
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, me anë të një video, publikon fakte, sipas tij, pse Edi Rama sot është pengesa e vetme e të ardhmes europiane të Shqipërisë. Bardhi shprehet se më 25 prill, shqiptarët do të votojnë edhe për të kthyer Shqipërinë në kursin e reformave të nevojshme që mundësojnë nisjen e shpejtë të bisedimeve dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Shqiptarët nuk e meritojnë pengmarrjen 7 vjeçare të procesit të integrimit europian nga Edi Rama. Kjo nuk është është çështje e brendshme e asnjë prej vendeve anëtare të BE siç mashtron Edi Rama pas çdo dështimi për të përmbushur kushtet.
Më 25 Prill shqiptarët do të vendosin edhe për të rikthyer Shqipërinë në kursin e reformave të nevojshme që mundësojnë nisjen e shpejtë të bisedimeve dhe antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Me Edi Ramën, armik i zgjedhjeve dhe i integrimit europian, Shqipëria nuk ka të ardhme! 👇 /BW #Politikë#PD#Aktualitet#albaniareport_al