Për herë të parë, vëzhgohet një galaktikë e largët në procesin e “vdekjes” 0 9

Astronomët kanë arritur të vëzhgojnë për herë të parë një galaktikë të largët “duke vdekur”, pas humbjes së gati gjysmës së sasisë së gazit të saj në krijimin e yjeve, sipas një studimi të lëshuar sot.

Të dhënat e mbledhura nga teleskopi “Alma” në Observatorin Jugor Europian (ESO), në Kili, sugjerojnë se ky fenomen, që zakonisht i atribuohet efektit të një vrime të zezë, këtu është rezultat i përplasjes së kësaj galaktike me një tjetër.

ID2299″ është aq e largët, saqë dritës së saj i janë dashur nëntë miliardë vjet për të arritur te ne.

Fenomeni është prodhuar kur Universi, tani 13 miliardëvjeçar, ishte vetëm 4,5.

“Kjo galaktikë në formë eliptike po kalon një fenomen mjaft ekstrem, asnjëherë të vëzhguar në një distancë të tillë”, tha Emanuele Daddi, astrofizikane në Qendrën e Kërkimit Bërthamor “Saclay”.

“ID2299″ po dëbon më shumë se gjysmën e gazit të saj, karburantit të saj, për formimin e yjeve, me një shpejtësi fenomenale, ekuivalente me masën prej 10 000 diejsh në vit”, shtoi ajo.

Sipas Daddi, kjo po ndodh ndërsa galaktika vazhdon të konsumojë të njëjtën gaz për të prodhuar yje me një shpejtësi shumë të lartë, me një masë ekuivalente me rreth 550 herë diellin tonë.

Për krahasim, galaktika jonë, Rruga e Qumështit, prodhon ekuivalentin e tre diejve në vit.

Në këto kushte, galaktika duhet të bëhet sterile brenda disa dhjetëra miliona vjetësh, një periudhë kohore e pakonsiderueshme në shkallën kozmike.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Personalitetet e politikës shqiptare urojnë Joe Biden 0 7

Betimi i Joe Biden si Presidenti i 46-të i SHBA-ve është pritur mirë nga prosonalitetet e politikës shqiptare, teksa nuk kanë munguar edhe urimet.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Joe Biden për emërimin si President i SHBA-ve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se tashmë Amerika ka provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundshëm.

“Urime Presidentit Joe Biden dhe zëvendës Presidentes Kamala Harris. Unë pres që të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar që demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, shkruan Basha.

Gjithashtu edhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nëpërmjet një urimi të shkurtër në rrjetin social “Twitter” ka uruar Presidentitn e ri të SHBA. Ajo thotë se sytë e botës tashmë janë tek Biden dhe Amerika.

“Urime Presidentit JoeBiden Zv/Presidentes KamalaHarris. Sytë e botës janë drejt teje!”- shkruan Xhaçka.

Më herët ka qenë Presidenti Meta, që ka uruar Presidentin e ri të SHBA-ve Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Kamila Harris.

Nëpërmjet mesazhit të urimit  Meta thekson se “jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”.

Urimet më të sinqerta, të miat dhe të popullit shqiptar, për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten, Sh.S.Znj. Kamila Harris.
Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.
Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale.”– shkruan Meta./Opinion.al

‘Nëse të kruhet hunda, prek prapanicën’, Dua Lipa i tregon botës zakonet SHQIPTARE 0 6

Dua Lipa ka qenë e ftuar në një intervistë në “Jimmy Kimmel Live”, ku ka treguar se familja e saj është tipike shqiptare dhe supersticiozë.

“Fakti që jam shqiptare ka bërë që njerëzit të mendojnë se jam shumë supersticioze, sepse populli ynë është i tillë. Në familjen time besohen supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para, janë qesharake”, tha këngëtarja.

Por Duas i duket e veçantë një prej tyre: “Që mos të të zëjë syri i keq kur shkon në një event me rëndësi duhet t’i veshësh të brendshmet mbrapsht”.

“Më duket se jam edhe unë shqiptar sepse jam shumë supersticioz”, i tha Jimmy Kimmel Duas.