PD hap fushatën, Basha në podium me vajzat dhe bashkëshorten 0 13

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka mbyllur fjalën e tij të parë për fushatën elektorale duke përqafuar dy vajzat e tij dhe bashkëshorten Aurela.

Sapo mbaroi fjalën, të bijat, Dafina dhe Viktora vrapuan njëra pas tjetrës për të përqafuar Bashën, dhe pas tyre u ngjit në podium edhe Aurela.

Të katër si familje u përqafuan dhe nisën të zbrisnin. Menjëherë podiumi u mbush me tollumbace dhe zbukurime në ngjyrë blu.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lidhja e tyre mori fund papritur, Ana dhe Arsimi nuk i kursejnë thumbat në distancë për njëri-tjetrin 0 10

Lidhja e Arsimit dhe Anës mori fund brenda shumë pak javësh. Nuk kaloi shumë kohë nga momenti që ata të dy bënë publike lidhjen e tyre derisa vendosën të ndanin përfundimisht rrugët.

Këto kohë që dhe ndarja është bërë publike nuk kanë munguar as thumbat në distancë mes dy ish të dashuruarve. Si fillim ishte Ana ajo që publikoi në Instagram disa foto të saj dhe përkrah tyre shkroi: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?!”.

Ndërsa Arsimi i është përgjigjur sot pyetjes së saj dhe ka nënkuptuar se është sërish gati për një lidhje të re, por këtë herë me vajzën e duhur.

“Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota. Tirana më mungon. Beqar dhe për vajzën e duhur këtu”, ka shkruar Arsimi përkrah fotove të tij.

Don Xhoni ju bën një premtim fansave dhe gjithë armiqve të tij 0 6

Sot bëhet 1 vit nga koha kur emri i Don Xhonit u bë shumë i njohur në industrinë muzikore. Brenda këtij viti, Don Xhoni ka arritur shumë suksese në karrierën e tij falë talentit dhe fansave besnikë. Vetëm me një fressstyle në “Gjoni Black Entertainment”, Don Xhoni ka thyer rekord shikueshmërie në TikTok duke arritur 312 milionë shikime. “Make a posë” u kthye shumë shpejt në një hit ndërkombëtar dhe në sfidën më të madhe në TikTok.

Me rastin e këtij momenti të rëndësishëm në karrierën e tij, Don Xhoni ka shkruar një mesazh të gjatë për gjithë fansat e jo vetëm. Reperi shprehet se ky vit ka qenë i bukur, por edhe shumë i vështirë për shkak të pandemisë, që i ka përgjysmuar edhe të ardhurat si çdo artisti tjetër. Don Xhoni premton se fansat do të vazhdojnë të dëgjojnë shumë projekte prej tij, pavarësisht se bën pjesë në një industri, që ai e cilëson si të fëlliqur.