Pas prezantimit të “Për’puthen”, Anës i ndodh e papritura në rrjete sociale! 0 90

Pas skandalit me Arjonin,që bëri bujë të madhe, Ana Lleshi u përjashtua nga “Për’puthen” për shkak të thyerjes së rregullit bazë të programit. Më vonë ajo u rikthye në “Për’puthen Prime” dhe sërish tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke i dhuruar një puthje në buzë Atdheut. Ky i fundit nuk u largua nga emisioni, por tha se kjo ishte thjesht një puthje lamtumire.

Mirëpo Ana nuk e mbylli me kaq dhe mbrëmë u shfaq sërish në program. Këtë herë jo si konkurrente, por si prezantuese në vend të Bora Zemanit, e cila u infektua me Covid-19.

Teksa moderonte, Ana nuk la pa ngacmuar gjithashtu edhe disa prej djemve të “Për’puthen” dhe mori dy kërcime hot nga Riniani dhe Andi.

Pas rikthimit në “Për’puthen” dhe moderimit të emisionit, Anës i ka ndodhur e papritura në rrjete sociale.

Ajo ka marrë dashurinë e madhe të fansave dhe tregon se nuk e kishte pritur aspak diçka të tillë prej tyre.

Ana i ka falenderuar të gjithë për faktin që e kanë pranuar siç është, me të metat e gabimet e veta dhe tregoi se dëshiron t’ua kthejë 100 fish dashurinë që ka marrë prej tyre.

Një falenderim special nga Ana ishte për Olsën, e cila e riktheu në emision dhe e bëri të ndjente sërish ato emocione të bukura.Video Player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 5

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

Veliaj uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh 0 4

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët për Bajramin e Madh, duke u shprehur për më shumë paqe, tolerancë dhe solidariteti.

Në një postim në rrjetet sociale Veliaj shkruan:

“ Gëzuar Bajramin!

Respekt për sakrificën e të gjithë atyre që agjeruan këtë muaj të shenjtë!

Uroj të na gjejë më të paqtë, më tolerantë e më solidarë mes nesh.

Zoti ju dhëntë shëndet, fat e begati në familje! “, thekson Veliaj.

Postimi i plotë: