Pasi Ledri zbuloi emrin e veçantë dhe portretin, Sara flet për ardhjen në jetë të vajzës: Kaluam sfidën…[FOTO] 0 72

Ledri dhe Sara nuk mbajtën asgjë për vete këtë vit. Çifti ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale duke na treguar që nga pritja e ëmbël e deri tek momenti që vogëlushja e tyre erdhi në jetë. Madje, ndryshe nga shumë personazhe të tjerë publik, Ledri nuk na la të prisnim gjatë për një foto të bebushes.

Dje reperi ndau me fansat portretin ëngjëllor të së bijës ku shfaqet duke i mbajtur dorën e vogël teksa ajo fle.

Me këtë postim, Ledri ka konfirmuar edhe emrin që prej disa orësh po qarkullonte në media.

Poem Blu-është emri që Ledri dhe Sara i kanë vendosur vogëlushes së tyre, një emër shumë i veçantë të cilin po presim që çifti t’i zbulojë kuptimin.

ledriv.jpg

 

Ndërkohë, dhe Sara ka reaguar pas tij e cila ka publikuar dy imazhe në Instagram, momente para dhe pas ardhjes së Poem Blu në jetë. Ledri dhe Sara i kanë kaluar orët para se ajo të lindte bashkë në maternitet, duke e përjetuar me njëri-tjetrin momentin më të bukur të jetës.

Krahas fotove, Sara e cilësoi këtë si sfidën më të vështirë, për të marrë më pas dhuratën më të bukur të jetës. “Ne kaluam nëpër sfidën më të vështirë për të marrë dhuratën më të mrekullueshme që dikush mund të ketë në jetë. Poem Blu Vula. 14.12.2020””, ka shkruar Sara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jo vetëm ‘Përputhen’, ja në cila projekte do i shohim tani Andin 1 dhe Andin 2 0 8

Andi Shehi dhe Andi Artani u bënë të njohur nga pjesëmarrja e tyre në “Përputhen”, ku të dy morën vëmendje. Andi 1 me historinë me Tean dhe Andi 2 me historinë me Jasminën.

 

Por ata nuk i bashkon vetëm “Përputhen”. Të dy jashtë programit, janë edhe modelë e së fundmi kanë marrë pjesë në dy videoklipe të këngëtareve shqiptare.

 

Andi 1 është shfaqur në videoklipin e Shkenda Dubovës me titull “Si dikur”.

 

Ndërsa Andi 2 do të shfaqet në klipin e ri të Diona Fonës “Sheqer”.

Si duket trupi i Sarës, pas lindjes se Poem Blu?Ja ku e keni një FOTO të sajëj, to vetëm me bikini! 0 8

Pas lidhjes me reperi me njohur, Ledri Vula dhe pas ardhjes në jetë të Poem Blu, Sara Hoxha ka bërë për vete publikun shqiptar. Ajo ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë, megjithatë është rikthyer shumë shpejt në formën e duhur.


Sara vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale dhe së fundmi na ka befasuar me postimet e fundit që ka publikuar në rrjete sociale duke vënë në fokus linjat trupore.


Vetëm në bikini; trupi i Sarës është “on fleek”, në super formë. Siç mund ta shihni në foton më poshtë.