të hënën Shtëpia e Bardhë tha se vendimi i takon kompanisë dhe nuk pranoi të komentonte nëse është paguar ndonjë shumë.

Disa ligjvënës kanë bërë thirrje për masa më të forta mbrojtëse për infrastrukturën energjetike të Amerikës përballë kërcënimeve kibernetike. Administrata Biden njoftoi muajin e kaluar një nismë private-publike për të përmirësuar sigurinë kibernetike të sektorit të energjisë elektrike.

“Do ta pasojmë me nisma të ngjashme për tubacionet e gazit, ujit dhe infrastrukturë të ngjashme,” tha presidenti të hënën. Deklarata e gjendjes emergjente, e nxjerrë nga Departamenti i Transportit, e cila vazhdon deri më 8 qershor, bën thirrje për shtimin e planeve dhe pistave alternative për transportin e naftës e gazit dhe zbuti rregulloret që kufizojnë numrin e orëve që mund të udhëtojnë pa pushim shoferët e cisternave të naftës në 17 shtete në jug dhe lindje të vendit./VOA

DETAJE nga vrasja e 27 vjeçarit në Tiranë 0 17

27 vjeçari Mehmet Qema ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme, pak para mesnatës, si pasojë e goditjes me armë zjarri, raporton newsbomb.al. I riu ka qenë në lokal bashkë me disa shokë të tijët, në lagjen “5 Maji”, Tiranë.

Mësohet se Mehmet Qema prej disa orësh ndodhej në lokal me miqtë e tij, mes tyre dhe autori i dyshuar Marjus Dema. Siç njofton dhe Policia, rreth orës 23.15 të mbrëmjes së djeshme 27 vjeçari ka mbetur i plagosur me armë zjarri, por rrethanat mbeten të paqarta.

Burimet bëjnë me dije se ka qenë një prej shokëve që ishte në lokal me Mehmet Qemën ai që ka nxjerr armën dhe ka qëlluar për vdekje shokun e tij. Marjus Dema, deri tani i shpallur në kërkim si autor i dyshuar, nuk dihet se në çfarë rrethanash ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me një plumb të vetëm në gjoks mikun e tij 27 vjeçar, shkruan newsbomb.al.

Prej disa orësh ai qëndronte në lokal bashkë me viktimën dhe shokë të tjerë të tyre.

Menjëherë pas ngjarjes Marjus Dema është larguar, ndërsa shokët që ishin në tavolinë me 27 vjeçarin e kanë marrë të gjakosur dhe e kanë dërguar vetë te QSUT-ja. Pavarësisht, se ka mbërritur atje me shenja jete, Mehmet Qema nuk ka mundur të jetojë.

Policia ka shoqëruar të gjithë shokët e viktimës Mehmet Qema si persona që kanë dijeni për ngjarjen, dhe për të hedhur më shumë dritë në ngjarjen e rëndë që tronditi Tiranën pak para mesnatës.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.