Përfitimet në organizëm, zbuloni sa i shëndetshëm është orizi 0 13

Në të kaluarën, njerëzit e zakonshëm në Japoni nuk mund të hanin shumë oriz, sepse shumica e tij përdorej nga fermerët japonezë për të paguar taksat e tyre.

Sot, nuk mund ta imagjinojmë kuzhinën japoneze pa oriz apo sushi. Një tas i shëndetshëm me oriz mund të bëjë që trupi juaj të përfitojë në mënyra të ndryshme, sipas “Bright Side”.

Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë
Nëse keni luftuar për të rënë në peshë për shumë kohë, një pjatë oriz mund të jetë pikërisht ajo që rekomandon mjeku. Për shkak se orizi është me pak yndyrë dhe natrium dhe me shumë fibra, ai mund të jetë një ushqim i shkëlqyer që ju ndihmon në arritjen e qëllimit tuaj. Është vërtetuar se njerëzit që hanë oriz kaf peshojnë më pak dhe kanë shanse më të ulëta për të shtuar peshë. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për orizin e bardhë, mund të jetë më pak efektiv për humbjen e kilogramëve.

Ju ndihmon të dukeni më të rinj
Gratë japoneze përdorin ujë orizi për ta mbajtur lëkurën të butë dhe rinore, por ngrënia e orizit rregullisht mund t’ju ndihmojë edhe të qëndroni të reja. Orizi përmban shumë antioksidantë që mbrojnë qelizat e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe madje mund të zbehin rrudhat ekzistuese.

Mban zemrën të shëndetshme
Të hani oriz rregullisht është një mënyrë natyrale dhe e shijshme për të përmirësuar shëndetin e zemrës. Për shkak se është një anti-inflamator natyral, parandalon formimin e pllakave brenda enëve të gjakut dhe ul rreziqet për probleme të caktuara të zemrës, si sulmet në zemër ose goditjet në tru. Orizi është gjithashtu i pasur me flavonoide, të cilat janë vërtetuar se luftojnë sëmundje të ndryshme të zemrës.

Mban larg sheqerin në gjak
Për cilindo që vuan nga sheqeri i lartë në gjak, ngrënia e orizit është një mënyrë e mirë për ta luftuar atë. Por është më mirë të zgjidhni orizin kaf, sepse ai ka rreth 3 herë më shumë fibra dhe është më i pasur me proteina. Orizi kaf ju jep ndjesinë e ngopjes, dhe ngrënia e vetëm 200 gram prej tij në ditë mund t’ju ndihmojë të mbani një nivel të shëndetshëm të sheqerit në gjak.

Ndihmon tretjen
Përmbajtja e lartë e fibrave në oriz, pastron trupin dhe largon toksinat nga sistemi juaj, të cilat përmirësojnë edhe veshkat.

Përmirëson shëndetin e sistemit nervor
Sistemi nervor i trupit tonë ka nevojë për vitamina të ndryshme B për të qëndruar i shëndetshëm, dhe për shkak se orizi përmban shumë lloje të vitaminave B, ai ndihmon në rregullimin e proceseve të tij biologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të presësh në këtë jetë është e kotë, mësimi i vyer i Samuel Beket 0 11

Duke pritur Godonë”, do të përfaqësonte pritjen e vazhdueshme për diçka në jetën e njeriut,duke arritur në përfundimin se në fakt nuk e kanë jetuar plotësisht jetën. Edhe sot mund të shohim rëndësinë e pabesueshme të kësaj vepre, mesazhin e saj të fshehtë që e fton njeriun të mos jetojë jetën e tij duke pritur diçka, qoftë kjo pozitive apo negative.

Njeriu që pret, në fund e gjen veten në një situatë ku kupton se nuk e ka shijuar vërtet jetën që iu dha. Në kohët që po jetojmë kjo temë është më aktuale se kurrë më parë. Të gjithë po presim prej një viti që gjërat të përmirësohen dhe që të kthehemi në normalitet.

Në këtë mënyrë ne e privojmë veten nga shijimi i atyre momenteve, qoftë edhe të shkurtra dhe jo shumë të papara, që mund të fshihen pas leximit të një libri të mirë, tek një bisedë e gjatë telefonike me një person ta afërt,apo edhe pas mundësisë për të jetuar me intensivisht me familjen.

Pandemia “mposht” trendin e xhinseve të ngushta 0 13

Ka një lajm të mirë për të gjithë ata që shtuan në peshë gjatë pandemisë: xhinset e ngushta nuk janë më në modë.

Drejtori i Përgjithshëm i Levi Strauss & Co, Chip Bergh thotë se “konsumatorët po i largohen trendit frymëzues të dekadës së kaluar”.

“Ciklet vijnë e shkojnë,” tha ai për CNBC.

“Unë mendoj se pandemia patjetër që luajti një rol kontribues për konsumatorët që kërkojnë xhinse më të rehatshme, më relaksuese”, shtoi ai.

Sipas Bergh, shitjet e prodhuesit të tij të xhinseve, të filluara vitin e kaluar, u shtuan pas paraqitjes së një modeli të ri xhinsesh të zgjeruara nga poshtë-lart dhe një stili të dytë që ishte me një formë më të lirshme dhe bel lart.

“Cikli i fundit i vërtetë i xhinseve u drejtua nga xhinset e ngushta, që zgjati rreth 10 vjet”.

Bergh nuk është gati të varrosë pamjen e xhinseve të ngushta, por thotë se tani ekziston një “kërkesë shumë e fortë” për xhinse më të lirshme, si nga meshkujt, ashtu edhe nga femrat.