Pas sherrit të bujshëm, Fationi LARGOHET nga ‘Përputhen’ dhe bën deklaratën BOMBË: ‘Janë bërë dashnorë me njëri-tjetrin…’ 0 48

Fation Kuqari u përfshi në një debat të ashpër në puntatën e ditës së hënë të “Përputhen”. Ai dhe Erisi, djali i ri që i është bashkuar programit, nuk i kursyen të sharat dhe ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Menjëherë pas sherrit, Fationi ka deklaruar largimin e tij nga “Përputhen”. Me anë të një statusi të gjatë në Instastory, ai ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e programit.

“Me gjithë respektin ndaj produksionit dhe autores ju njoftoj se do largohem nga “Përputhen”. Kjo për shkak se nuk mund të bëhem dot pjesë e gjithë intrigave, mashtrimeve, viktimizimeve, lotëve të krokodilit dhe dyfytyrësisë që tjetër janë dhe tjetër hiqen para publikut. Këto ditë më kanë ardhur shumë mesazhe ku më pyesin apo më kritikojnë që dal nga vetja apo për zërin tim të lartë, dua t’iu them që Fationi del nga vetja kur sheh hipokrizi me kamera fikur, kur të gjithë e dinë për çfarë flet Fationi por kur ndizen kamerat të fryjn dhe thonë “Thuaje po je burrë” ose “Hë thuaje se je mësuar me sulme”. Ka pasur disa puntata që jam penduar që ka degraduar situata, jo për ata që janë atje, po për familjen që më ndjek apo për këdo që ka pasur simpati për mua. Por këto puntatat e fundit nuk më pëlqejnë as mua, kam dalë shumë nga vetja, jo se kanë ndryshuar gjëra por jam lodhur me këtë hipokrizi, viktimizim, mashtrim dhe intriga nga konkurrentët, ndaj del Fationi nga vetja se sheh atë që nuk e shihni dot ju dhe nuk bëhet dot pjesë e tyre. Dal nga vetja se e dinë pikën time të dobët që nuk shtirem dot dhe bëjnë aleancë për të më sulmuar sepse vetëm kështu marrin vëmendje nga publiku. Janë bërë motra e vëllezër dhe dashnorë me njëri-tjetrin, por këto nuk shihen nga ju dhe produksioni, shihen nga unë ndaj reagoj aq keq për gjëra të vogla në dukje”, ka shkruar Fationi mes të tjerash. Ai e ka mbyllur duke i kërkuar falje produksionit, autores, Arjan Konomit, Bora Zemanit dhe publikut.

-640-0-6005d8afa42e7.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jasmina plas “bombën” tjetër: “Një mashtruesi si Andi nuk i duhet një përgjigje e shpejtë” 0 9

Pasi akuzoi dhe demaskoi publikisht Andi Artanin se u largua një natë më parë nga ditëlindja e Fation Kuqarit për të qëndruar me këngëtaren Diona Fona, Jasmin Kadriu ka plasur “bombën” e radhës.

Ndërkohë që fansat dhe ndjekësit në Instagram e kanë pyetur vazhdimisht se pse nuk ka një reagim nga palët e tjera, ish-konkurrentja është përgjigjur duke theksuar se një personi manipulues e mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, por një e mirëmenduar.

“Një personi që është manipulues dhe mashtrues nuk i duhet një përgjigje e shpejtë, i duhet një përgjigje e mirëmenduar. Kështu që le të marrin kohë sa të duan se këtu më kanë,” është shprehur Jasmina përmes një videoje në Instastory ku falenderon edhe mbështetësit e saj për mesazhet suportuese.

Kujtojmë se i vetmi reagim që ka ardhur nga Andi është se ai e ka fshirë Jasminën nga Instagrami dhe nuk e ndjek më. /Afterparty.al

Pas lajmeve për ndarje nga Fjolla, reagon bashkëshorti i saj 0 7

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kohë më parë kanë kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.

Gjersa dukej se çdo gjë po shkonte për mrekulli, në media u përhap lajmi se çifti janë ndarë.

Madje u përfol se Fjolla ka abortuar fëmijën që priste me Fisnikun.

Pas përhapjes së lajmit ka reaguar ky i fundit.

Ai ka bërë një urim për festën e Fitër Bajramit me një fotografi ku shfaqet bashkë me Fjollën duke mohuar indirekt lajmin për ndarje.

“Nga zemra ju urojmë shëndet, begati dhe harmoni në familjet tuaja. Fisniku dhe Fjolla”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.