Për herë të parë një grua, kush është emri që pritet të jetë në krye të Pentagonit 0 34

Joe Biden pritet të ndërmarrë një hap historik, dhe për herë të parë të zgjedhë një femër në krye të Pentagonit, duke thyer kështu një nga barrierat e rralla të mbetura për gratë në qeveri, shkruan Associated Press.

Siç raporton kjo agjenci, zyrtarët amerikanë dhe figurat kyçe të fushës së sigurisë konsiderojnë që Michele Flournoy, veterane e Pentagonit, si zgjidhje e duhur për këtë post.

E cilësuar si një “dorë stabile që favorizon bashkëpunimin e fuqishëm ushtarak jashtë vendit”, 59-vjeçarja Flournoy ka shërbyer shumë herë në Petangon, duke filluar gjatë viteve të 90-ta, e qëndrimet e saj sigurisht se do t’i siguronin përkrahjen nga të dyja palët për këtë post që kërkon miratimin edhe në Senat.

28 burrat që më parë shërbyen në këtë post nga viti 1947, përfshirë edhe treshen në administratën e Trumpit, kanë qenë veteranë ushtarakë. Por, Flournoy nuk ka shërbyer në ushtri.

Në dallim nga kolegët e saj që shërbyen në këtë post, Flournoy e sheh Kinën si sfidën më afatgjate në skenën ndërkombëtare.

Në korrik ajo tha se Shtetet e Bashkuara po e humbin përparësinë që e kanë ndaj konkurrentëve siç është Kina, sa i përket zhvillimit të teknologjisë ushtarake, ku sipas saj ky trend duhet të jetë prioritet i Pentagonit.

Megjithatë ajo është kundër largimit nga Lindja e Mesme dhe për këtë mbështet idenë “e prezencës së vazhdueshme por në volum më të vogël”. Ka mbështetur kufizimin e rolit në Afganistan duke u fokusuar më shumë në luftën kundër terrorizmit.

Trump kishte këmbëngulur vazhdimisht për tërheqjen e plotë të trupave ushtarake amerikane nga Afganistani, por deri më tani Pentagoni nuk ka marrë ndonjë urdhër për ta bërë një gjë të tillë.

Sa i përket Koresë së Veriut, ka thënë se forumin e tetorit se edhe pse arsenali bërthamor duhet të jetë qëllimi kryesor, ajo e ka të vështirë ta mendoj se si Kim Jong-un mund të pajtohet aq lehtë të heq dorë nga armët bërthamore, që i konsideron edhe si “biletë për mbijetesë”.

E kur është në pyetje Irani, Flournoy mbron qasjen e “rishikimit” të Republikës Islamike duke thyer modelin e njohur të dërgimit të sa më shumë forcave amerikane në Gjirin Persik si kundërpërgjigje ndaj provokimeve nga ana e Iranit, siç edhe bëri administrata Trump në maj të vitit të kaluar që u quajt si kërcënim i interesave të Shteteve të Bashkuara në rajon. /Albeu.com #albaniareport_al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Etna nuk ndalet,shënon rekord me gjashtë shpërthime në tetë ditë 0 15

Etna nuk ndalet dhe vazhdon të befasojë dhe të japë spektakël. Gjatë natës ka vazhduar shpërthimi i vullkanit, i gjashti në 8 ditë: ‘Një rekord’ sipas ekspertëve me një burim llave i lartë më shumë se 500 metra nga krateri në Jug-Lindje dhe një kolonë shpërthyese të hirit vullkanik që duket për shumë kilometra.

Sipas vëzhgimeve të fundit të institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë italiane edhe në javët e ardhshme do të jenë prezente rrjedhja e llavës.


Lumenjtë e llavës, që tashmë prej javësh kanë ngjyrosur me të kuqe Katanian ndalojnë në kodrat e Bove, shumë larg nga zonat e banuara. Por hiri vullkanik përveçse ka mbërritur në Catania dhe në qendrat e tjera pranë vullkanit është i dukshëm edhe në Palermo, që gjendet në distancën prej 150 km.

Këngëtarja shqiptare i promovon këngën e re, Rita Ora ka dy fjalë për t’i thënë para 16 milion personave! [FOTO/VIDEO] 0 15

Si dy artiste shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë qenë gjithmonë në mbështetje të njëra-tjetrës. Në fillimet e tyre në karrierë ishin ato të parat që i dhanë krahë njëra-tjetrës për të vazhduar e për të ecur përpara. E falë kësaj të dyja ato kanë arritur ta ngrenë lart emrin e Shqipërisë.

Edhe pse sot janë mjaft të suksesshme dhe ndër emrat më të përfolur në industrinë muzikore ato vazhdojnë ende ta mbështesin njëra-tjetrën. Rita ka publikuar së fundmi këngën “Big” në bashkëpunim me David Guetta, në të cilën u shfaq me veshje tradicionale shqiptare dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Kjo këngë pati një sukses shumë të madh dhe për një javë ka arritur 2.5 milionë klikime vetëm në “Youtubue”.

 

 

Edhe Bebe Rexha ka shprehur hapur pëlqimin e saj për këtë këngë, teksa ka qenë duke bërë një video live në Instagram. Ajo është shprehur se e dashuron këngën e re të Ritës dhe e ka vendosur në sfond e ka kërcyer me të.

 

Këtë moment e ka ndarë edhe Rita në profilin e saj dhe ka shkruar dy fjalë për Bebe Rexhën.

“Të dua Bebe Rexha gjithmonë dhe përgjithmonë”, shkruan Rita shoqëruar me dy zemra të kuqe.

153210816_445783773503238_5231568210313502340_n.jpg