Përfundon numërimi i fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet në Kosovë 0 61

Ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga të gjitha vendvotimet në Kosovë. Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi deklaroi se pritet që të procesohen edhe rreth 1% e të dhënave në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhje (KQZ).

Në faqen e KQZ-së janë të publikuara momentalisht statistikat e numërimit të 98,84% për qind të votave. Lëvizja Vetëvendosje prin e para me 47,96% të votave.

Ndërkohë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve(QNK) po vazhdon të pranohet materiali i ndjeshëm zgjedhor që është përdorur dje gjatë ditës së zgjedhjeve.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdojmë të pranojmë materialin e ndjeshëm zgjedhor i cili gjatë ditës së zgjedhjeve ka qenë i shpërndarë në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës. Më lejoni gjithashtu t’ju njoftoj se numërimi i fletëvotimeve nga vendvotimet ka përfunduar të dielën në mbrëmje dhe në web faqen e KQZ-së janë procesuar të dhënat e pothuajse 99% të vendvotimeve, kanë mbetur disa vendvotime numër i vogël rreth 40 prej tyre të dhënat e të cilave do të përditësohen do të ngarkohen në web faqe gjatë ditës së sotme”, tha Elezi.

Ndërkohë në pritje për numërim mbesin votat me kusht dhe ato me postë. Nga zgjedhjet e djeshme, me numërimet e deritanishme parti fituese ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.

foto galeri

foto galeri

Ndërkaq, pas shpalljes së rezultateve preliminare, Albin Kurti nga LVV tha se u vërtetua se zgjedhjet ishin një referendum për drejtësi. Ai theksoi se qeveria e ardhshme nuk do të hakmerret ndaj askujt, por do të kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi kudo. Nga ana tjetër Enver Hoxhaj nga PDK tha se rezultati është mesazh i qartë për PDK-në dhe se ata e kanë pranuar si të tillë. “Ne përgëzojmë LVV për rezultatin e arritur…Natyrisht PDK nuk do të jetë pjesë e qeverisjes me Vetëvendosjen pasi kemi dallim të madh në orientimet politike. Jemi shumë larg në orientimet politike dhe nuk bëjmë kompromis me vlerat që ka ndërtuar dhe qëndron PDK”, -tha ai. Reagimeve iu bashkua dhe Isa Mustafa, i cili pasi pranoi rezultatin pohoi se në ditët në vijim kjo parti do të bëjë analizë më të detajuar.

Këto zgjedhje janë të parakohshme në Kosovë, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë Hoti në dhjetor. Edhe vitin e kaluar Vetëvendosje ishte në qeveri për vetëm disa muaj pasi koalicioni me LDK u prish. Tashmë Vetëvendosje synon që ta marrë e vetme qeverinë teksa në paktin parazgjedhor është lënë që kryeministër të jetë Albin Kurti e Presidente Vjosa Osmani.

foto galeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Është në dëm të mjedisit”, Elon Musk bën njoftimin: Makinat e Tesla-s nuk mund të blihen me Bitcoin 0 12

 

Kompania e makinave elektrike Tesla, ka pezulluar blerjen e automjeteve të tyre, përmes parasë elektronike Bitcoin.

Lajmi është bërë i ditur nga themeluesi i kompanisë, Elon Musk. Në një postim në rrjetin social “Tëitter”, ai thotë se mbetet shqetësuese rritja e shpejtë e përdorimit të Bitcoin, e këtë e arsyeton si një dëm për mjedisin.

“Ne jemi të shqetësuar rreth rritjes së shpejtë të përdorimit të lëndës djegëse fosile për rrjetin dhe transaksionet Bitcoin, veçanërisht qymyri i cili ka emetimet më të këqija se çdo lëndë djegëse tjetër.

Kriptomonedhat janë një ide e mirë në shumë nivele dhe në besojmë se ai ka një të ardhme premtuese, por kjo nuk mund të vijë si një kosto e madhe për mjedisin”- shkroi Musk.

“Pas errësirës gjithmonë vjen drita”, Kryemadhi urim për besimtarët: Sot është dita e krijimit të një fryme të re për të cilën qytetarët kanë nevojë 0 12

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një prononcim për mediat, ajo ka thënë se pas errësirës vjen drita dhe uroi që për shqiptarët të vijë frymë e ndryshim i ri, për të cilën sipas saj, qytetarët kanë nevojë.

“Sot kemi një ditë pak gri, por gjithmonë pas errësirës vjen drita dhe ajo që dua të theksoj sot në këtë ditë Fiter Bajrami, dua t’ju uroj gjithë shqiptarëve pas një muaji stërmundimesh dhe agjerimesh për të shlyer të gjitha mëkatet e jetës.

Sot është dita e madhe e krijimit të një jete të re, e krijimit të një fryme të re, e një begatie dhe një solidariteti, për të cilën sot shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë. 

Do doja që tju uroja gjithë shqiptarëve këtë Fiter Bajram, jo vetëm shqiptarëve myslimanë, por të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Sepse në këto ditë të rëndësishme të bashkimit, që janë ditët më të rëndësishme për familjen shqiptare, për atë institucion që është shumë më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Besimi në Zot është ajo që u jep kurajon dhe forcën. Na jep forcën për tu ngritur, na jep forcën për të përballuar sfidat dhe na jep forcën për të gjetur sfida të reja, jetë të re, angazhime të reja, të cilat janë të domosdoshme për të gjithë ne. Faleminderit, gëzuar dhe për shumë vjet tē gjithëve.”, u shpreh Kryemadhi.