“PD-LSI votuan për hetime ndaj UÇK-së”, PD: Gënjeshtër e Ramës, raporti i Dick Martyt nuk u votua kurrë nga qeveria e kaluar 0 62

Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, se qeverisja PD-LSI kanë votuar në Këshillin e Europës për hetimet ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, ka reaguar drejtoresha e Zyrës së Shtypit të PD-së Elona Meço.

Meço shprehet se Rama gënjen, se Shqipëria nuk ka votuar kurrë pro raportit të Dick Martyt, por vendi ynë ka votuar një rezolutë, e cila kërkonte hetim për çështjet e ngritura në raportin e Dick Marty. Ajo sqaron se vota nuk është pro raportit të zotit Dick, por pro rezolutës.

foto galeri

Postimi i Elona Meços:

Më ka mbetur si sëmundje profesionale që t’i verifkoj gjërat përpara publikimit të tyre. Këtë po bëj edhe tani, pasi pashë disa tëittera të lodhur të Edi Ramës për çështjen e vdekur të raportit të Dick Marty në lidhje me trafikimin e organeve dhe “shtëpisë së verdhë”

📌  Edi Rama gënjen për qendrimin e Shqipërisë ndaj raportit të Dick Marty. Ky raport nuk u votua kurrë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Janar 2011, sepse raportet nuk votohen.

📌  Në Asamble, Shqipëria votoi pro një rezolute, e cila kërkonte hetim për çështjet e ngritura në raportin e Dick Marty. Rezoluta i bën thirrje Eulex-it, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë etj që të ndihmojnë me hetimin. Pra, vota nuk është pro raportit të zotit Dick, por pro rezolutës.

📌  Rezoluta vetë nuk merret as me trafikim organesh, as me “shtëpinë e verdhë”, as me thashethemet e tjera të Dikut dhe shoqes së tij Karla del Ponte.

📌  Raporti i Dick Marty nuk prodhonte asgjë, pasi Asamblea nuk kryen hetime. Raporti mund të prodhonte vetëm zhurmë, e cila mbahej e ndezur vetëm nëse Shqipëria do të votonte kundër rezolutës, që kërkonte mbështetje për hetimin e akuzave.

📌  Pra, nëse do të kishte një votë kundër, kjo nuk do të ishte kundër raportit, por do të ishte kundër rezolutës. Vota kundër rezolutës do të thotë që Shqipëria të ishte kundër hetimit, prakitikisht, duke konfirmuar akuzat dhe duke bërë lojën e Rusisë dhe të Serbisë. Fatmirësisht, atëherë nuk kishim kryeministër dhe Ministër të Jashtëm, Edi Ramën, por Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

📌  Me votën pro rezolutës, Shqipëria konfirmoi se nuk ka frikë nga hetimi ndërkombëtar, se ata që mbanin hapur një çështje për të cilën kishte dështuar ta provonte me zellin e saj edhe Karla del Ponte, kërkonin të diskretitonin Kosovën.

📌  Në Maj 2012, qeveria dhe, më pas, parlamenti, miratuan një ligj të posaçëm, që lejonte Eulex të kishte juridiksion në territorin e Shqipërisë për të hetuar çdo akuzë, pavarësisht se ato ishin hetuar menjëherë pas luftës në Kosovë dhe nuk ishte gjetur asnjë provë.

📌  Historia e trafikimit të organeve dhe e “shtëpisë së verdhë” është një histori që ka vdekur, edhe për shkak të qendrimit që mbajti Shqipëria në Janar 2011 në Asamblenë e Këshillit të Europës dhe më vonë me ligjin e miratuar nga qeveria. Edi Rama i detyrohet një falenderim Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

📌📌📌 Sot, thashethemet e zotit Dick mbahen gjallë vetëm nga zoti Edi. Për luftë të brendshme politike apo për interesa të tjerë, si ato të raportit të Dick Marty, le të na e thotë ai. Mund edhe të mos na e thotë, por të paktën të na kursejë gënjeshtrat, se nuk na çon dëm as megabitet e internetit. 😉 /B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!