Pas shumë shkeljesh, Edi Rama njofton largimin nga posti të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj! 0 23

Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama në një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook, foli për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Ai shtoi se i takon drejtësisë të vendosë për këtë ngjarje të pashpjegueshm.

“E kam parë qartë se fjalët janë të pafuqishme përballë dhimbjes që përjetonin familjarët. Përveç Drejtësisë për viktimën nuk mbetet asgjë tjetër. Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrën më të pashpjegueshme deri më tani. Pavarësisht faktit se vrasja është kryer nga një njeri te një njeri tjetër arma ishte e shteti ndaj ndjesa i takon shtetit. Patjetër autori do të hetohet dhe gjykohet nga organet 4 drejtësisë. Akti i tij është fare i pakuptueshëm, është drejtësia që thotë fjalën e fundit. Sado padiskutueshme të jetë fajësia e efektivit të policisë drejtësia ka nevojë ta dëgjojë edhe atë. Ndjenja e revoltës së menjëhershme është e domosdoshme që të mos humbasin reflektimin.”

Ai po ashtu njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Rama tha se është i kënaqur me përgjegjësinë që mori ministri për shkak të vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, ministri i Brendshëm më ka informuar dhe vënë në dispozicion dorëheqjen e tij. Dhe jo vetëm për të larë gojën, po duke më shpjeguar pse tërheqja e tij nga posti i lartë, ishte rruga e duhur për të personalisht, për mua që i kam besuar atë detyrë dhe për qeverinë e shumicën tonë qeverisëse.
I kam thënë të më presë të kthehem, sepse kam dashur ta shoh në sy, ta dëgjoj e të më dëgjojë, e të jem bashkë me të në momentin e hedhjes së këtij hapi të rëndësishëm. Jemi takuar sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjshmërisë qytetare dhe kuotën morale me të cilën e mat veten e detyrën e tij Sandër Lleshaj. Unë e kam ditur, sot le ta mësojnë të gjithë ata që duan të besojnë tek fakti se në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj. Ai s’ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të efektivit të policisë. As direkt, as indirekt. Por është vrarë një djalë 25 vjecar dhe është hapur një varr në shpirtin e një familjeje shqiptare, e është krijuar një brengë në shpirtin e një populli të tërë.

Mbrëmjen e djeshme, kryeqyteti u përfshi në protestë masive ku  qytetarë të shumtë u mblodhën para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Më pas ata u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku kanë tentuar të hyjnë brenda por nuk ia kanë dalë. Në orën 22:00 protestuesit marshuan drejt shtëpisë së Klodian Rashës, ku edhe ndezën qiri në kujtim të 25-vjeçarit.

Protesta ishte e dhunshme pasi u dëmtuan dhe dogjën disa objekte si edhe u lënduan 9 efektivë, 3 prej të cilëve u shtruan në spital në gjendje të rëndë, pasi kanë marrë dëmtime serioze në kokë dhe në trup.

Sakaq, protesta paqësore pati edhe në qytete të tjera, si Vlorë, Elbasan, Durrës, Gjirokastër, Berat.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Partia republikane realizon takimin ne njesine numer 7 0 8

Gjate pasdites se sotme anetare te partise Republikane u mblodhen ne takimin e organizuar prane njesine numer 7 ne qytetin e Tiranes.

Te pranishem ishin nder te tjere edhe Blendi Sulaj, Famela Sullaj, si dhe anetare te tjere.

Arsyeja e mbledhjes ishte organizimi i metejshem i puneve ne lidhje me zgjedhjet e muajit prill.

Ne takim moren pjese edhe anetare te forumit rinor te partise Republikane.

Pritet te shohim ne ditet ne vazhdim ecurine e organizimeve te bera nga partia Republikane./albaniareport.al

Ups! Selena Gomez e mërziti aq keq Malumën, saqë ai na e tregoi të gjithëve! 0 11

Duket se dikush e mërziti Malumën, dhe shumë po shikojnë drejt Selena Gomez.

Këtë të premte, këngëtarja 28-vjeçare u bëri fansave një dhuratë me kthimin e saj në muzikë. Dhe ata që buzëqeshën më shumë janë fansat latinë, pasi kënga e saj e re është në spanjisht: De una vez.

Fabula e këngës flet për dhënien fund një marrëdhënieje dhe në vetëm 25 orë klipi i kapërceu 15 milionë shikime.

Ndërsa “selenatorët” janë super të emocionuar nga ky projekt dhe po praktikojnë spanjishten(ata që s’dinë), një reagim i Malumës ka marrë vëmendjen e të gjithëve duke na bërë të dyshojmë se i drejtohet këngëtares amerikane.

Vetëm pak orë pas lançimit të këngës, Maluma shkroi në një status në Twitter: “Nëse nuk doni të punoni me dikë vendoseni në dijeni. Ka njerëz që shpresojnë kot që në fund të marrin 0. Sinqeriteti mbi të gjitha.”

Pse fansat mendojnë se kjo i referohet Selenës?

Nëse e thua për Selenën, ajo e bëri të qartë në një intervistë se nuk do të bashkëpunojë me ty dhe ashtu bëri!”-i shkruante një nga fansat kolumbianit. Intervista të cilës i referohet ndjekësi është një ku Selena dyshohet se kritikoi Maluma për këngën “Cuatro Babys”.

Në vitin 2017, këngëtari i “Hawaii” i shkroi koleges së tij në Twitter: “Do të doja të bëja një këngë me ty. Zoti të bekoftë, ti je një shembull. Unë të admiroj”.

Sakaq, në vitin 2018, Maluma ka thënë në një intervistë për një media braziliane se kishte qenë në kontakt me Selena Gomez për të punuar, por që mesa duket ajo ishte shumë e zënë dhe bashkëpunimi i tyre nuk u realizua kurrë.

Në dhjetor të viti që lamë pas media të tilla si ‘Popsugar’ raportuan se artistët filluan të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram, duke shkaktuar thashetheme për një bashkëpunim të mundshëm.

Megjithatë, aktualisht Maluma nuk është në listën e personave që ndjek Selena në këtë rrjet sociale, teksa kolumbiani vijon ende ta ndjekë atë.

Nuk mund të themi me siguri se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe nëse statusi i “pretty boy, dirty boy” i adresohet Selenës, por për momentin kjo është teoria që po qarkullon në rrjet. A do kemi një bashkëpunim mes tyre në të ardhmen? Kurrë nuk i dihet./iconstyle