Pas Taynës dhe Rinës, ish-i dashuri i Kylie Jenner “fiksohet” me Trejsi Sejdinin, ja ç’ka bërë! [FOTO] 0 107

Trejsi Sejdini është një nga modelet dhe vajzat më të komentuara të shoëbiz-it shqiptar. E reja tërheq vazhdimisht vëmendjen e të gjithëve me pozat provokuese që merr në profilin e saj në “Instagram”.

Përveç jetës profesionale, ajo tërheq vëmendje edhe për atë private, ndërkohë që së fundmi është “pikasur” nga reperi i njohur Tyga. Duket se reperi me famë botërore nuk i ka rezistuar dot bukurisë e tipareve seksi të modeles shqiptare, duke i bërë folloë në rrjete sociale.

Nuk e dimë nëse dyshja ka folur apo thjesht pëlqehen nëpërmjet fotove, ndaj këtë presim të na e zbulojë Trejsi.

Mirëpo ajo që dimë është se Trejsi nuk është shqiptarja e vetme që Tyga ndjek, pasi në këtë listë të tij janë edhe emra të njohur si Tayna dhe Rina Balaj.

 

tyge.jpeg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tea sqaron të vërtetën e puthjes së famshme me një djalë tjetër 0 4

Gjatë ditës së sotme në rrjete sociale dhe media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën Tea shfaqej duke shkëmbyer puthje në cep të buzës me një djalë. Këtë të fundit fillimisht ajo e prezantoi si shokun e saj, por më pas kjo puthje i habiti të gjithë dhe i bën ndjekësit të dyshonin se ata të dy kishin nisur një lidhje

Tea ju ka dhënë fund aludimeve duke treguar se si qëndron e vërteta e kësaj lidhjeje. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se djalin në fjalë e ka thjesht mik të mirë dhe se nuk do të flasë më fare për lidhjet e saj këtej e tutje.

Ardian Bujupi përfundon në spital dhe ka një mesazh për të gjithë 0 5

Gjatë muajve të parë të këtij viti, Ardian Bujupi ka qenë një nga këngëtarët më aktivë. Ai ka publikuar deri më tani 3 projekte dhe ka paralajmëruar se për pak ditë do të lançojë këngën e re “Baila Morena” në bashkëpunim me Ivi Cruz. Mirëpo ndërkohë që të gjithë fansat po presin me padurim këtë projekt të ri, Ardiani ka kaluar një situatë të sikletshme.

Së fundmi këngëtari ka zbuluar se ka përfunduar në spital. Ai ka publikuar një foto duke marrë një serum dhe në njërën prej tyre ka shkruar: “Overdozë”. Pasi gjendja e tij është përmirësuar, këngëtari ka publikuar një foto të tij, në të cilën duket paksa i lodhur në fytyrë. Megjithatë, ai ka dhënë mesazhin se nuk ka gjë që e ndal, madje as problemet shëndetësore.

I urrej spitalet. Nuk mund të më mundni. Askush nuk mund të më ndalë, madje as trupi im. Ju uroj të gjithëve një ditë të shëndetshme”, ka shkruar Ardiani përkrah fotove nga spitali.