PD mbyll procesin për përzgjedhjen e kandidatëve 0 37

Partia Demokratike ka njoftuar se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve të PD-së përmbylli dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Komisioni i ngritur nga PD përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, prej të cilëve 326 u përzgjodhën për përfaqësim politik.

Mësohet se komisioni, i dorëzoi sot kryetarit, Lulzim Basha dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

DEKLARATE E KOMISIONIT TE VLERESIMIT TE KANDIDATEVE

Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli dje procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore. Ky proces, i zhvilluar për herë të parë në Shqipëri, është vlerësuar pozitivisht nga anëtarësia e PD-së, opinioni publik dhe mediat. Komisioni e vlerëson procesin në tërësi si një akt emancipues në politikën shqiptare.

Komisioni e ndau punën në 3 faza: nga 03 gusht 2020 deri ne 22 tetor 2020. Pas një pune intensive dhe voluminoze komisioni përfundoi vlerësimin për 3593 kandidatë të propozuar, në një listë përfundimtare prej 326 kandidatësh të propozuar për përfaqësim politik në zgjedhjet e ardhshme politike apo lokale.

Komisioni, i dorëzoi sot Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, listën përfundimtare të kandidatëve për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

Përfitojmë nga rasti për të falenderuar anëtarësinë për pjesëmarrjen masive në votime, strukturën e PD-së, përfaqësuar në këtë proces përzgjedhjeje nga Sekretariati teknik, si dhe kandidatët e propozuar që ndihmuan realizmin e këtij procesi transparent, qytetar dhe të përgjegjshëm. / Opinion.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shtyhet regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhjet lokale në Maqedoni 0 19

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut pas shumë debateve miratoi mbrëmjen e së premtes propozimin për ndryshimet në ligjin për Regjistrimin e Popullsisë duke shtyrë procesin e regjistrimit.

Pro shtyrjes së regjistrimit votuan 95 deputetë, ndërsa 12 ishin kundër. Gjithashtu u miratua dhe shtyrja e zhvillimit të zgjedhjeve lokale për në gjysmën e dytë të muajit tetor.

Regjistrimi ishte parashikuar të zhvillohej nga 1 deri më 20 prill, por lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, kërkoi shtyrjen e këtij procesi për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike nga COVID-19.

Dy kryetarët e partive më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski, ranë dakord që regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut të shtyhet për në shtator të këtij viti.

Mediu: Shqiptarët përballë dy alternativave, të largohen për të krijuar Bangladeshin e Ramës këtu, ose duhet të iki Rama si kryeministër 0 16

Kreu republikan theksoi se shqiptarët janë në një gjendje të vështirë ekonomike dhe kanë përballë dy alternativa.

“Ka një optimizëm të të gjithë qytetarëve në raport ndaj “Aleancës për Ndryshim” dhe një kundërshti absolute ndaj Ramës për mënyrën se si ka qeverisur, por edhe për mënyrën se si do ta kthejë politikën në një arenë debati dhe fyerjesh. Shqiptarët janë përballë alternativës, ose ata do të duhet të ikin për të krijuar Bangladeshin e Ramës këtu, ose duhet të iki Rama nga kryeministër. Unë besoj se shqiptarët në mënyrë masive kanë vendosur që Rama të iki nga posti i kryeministrit, për t’iu kthyer atyre dinjitetin.

Në Shqipëri mbizotëron varfëria. Nuk ka të ardhme të sigurt për të rinjtë. Mbi 74% e të rinjve duhet të ikin nga Shqipëria. Kjo është një situatë që krijon një problem të madh, jo vetëm nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik, social, por edhe politike. Qëllimi i Ramës është të largojë shqiptarët që kanë gjykim, që e refuzojnë mungesën e shtetit dhe të pabarazisë përballë ligjit dhe të ofrojë pastaj njerëz të huaj që vijnë vetëm për bukë dhe t’i binden atij”, u shpreh Mediu.

Më tej, Mediu ngriti akuza të forta ndaj kryeministrit, duke e akuzuar atë se po përdor grupe kriminale dhe paratë e korrupsionit për të blerë vota.