Përfundon gjithçka, JOE BIDEN është zyrtarisht PRESIDENTI i 46-të i SHBA 0 45

Joe Biden

Kandidati demokrat Joe Biden ka fituar edhe në shtetin e Pensilvanisë, fitore që e konfirmon atë si fituesin e zgjedhjeve presidenciale dhe si Presidentin e 46-të të zgjedhur në historinë e SHBA.

Edhe pse ishte në disavantazh të madh ndaj Trump, Biden ka arritur të përmbysë rezultatin dhe të marrë 284 vota të Kolegjit, ndërsa mbeten edhe 4 shtete të tjera për të përfunduar numërimin.

Lajmin e kanë konfirmuar të gjitha mediet e mëdha ndërkombëtare, ndërsa pritet që presidenti i ri të dalë në një konferencë për të shpallur fitoren.

Ndërkohë nga ana tjetër Donald Trump është shprehur se do t’i drejtohet Gjykatës Supreme, pasi tha se ka prova për manipulimin e zgjedhjeve, ku miliona vota sipas tij janë futur në kutitë e votimit për të ndihmuar Biden.NBomb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

I kritikuan që u afruan aq shumë, Jasmin reagon ashpër pas takimit me Andin: Shërim të shpejtë! 0 27

Mbrëmjen e djeshme në “Për’puthen” u transmetua takimi i parë mes Jasminës dhe Andit. Dyshja u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin e madje ky takim bëri xheloz vajzat e tjera. Ana, që ka qenë në rolin e prezantueses këto ditë, dje mori edhe pozicionin e opinionistes për të kritikuar Andin. Ajo e cilësoi djalin nga Kosova si të shtirur, pasi sillet njësoj me të gjitha vajzat.

“Unë do ta masakroj fare. Më dukesh i njëjtë me të gjitha vajzat, mundohet të bëjë të gjitha vajzat për vete. Problem i Andit është që mundohet të bëjë femrën shumë mirë. Është gjë pozitive, por për të gjitha nuk mund të jetë i njëjtë në gjendjen emocionale. Pas takimit me mua, dole me Melisën dhe i the që ndjen për të me anë të poezisë. Më pas del me Antonelën që po ashtu i bën poezi, me Jasminën që e shohim që do të jesh i afruar”, u shpreh Ana.

Gjatë takimit Andi dhe Jasmin nuk kursyen puthjet e përqafimet me njëri-tjetrin, gjë nuk është pritur shumë mirë nga një pjesë e publikut. Disa i kanë kritikuar që janë afruar aq shumë që në takimin e parë dhe Jasmina ju ka dhënë një përgjigje të gjithëve. Ajo ka publikuar në Instagram një video nga takimi me Andin dhe ka reaguar ashpër ndaj kritikave.

Shikojini videot e puntaten e kthejini rrotullojini e shperfytyrojini sjelljen tone ne takim se ne fund te dites e vetmja “TABU” qe eshte thyer jan mendjet e vakta qe akoma quajn turp e pamoral dy te rinj qe sillen ashtu sic e ndjejn ne moment kur kan terheqje ndaj njeri tjetrit. Nuk keni faj , ju kurre sjeni perqafuar me dike , kurre sjeni afruar dhe kur jeni ngjizur prindrit tuaj i kan cuar lajmerim lejlekut me ju sjell nshpi se ata KURRE skan pasur kontakt fizik. Sherim te shpejt atyre qe ne vend te zemres kan pusete e ne vend te gjakut kan helm”, shkruan Jasmin.

/iconstyle

Largohet nga emisioni?! Pasi u tha që është në lidhje me Andin, Melisa merr vendimin e PAPRITUR! 0 20

Melisa dhe Andi, ish konkurrenti i emisionit të njohur të përputhjes së çifteve, u vunë në qendër të vëmendjes për shkak të disa fotove që i bënë fansat të dyshojnë se mes tyre kishte diçka. Shkak u bënë dy foto, ku në njerën Melisa dhe Andi kishin në sfond një divan të njëjtë dhe një tjetër ku kishin të njëjtin kapuç. Ndërkohë, Melisa sqaroi ditën e djeshme se divani ishte rastësi, ndërsa kapuçin ja kishte dhënë ajo Andit, duke mohuar se mes tyre ka diçka. Por, sot ajo ka bërë një veprim të papritur, duke fshirë nga llogaria e saj të Instagram-it të gjitha fotot dhe videot që kishte nga emisioni “PërPuthen”. Arsyeja nuk dihet ende, por mbetet për tu parë.

-640-0-601b18c4727e7.png