Pasi e ktheu në Kuvend, Meta çon në SPAK ligjin për Metrologjinë: Synon të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste 0 32

Presidenti Meta disa ditë pasi ktheu ligjin për Metrologjinë në Kuvend e ka vendosur në dijeni edhe SPAK-un.

Meta kërkon një hetim të plotë për këtë ligj të propozuar nga mazhoranca dhe miratuar në Kuvend pasi ka konstatuar se ky akt synon  të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste, në dhënien me koncesion të shërbimit shtetëror tek subjekte privat, në mënyrë të pakontrolluar, dhe pa negociuar asnjë kusht për mbrojtjen e interesit shtetëror.

Po ashtu Meta edhe më parë ka denoncuar se ky ligj ka shkelje të mëdha antikushtetutshmërie dhe i kërkon SPAK të hetojë për autorët e kësaj nisme dhe se si është inicuar pikërisht nga qeveria.

Për Metën në rast se ky ligj miratohet sërish dhe hyn në fuqi nga nesër çdo shërbim që kërkon certifikimin metrologjik, mund të jepet me koncesion pa garë, por thjesht dhe vetëm me firmën e një drejtori.

NJOFTIMI NGA PRESIDENCA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

Nr. 3810/1 Prot. Tiranë, më 12.11.2020

Lënda: Vënie në dijeni mbi praktika të dyshimta e të paligjshme të abuzimit me funksionin publik dhe kërkesë për nisjen e menjëhershme të verifikimeve/hetimeve penale të procesit të draftimit, propozimit, shqyrtimit, dhe miratimit të ligjit nr. 126/2020 “Për metrologjinë”.

PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK)
Tiranë

Për dijeni: Z. GRAMOZ RUÇI
KRYETAR I KUVENDIT TË SHQIPËRISË
Tiranë

Të nderuar Prokurorë,

Me shkresën me nr. 2681 prot., datë 20.10.2020 të Kuvendit, jam njohur me përmbajtjen e ligjit nr. 126/2020 “Për metrologjinë”, të miratuar në seancën plenare të datës 15 tetor 2020 nga Kuvendi i Shqipërisë dhe për të cilin m`u kërkua shpallja e tij.

Sipas dokumentacionit parlamentar, rezulton se ligji ishte nismë e Këshillit të Ministrave, ndjekur si praktikë propozuese nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Projektligji është shqyrtuar në Kuvendin e Shqipërisë nga Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin si komision përgjegjës, ndërkohë që në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi për këtë ligj është shprehur dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni Parlamentar për Integrimin Europian.

Nga shqyrtimi i përmbajtjes së ligjit nr. 126/2020, në raport me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor ekzistues në fuqi, konstatova se ky ligj është një ligj me përmbajtje të lartë antikushtetutshmërie, me parashikime në shkelje flagrante të parimeve themelore kushtetuese të funksionimit të tregut të lirë dhe konkurrues.

Nga ana tjetër, disa parashikime të propozuara në komisionin përgjegjës parlamentar për shqyrtimin e tij, që ndryshonin në mënyrë thelbësore disa dispozita në raport me propozimin e ardhur nga ministria përgjegjëse, kanë sjellë si pasojë përkeqësim edhe më të madh të parashikimeve të këtij ligji.

Veçanërisht kam konstatuar se, rregullat e përcaktuara në këtë ligj, përbëjnë dhe shembullin më tipik, të fenomenit të “korrupsionit legjislativ”, pasi në disa dispozita të tij krijohen hapësira për zhvillimin e praktikave korruptive dhe shtrohet terreni që këto praktika në dëm të interesit të popullatës dhe interesit publik, të realizohen drejtpërdrejtë përmes ligjit dhe mbrojtjes që ai ofron për subjektet që do t`i realizojnë ato.

Ky ligj, i cili duhet të ketë për objekt përmirësimin e kuadrit rregullator për veprimtaritë në metrologjinë shkencore, sistemin e njësisë së matjes, standardet e matjes, bazat për të siguruar gjurmueshmërinë e matjes, kontrollin metrologjik ligjor të instrumenteve matëse dhe rregullat për organizimin e funksionimin e sistemit kombëtar metrologjik në Republikën e Shqipërisë, në fakt, në tërësi të tij përfshin parashikime që bëjnë të mundur lehtësimin sa më shumë të procedurës që një shërbim publik që është dhe duhet të ngelet përgjegjësi e organeve publike për t`u ushtruar, të kryhet nga subjekte private, por:

– pa një procedurë të qartë dhe të mirëpërcaktuar ligjore të ushtrimit të përgjegjësisë;
– pa kritere ligjore konkurrueshmërie; dhe ç’ka është akoma më e rëndë,
– duke mbyllur me vetëdije çdo hapësirë për kontrollin dhe monitorimit nga shteti të mënyrës se si ky shërbim publik i deleguar për t`u ofruar/ushtruar nga një subjekt privat, po realizohet në praktikë.

Këto aspekte të ligjit, por jo vetëm, krijojnë premisa dhe mbështesin praktikat korruptive nëse ky ligj hyn në fuqi me këtë përmbajtje.

Përmes këtij ligji, shteti heq dorë nga një shërbim tërësisht publik. Jo vetëm që heq dorë nga përgjegjësia e tij publike, por kufizon çdo mundësi kontrolli ndaj subjekteve private që do të jenë përfitues të ushtrimit të këtij funksioni me karakter publik.

Ky akt duket se synon të ligjërojë një skemë për qëllime klienteliste, në dhënien me koncesion të shërbimit shtetëror tek subjekte privat, në mënyrë të pakontrolluar, dhe pa negociuar asnjë kusht për mbrojtjen e interesit shtetëror.
Ky ligj:

– shmang konkurrencën e lirë;
– dëmton interesin publik;
– cenon interesat e shtetasve dhe të konsumatorit;
– cenon financiat publike;
– krijon shteg për abuzim me të drejtat e konsumatorit në tërësi;
– mbart rrezikun e prodhimit të kostove shtesë për një shërbim që duhet të kryhej nga shteti;
– ligjëron ekskluzivitetin e ushtrimit të shërbimeve publike nga subjekte të caktuar privatë duke krijuar vetë ligjvënësi monopole, në cenim të tregut të lirë e konkurrues;
– është tregues se si ligjvënsi nuk ushtron më veprimtarinë dhe vendimmarrjen në mbrojtje të interesit publik, por është orientuar në mbrojtje të një pakice subjektesh private.

E thënë thjesht, ky ligj, nisur nga përmbajtja evazive e dispozitave që lidhen me dhënien e autorizimeve dhe mungesës së qëllimshme të mekanizmave kontrollues, krijon bindjen tek publiku, e jo vetëm te Presidenti i Republikës, se de facto i hapet rruga dhënies së të drejtave koncesionare të tjera, në mënyrë të fshehtë, në shkelje flagrante të procedurës konkurruese sipas legjislacionit në fuqi.

Pra, përmes këtij ligji sipas përmbajtjes së miratuar, nga nesër çdo shërbim që kërkon certifikimin metrologjik, mund të jepet me koncesion pa garë, por thjesht dhe vetëm me firmën e një drejtori.

Përmes ligjit për metrologjinë, synohet që paligjshmërisë dhe abuzimit t`i sigurohet mbrojtje ligjore.

Në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 85, pika 1, të saj, kam kthyer për rishqyrtim në Kuvend këtë ligj me Dekretin nr. 11811, datë 5.11.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 126/2020 “Për metrologjinë””, dekret i cili ende nuk është shqyrtuar nga Kuvendi dhe në këtë mënyrë edhe ligji nr. 126/2020, nuk ka hyrë ende në fuqi.

Nisur nga niveli shumë i lartë i hapësirave që lejon ky ligj për praktika abuzive me dhënien e autorizimeve dhe ofrimit të shërbimit publik nga subjekte private, si President i Republikës, përmes kësaj shkrese i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të nisë menjëherë hetimet për të verifikuar se si është ndërmarrë dhe shqyrtuar nisma nga qeveria dhe cilat kanë qenë arsyet reale dhe autorët që e kanë shtyrë apo keqinformuar Kuvendin e Shqipërisë të pranojë këtë rregullim ligjor në dëm të interesit publik, duke vendosur përpara përgjegjësisë të gjithë ata që kanë iniciuar, punuar, ndihmuar, lehtësuar dhe kanë bërë të mundur që kjo nismë të shohë dritën e miratimit në Kuvend dhe t`i hapë rrugën praktikave abuzive me pasurinë publike dhe të ardhurave të qytetarëve gjatë zbatimit në praktikë.

Nisur nga niveli i hapësirave të mëdha që lënë parashikimet e këtij akti për abuzime me qëllime klienteliste, krijohet dyshimi i bazuar se administrata shtetërore ka qënë nën ndikim apo presion për propozimin deri në Kuvendin e Shqipërisë të parashikimeve ligjore që mundësojnë dhënien e autorizimeve duke shmangur kërkesat e legjislacionit në fuqi që garanton konkurrencën e lirë e të ndershme, barazinë e palëve në procedurat konkurruese, kontrollin shtetëror mbi mënyrën e ushtrimit të shërbimeve publike të detyrueshme nga subjekte private.

Ndërsa përmes parashikimeve të fshehura dhe të paqarta ligjore, krijohen të gjitha dyshimet e arsyeshme se synimi është vendosja nën mbrojtje ligjore të çdo abuzimi që do të mund t`i bëhet shtetit shqiptar dhe qytetarëve të tij.

Presidenti i Republikës është i ndërgjegjshëm se deputetët nuk mbajnë përgjegjësi për mendimet e shprehura dhe për votën e dhënë në ushtrim të funksionit. Kjo është përgjegjësi e natyrës politike, gjyqtar i së cilës është publiku shqiptar me anë të instrumentit politik të votës gjatë zgjedhjeve.

Por ky parashikim kushtetues, nuk mund të përdoret kurrësesi si një “strehë imunitare” për veprimet e tjera të ndëshkueshme penalisht të kryera nga administrata, anëtarët e qeverisë dhe anëtarët e Kuvendit, që i paraprijnë apo e bashkëshoqërojnë miratimin e një ligji.

Siç jeni në dijeni, procesi i formësimit të një ligji, fillon që prej ministrive të linjës apo agjencive shtetërore. Vazhdon më pas me procesin e shqyrtimit përgjatë procedurës në Këshillin e Ministrave; pasohet nga inciativa propozuese në Kuvend; e pastaj edhe shyrtimi në procesin parlamentar (në komisione dhe në seancë plenare).

E gjithë kjo trajektore e shqyrtimit të një projektligji, nuk është e mbuluar aspak nga “imuniteti parlamentar”.

Përkundrazi, duke qënë se është procedurë përgjithësisht e mbyllur për publikun, segmente të caktuara vendimmarrëse (institucione varësie, ministri linje, Këshilli i Ministrave apo deputetë relatorë në komisione e seancë) mund të shfaqin potencialin më të madh institucional për të rënë “pre”, apo për t`u përfshirë me dashje në sjellje klienteliste, preferenciale me karakter korruptiv.

Kjo sidomos kur bëhet fjalë për ligje të cilat në përmbajtje të tyre përmbajnë procedura specifike që rregullojnë mundësinë e kalimit nga shteti tek privati i të mirave apo shërbimeve publike në formën e pasurive, lejeve, licencave, autorizimeve, partneritetit publik – privat etj.

Këto sjellje e segmenteve/zyrtarëve të caktuar të administratës, ekzekutivit apo parlamentarëve, kur këta kryejnë veprimtari me natyrë burokratike (relatorë në komisionet përkatëse etj.) janë të tilla që nuk mund t’i nënshtrohen kontrollit publik dhe politik prej zgjedhësve.

Është pikërisht kjo sjellje, kjo qasje, ky segment i veprimtarisë me natyrë ekzekutive e cila krijon shtratin optimal për praktika korruptive flagrante, të cilat mund të provohen përmes hetimit penal objektiv, të shpejtë dhe të gjithanshëm. Gjithçka nga pasojat korruptive që mund të materializohet më vonë, do të jetë thjesht një rrjedhojë automatike e asaj se çfarë ligji/et në fjalë kanë parathënë në momentin e miratimit të tyre.

Është mëse e kuptueshme që autorët e dyshuar të kësaj vorbulle me tendenca korruptive, do të ngrenë “alibinë” se këto praktika korruptive nuk mund “të preken” sepse ligji i ka parashikuar të tilla.

Pikërisht ky rreth vicioz, sipas të cilit mjafton të miratosh një ligj “të korruptuar” e pastaj të gëzosh frytet e korrupsionit që rrjedhin prej tij, e për pasojë të shmangësh përgjegjësinë penale, duke u fshehur pas imunitetit individual të deputetëve që në padijeni, apo në keqbesim, apo në keqpërdorim politik thjesht kanë ngritur kartonin për miratimin e një ligji me përmbajtje të tillë, duhet të goditet në zemër.

Do të mjaftonte që nga ana e institucionit të Prokurorisë të ndiqeshin që në fazat fillestare ideja apo nevoja se përse do të duhet të inciciohej një ligj i tillë, cili ka dhënë urdhrin, arsyen përse, koha përgjatë së cilës është analizuar nevoja për ndryshim, aktorët që janë përfshirë, përgjigjet respektive gjatë procesit të konsultimit (nëse një të tillë ka patur), e kështu me radhë deri në momentin e shqyrtimit në seancë plenare, për të hedhur dritë e për të kuptuar qartë, nëse miratimi i një ligji të tillë ka qënë nevojë e përmirësimit të veprimtarisë shtetërore, apo është bërë me qëllime të mbrapshta për përfitime korruptive, qoftë dhe duke parë edhe kohën kur është miratuar tashmë që jemi pothuajse në fund të legjislaturës përkatëse parlamentare.

Është në misionin kryesor të Prokurorisë së Posaçme, jo vetëm për të treguar një qasje të re të drejtësisë penale, por edhe për të krijuar një impuls të ri të kontrollit të ligjit qoftë edhe ndaj institucioneve më të larta politiko-ekzekutive-vendimmarrëse.

Synimi thelbësor i Reformës Kushtetuese për rikrijimin e frymës së re të drejtësisë në thelbin e vet ka patur si qëllim dhe verifikimin e ngjarjeve apo situata si kjo që po ju parashtroj, pavarësisht nga niveli dhe statusi i subjekteve të përfshira.

Ky është jo vetëm një tjetër rast i testimit të cilësisë së produktit të reformës dhe një mundësi për të krijuar një qasje të re të operatorëve të rinj të drejtësisë, por dhe shërbimi më i mirë për suksesin e saj të mëpasshëm, që do të ketë ndikim të fortë në rikthimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë penale.

Nën optikën e rregullave procedurale penale vlerësojmë se, përmes këtij njoftimi që ju përcjellim, ky akt përmbush të gjithë ekstremitetet e njoftimit të organit të akuzës për dyshimet se në këtë proces janë konsumuar veprimtari të paligjshme.

Si President i Republikës, vlerësoj të nevojshme që për të parandaluar dëmin që mund t`i vijë interesit publik nga hyrja në fuqi e këtij ligji që mbart premisa abuzimi me natyrë korruptive, në rast të rrëzimit të Dekretit të Presidentit, nevojitet hetimi juaj i shpejtë për të kryer veprimet e nevojshme hetimore, si:
– Sekuestrimi i të gjithë praktikës administrative pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për vlerësimin fillestar të nevojës së ndërmarrjes së një nisme legjislative, dratimit të saj, propozimit e shqyrtimit;
– Sekuestrimi i të gjithë praktikës së konsultimit paraprak me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera të përfshira apo të lidhura me këtë proces;
– Sekuestrimi pranë ministrisë përgjegjëse i të gjithë informacionit lidhur me kompanitë koncesionare që aktualisht kanë të drejta shfrytëzimi në fushën objekt rregullimi nga ligji nr. 126/2020 dhe që veprimtaria e tyre lidhen apo mund të favorizohen përmes tij;
– Kqyrja e tabulateve të komunikimeve elektronike/telefonike etj., ndërmjet palëve të interesuara dhe drejtuesve të institucioneve shtetërore;
– Sekuestrimi i të gjithë praktikës pranë Këshillit të Ministrave, nga konsultimi paraprak që bëhet në mbledhjet e drejtorëve të drejtorive juridike të ministrive të linjës; komentet e juristëve të departamentit përkatës në Kryeministri; komentet dhe diskutimet në mbledhjen e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive të linjës që paraprijnë diskutimin e projektakteve në mbledhjen e Këshillit të Ministrave; përfshirë këtu dhe procesverbalet e qëndrimet e shprehura në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku është miratuar projektvendimi për propozimin e këtij ligji;
– Sekuestrimi i të gjithë praktikës pranë Kuvendit të Shqipërisë, përfshirë procesverbalet e shqyrtimit në Komisionin përgjegjës dhe Komisionet për dhënie mendimi, dhe vlerësimet e mendimet e dhëna nga administrata e Kuvendit;
– Sekuestrimi e gjithë praktikës së konsultimit publik me grupet e interesit si pranë qeverisë apo pranë Kuvendit të Shqipërisë;
– Marrjen e dëshmive të të gjithë strukturave teknike dhe individëve të përfshirë në procesin nga vlerësimi i nevojës për ndryshime ligjore, deri në miratimin e këtyre ndryshimeve, që nga institucionet ekzekutive të varësisë, specialisti i nivelit më të ulët, deri tek çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që kanë marrë pjesë në formësimin e kësaj iniciative, apo që kanë udhëhequr dhe votuar këtë proces ligjbërës si në komisionet parlamentare dhe përgjatë fazave të shqyrtimit;
– Sigurimin e të dhënave nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, apo institucionet e tjera inspektuese mbi raportet e kontrollit të ushtruara në fushën e metrologjisë që mund të kenë lidhje me çështjet që rregullon ligji i ri;
– Kqyrjen e adresave elektronike të titullarëve të institucioneve dhe të personave që janë angazhuar dhe kanë patur ndikim në draftimin e shqyrtimin, deri në miratimin e këtij ligji.

Si dhe çdo veprim hetimor tjetër që ndihmon për të zbuluar para shqiptarëve dhe për të ndëshkuar mekanizmin që synon shpërdorimin e pasurisë publike dhe dëmtimin e interesave ekonomike të popullsisë, në cenim të rëndë të interesit publik.

Nisur nga cilësia tepër e dobët e ligjit dhe hapësirave abuzive që ai krijon, Presidenti i Republikës, beson se nëse kryhet një hetim i plotë, objektiv, i gjithanshëm dhe i shpejtë mund të evidentojë fakte edhe më të rënda, të karakterit penal, jo vetëm në procesin administrativ, por dhe të keqinformimit apo keqformimit të vullnetit të deputetëve të përfshirë në shqyrtimin dhe votimin e kësaj nisme.

Problematikat dhe parregullsitë e konstatuara mbi përmbajtjen e ligjit nr. 126/2020, janë të arsyetuara në Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11811, datë 5.11.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 126/2020 “Për metrologjinë”, të cilin e gjeni bashkëlidhur.

Sa më sipër, bashkëlidhur, po ju përcjellim:

– Kopje të njehsuar të ligjit nr. 126/2020 “Për metrologjinë”;
– Kopje të njehsuar të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11811, datë 5.11.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 126/2020 “Për metrologjinë””, së bashku me arsyet e kthimit të ligjit, ku evidentohen të gjitha parregullsitë dhe shkeljet e konstatuara.

Konsultimin paraprak me praktikën parlamentare mund të realizohet në link-un: https://www.parlament.al/ProjektLigje/ProjektLigjeDetails/51440.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

Ilir Meta

/B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Nuk jam si ti që bëj seks me këdo në kafe”/ Plas sherri mes Melisës dhe Sindit, reagon Shqipja, ja si i përgjigjet Melisa! 0 5

Një debat i fortë ka ndodhur në “PërPuthen” mes Sindit dhe Melisës, pasi po komentohej takimi i Sindit me Mevlanin. Melisa iu drejtua Mevlanit, ku i tha se pse del me një vajzë të virgjër, kur ai ka deklaruar se për të seksi, është shumë i rëndësishëm.

Sindi iu kthye dhe i tha se “nuk jam si puna jote që e bën me këdo në kafe”, duke bërë që Melisa të largohej nga studio, e ndjekur më pas edhe thuajse nga të gjithë konkurrentët e tjerë.

Pjesè nga debati:

Sindi: Ça problemi ka që jam e virgjër, se nuk di të bëj seks si puna jote?

Melisa:Ça lidhje ka, kush po të krahason me mua?

Sindi: Pse qëllimi të bësh seks është?

Melisa: Po kush t’u drejtua ty?

Sindi: Është ndonjë problem me bërë seks motra?

Melisa: Ku e di ti, kur ta provosh më thuaj

Sindi: Unë Melisa kurrë nuk ofendoj

Melisa: Jo çne, i keni ofendimet kur ju çohet ju

Sindi: Po ti pret të më ofendosh dhe…

Melisa: Po kush të ofendoi…

Sindi: Po për ty problemi është që unë duhet të mësoj seksin?

Melisa: Provoje, pastaj

Sindi: Ty bravo të qoftë, se kaq di kaq thua, unë nuk jam si ti që e bën me këdo në kafe.

Pas kësaj deklarate, Melisa u irritua së tepërmi dhe preferoi të largohej nga studio. Ndërkohë konkurrentët u ndanë në dy pjesë, në ato që u pozicionuan pranë Sindit, e në ato që nxituan pas Melisës.

Pas këtij debati të fortë ka pasur edhe një reagim nga Shqipe Hysenaj, vajza që u përjashtua disa javë më parë nga emisioni. Ajo i ka dalë në mbrojtje Sindit, duke u shprehur se vajza në fjalë është më e vërteta në spektakël. Shqipja shprehet se Sindi tha diçka që dukej që në fillim dhe se vajzat e tjera që i shkuan pas Melisës janë fallco. Në fund ish-konkurrentja ka “kërcënuar” se kush merret me Sindin ka punë me të më vonë.

“Shpeshherë më bëni tag në disa skena dhe doni me këmbëngulje mendimin tim. E di që jam treguar shumë indiferente dhe nuk ju kam dhënë mendimin kur e keni dashur. Tashmë e keni kuptuar që jam e drejtpërdrejtë dhe ju pëlqejnë goditjet pa sponde. E vërteta djeg gjithmonë. Si në rastin e balonit që thashë unë, doli edhe në rastin e kafes që tha Sindi. Sindi tha diçka që tashmë dihej që në prezantimin e parë. Mos harrojmë që dielli duket që në lindje. Si në rastin e parë, ashtu dhe në rastin e dytë, çdokush që ka shkuar pas për të ngushëlluar vajzat është fallco.

Kush ngacmon më të vërtetën e emisionit (Sindin) ka punë me mua! Dhe me mua ta dini nuk dilni pa u lagur”, shkruante Shqipja.

11.jpg

 

Pas kësaj deklarate, nuk ka vonuar një reagim nga ana e Melisës, e cila në një postim në InstaStory ka shkruar:

“Më bëhet qejfi që jo vetëm brenda por edhe nga jashtë po kërkojnë pak audiencë nëpërmjet emrit tim. Shpresoj t’ju funksionojë kjo strategji duke qenë se po “ju fiket qiriu”, se të paktën keni mbështetjen e njëra-tjetrës. Kaq mjafton besoj, nuk keni nevojë për tag. Ju dua”- ka shkruar Melisa, e cila duket se tashmë është qetësuar dhe po e merr me më shumë sportivitet situatën.

WhatsApp-Image-2020-12-01-at-09.47.29.jpeg

Vaksina e Moderna 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda me COVID-19 ! 0 2

Janë publikuar të dhënat mahnitëse për vaksinën e Moderna-s, e cila pas provave të para duket se ka rezultuar 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të infektimit me virusin Covid-19.

Sipas CNN, kompania i kërkoi FDA-së të rishikojë një grup të zgjeruar të të dhënave që tregon se vaksina është 94.1% efektive në parandalimin e COVID-19 dhe 100% efektive në parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes.

“Kjo është befasuese”, ka thënë Dr. Paul Offit, një anëtar i komitetit këshillues të vaksinave të FDA.“Këto janë të dhëna të mahnitshme”.

Ndërkohë shefi mjekësor i Moderna tha se ai u bë emocional kur pa të dhënat të shtunën në mbrëmje.

“Ishte hera e parë që e lejova veten të qaja”, citohet të ketë thënë Dr. Tal Zaks. “Ne jemi në pritje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e kësaj pandemie”.

Moderna është kompania e dytë që aplikon në FDA për autorizimin e përdorimit emergjent për një vaksinë ndaj coronavirusit. Pfizer aplikoi më 20 nëntor me të dhëna që tregojnë njëlloj efikasiteti të lartë.

Dhe FDA do të takohet me komitetin e saj këshillimor në dhjetor për të shqyrtuar aplikacionet e Pfizer dhe Moderna.

Ndërkohë vaksinimet e para në Shtetet e Bashkuara pritet të ndodhin “drejt pjesës së fundit të dhjetorit”, sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Të dhënat e reja të Moderna

Të hënën, Moderna lëshoi të dhëna të azhurnuara të efikasitetit për provën klinike të Fazës 3.

Duke filluar në korrik, Moderna u dha ose vaksinën e saj ose një placebo – rreth 30,000 njerëzve në Shtetet e Bashkuara.

Me nivele të larta të coronavirusit në të gjithë vendin gjatë muajve në vijim, shumë prej atyre subjekteve të studimit zhvilluan COVID-19.

Por kishte një ndryshim të madh midis grupit që mori vaksinën dhe grupit që mori placebo.

Midis rreth 15,000 njerëzve që morën vaksinën, 11 zhvilluan COVID-19, ndërsa midis rreth 15,000 njerëzve që morën placebo, 185 zhvilluan COVID-19.

Kjo arrin në një efikasitet prej 94.1% për vaksinën e Moderna-s.

Çfarë bie në sy gjithashtu është fakti se asnjë nga 11 personat që morën vaksinën nuk u sëmur rëndë, por 30 nga 185 që morën placebo u sëmurën rëndë dhe njëri prej tyre vdiq.