Pedagogët e Shkodrës ankesa për Ramën, Beqja kërkon ndjesë “duhet t’ju kisha dëgjuar” 0 18

Edi Rama është gjendur përballë një lumi kërkesash dhe ankesash nga pedagogët e universitetit të Shkodrës, që njëri pas tjetrit i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për indiferencën, burokracitë dhe dyert e mbyllura të Ministrisë së Arsimit.

E para ka qenë rektorja e universitetit Luigj Gurakuqi, që i shpjegoi Ramës se kishte ardhur me dhjetëra herë në Tiranë për projektet e përmirësimit të mësimdhënies në universitet, por ishte shpërfillur nga Ministria e Arsimit.

Njësoj si ajo, edhe pedagogët e tjerë janë ankuar për refuzimet e vazhdueshme nga pushteti qëndror për projektet dhe kërkesat e tyre.

Pasi tentoi fillimisht t’u përgjigjej pedagogëve për pakënaqësitë që kishin, drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Ilir Beqja është dorëzuar duke thënë: Ju kërkoj ndjesë, duhet t’ju kisha dëgjuar shumë më parë që në tetor, apo në janar!

Ndërkohë Rama, pasi ka dëgjuar raste pa fund të burokracive dhe pengesave që ka sjellë Ministria e Arsimit, i ka kërkuar rektores së universitetit t’i shkruajë menjëherë pas takimit Evis Kushit.

Ti nuk ke ditur të shkosh në Ministrinë e Arsimit, ja shkruaji tani Ministres së Arsimit, shkruaji tani. Sapo të mbarojë takimi. Shkruaji dhe ajo do të të marrë në telefon” e ka sfiduar kryeministri që është përballur me buzëqeshjet mosbesuese të pedagogëve, të cilët e këshilluan “Duhet me pas edhe një fije ma shumë vëmëndje për Shkodrën”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Basha mesazh për zgjedhjet: Edhe 4 ditë për fitoren e madhe. Votoni 9 dhe ne do të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka nevojë! 0 4

Kreu i PD, Lulzim Basha i është drejtuar me një thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë 4 ditë para zgjedhjeve.

Basha thotë se na ndajnë 4 ditë nga fitorja e madhe e opozitës.

Ai i fton qytetarët të votojnë numrin 9 që ai dhe PD të sjellin ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Edhe 4 ditë për fitoren e madhe. Votoni 9 dhe ne do sjellim ndryshimin për të cilin Shqipëria ka nevojë! 🇦🇱✌️

’Sondazhe në tre pas mesnate’’, Rama publikon videon humoristike me dy aktorët shkodranë: E dona shumë e dona 0 7

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video humoristike për një mesazh për të votuar kandidaten e PS në Shkodër, Edona Bilalin.

Në video shfaqen dy aktorë humori shkodranë, Zyliha Miloti dhe Besnik Çinari, njëri me flamurin e PD e tjetrin të PS, dhe një telefonatë i zgjon në orën 3 të mëngjesit për sondazh.

Burri nuk i jep përgjigje pasi thotë se nuk i tregon as gruas së tij për kë voton. Më pas çifti thotë se do një vajzë, dhe emrin t’ia vendos e dona, si Edona Bilali e PS.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

MIRËMËNGJES 😊
E dona shumë e dona😍
Ditë të mbarë🙏