Pas problemeve me ligjin, Fjolla Morina dhe i dashuri biznesmen martohen në fshehtësi? Ky DETAJ ngre dyshimet! 0 23

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina kanë qenë në qendër të mediave kohët e fundit pas zyrtarizimit të marrëdhënies së tyre. Së fundmi një lëvizje e papritur në Facebook ka ngjallur dyshime se ata janë martuar. Ajo ndryshoi statusin në profilin e saj zyrtar në këtë rrjet social, duke e bërë nga beqare në “e martuar me Fisnik Sylën”.

Komentet me urimet të shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve u kanë uruar çiftit jetë të gjatë dhe të lumtur bashkëshortore. Nuk dihet nëse ata kanë organizuar edhe dasmë apo vetëm celebrim.

BNM.png

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Si u ribashkuan Mozzik me Loredanën? Postimi i fundit i reperit i tregon të gjitha 0 11

Mozzik u shpreh disa javë më parë se nuk është ribashkuar me Loredanën dhe se nuk do të kishte turp ta pranonte nëse do të ishte e kundërta.

Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, u shpreh reperi në fillim të këtij viti në një intervistë për “Prive”.

Mirëpo pjesa e fundit e dokumentarit të Loredanës na tregoi komplet të kundërtën. Në një sekuncë të dokumentarit ata shfaqeshin bashkë në një poligon duke qëlluar me armë e dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Gjithashtu Loredana shkëputi vetëm këtë pjesë dhe e publikuoi në “Instagram”-in e saj. Madje Mozzik pranoi se mund të rikthehet sërish në të ardhmen për të jetuar me Loredanën në Zvicër.

Pas dokumentrait, Mozzik publikoi në Insagram dy çiftet e famshëm, Bonnie & Clyde dhe Romeo & Juliet, me të cilët ka identifikuar marrëdhënien e tij të dashurisë me Loredanën.

Sigurisht që gjithë këto shenja i ka çuar fansat të mendojnë se në fakt ata të dy janë ribashuar, por thjesht ju duhet akoma më shumë kohë për ta pranuar me gojën plot publikisht.

Mirëpo çfarë i bëri ata të riktheheshin me njëri-tjetrin dhe të linin pas të shkuarën? Mozzik ka publikuar në Instagram një shprehje, që hapur tregon se si u ribashkuan ata dhe e bën akoma më të fortë lidhjen e tyre.

Marrëdhëniet bëhen më të forta kur të dy njerëzit janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin njëri-tjetrin”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Mozzik.

Kujtojmë se pas ndarjes së tyre të bujshme, Mozzik dhe Loredana, folën publikisht kundër njëri-tjetrit. Megjithatë ata i kanë lënë tashmë të gjitha në të shkuarën, për t’i dhënjë një shans të dytë njëri-tjetrit dhe për t’ja nisur nga e para./iconstyle

Realizohet takimi i Keshillit politik te PR me Ish Ministrin e Jashtem z Besnik Mustafaj 0 7

Keshillt politik I Partise Republikan zhvilloj takim me Ish Ministria e Jashtem Besnik Mustafaj dhe Ambasadorin Arben Cejku per te diskutuar per bllokimin e integrimit Europian te Shqiperise per 7 vite rresht nga regjimi I korruptuar i Edi Rames:
Ne fillim te fjales kryetari I PR Mediu I beri me dije Keshillit Politik situaten me kualicionin opozitar.
“Ne mund tii referohemi cdo lloj rezultati elektoral, si të Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane dhe partive të tjera, për të përcaktuar se ku është pesha elektorale e Partisë Republikane, ku është pesha elektorale e Partisë Demokratike, si është shtrirja gjeografike e votave të Partisë Republikane, dhe në të gjitha qarqet, se ku e ka vendin Partia Republikane, në renditjen e kandidatëve.

Ne mundësisht të gjykojmë bashkë me Partinë Demokratike se kush janë kandidaturat fituese. Për mua është shumë i rëndësishëm cdo republikan, por kur ai është fitues, ashtu sic është i rëndësishëm dhe cdo demokrat kur është fitues. Ne nuk mund ti presim rrugën një demokrati fitues, madje do ta mbështesim atë, ashtu sic besoj edhe Partia Demokratike nuk mund t`i presë rrugën një republikani kontribues dhe fitues, sepse i shërben fitores së datës 25 prill.

Marrëdhëniet e Partisë Republikane me Partinë Demokratike janë shumë më specifike se marrëdhëniet e partive të tjera. Kemi një historik 30 vjecar, e thamë dhe në aktivin që bëmë, një marrëdhënie të jashtëzakonshme që kemi krijuar me zotin Berisha, zotin Mustafaj dhe të tjerë ndër vite, por sot jemi në një përgjegjësi akoma më të madhe dhe unë jam i prirur deri në fund, si drejtues i Partisë Republikane, që ne të kemi një koalicion të përbashkët, sepse besoj që kjo është rruga e vetme për të arritur që të fitojmë zgjedhjet, por njëkohësisht duke shprehur dhe përgjegjësinë tonë, përballë cdo republikani të thjeshtë dhe demokrati që na kanë besuar ndër vitë dhe që duan që të ndryshojë kjo situatë.

Ne do të vazhdojmë aktivet nëpër rrethe dhe deklarimin e kandidatëve të Partisë Republikane dhe e them edhe njëherë, jo në dëm të koalicionit, jo në dëm të marrëdhënieve, por në shërbim të marrëdhënieve, por edhe për të qënë të përgatitur në rast të fundit, në qoftë se ne do të na duhet të dalim vetëm si Parti Republikane, gjë të cilën nuk e uroj asnjëherë.
Me tej Mediu theksoj se:
Ka 7 vjet që Rama refuzohet, se unë nuk mendoj se refuzohen shqiptarët. Ka 7 vjet që i bëhet karshillik Bashkimit Europian. Janë shtuar shumë pyetje dhe pikëpyetje, në raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Besnik Mustafaj: duke vleresuar punen e qeverise Berisha per antaresimin ne Institucionet nderkombetare Euro-Atlantike vleresoj procesin e heqjes se vizave si nje moment I rendesishem me rrugetimin Europian dhe jeten e cdo qyteyari“Ne arritëm heqjen e vizave që ishte ëndrra më e ankthshme. Ishte makthi i shqiptarëve, marrja e një vize, orët që kalonin shqiptarët para ambasadave, poshtërimin që pësonin ata para ambasadave. U arritën ato kritere që kërkoheshin, që ishin sigurimi i kufijve. Ne arritëm të hiqnim vizat, arritëm që të krijonim bindjen tek partnerët e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nëpër asnjë aspekt integrues nuk është bërë pengesë Hollanda. Solla shembullin e Hollandës meqë është shumë flagrant këto kohë, dhe që kryeministri e quan se është për problemet e saj të brendshme, të cilat i transpozon në platformat e zgjerimit të Bashkimit Europian”.

Pse Shqipëria është këtu ku është sot me integrimin Europian tha Mediu sepse:
Bindja ime është për shkak sepse është shkatërruar cdo lloj organizimi dhe funksionimi të shtetit. Edi Rama në mënyrë të qëllimshme ka shkatërruar institucionet. Besoj që nuk i shërben asnjë interesi të shqiptarëve, përvec interesit të pushtetit. Krimi dhe korrupsioni janë dominant dhe janë të dukshëm sot dhe me efekte jo vetëm në Shqipëri por edhe në perëndim, që ndihen nga qeveritë dhe nga qytetarët e këtyre vendeve dhe që reflektojnë pastaj dhe në marrëdhëniet me Shqipërinë. Janë detyrime të cilat janë mbivendosur qeverive socilaiste që për fatin e keq asnjëherë nuk janë marrë seriozisht, analizuar në mënyrë të përbashkët politike për të arritur në përfundime se si mund të kapërcehen këto situata.

Besnik Mustafaj: “Pra, nuk ka një perceptim të drejtë të perspektivës diplomatike nga ana e këtij kryeministri, i cili, e them me gjakftohtësinë më të madhe, realisht nuk kupton marrëdhëniet ndërkombëtare, nuk kupton cfarë është diplomacia, dhe mendon se mund ta përdorë këtë gjë për protagonizmin e tij personal, për t`u perceptuar nga publiku shqiptar me adhurim”.

Ambasadori Arben Cejku vleresoj se: “ Edi Rama me politikën e vet dhe politika e tij e jashtme ka qenë një diplomaci kryeministrore, e cila ka injoruar Ministrinë e Jashtme, pastaj ka injoruar të gjitha tezat që janë mbartur nga një ministër tek një ministër tjetër, dhe ka patur një dalje jashtë konteksti të rolit që duhet të luajë Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s”./albaniareport.al