Pas përballjes me Sindin THUMBOI Melisën ? Atdheu REAGON dhe sqaron të vërtetën e postimeve 0 24

Të dielën që lamë pas, në“Për’puthen Prime” Sindi dhe Atdheu u ulën përballë njëri-tjetrit për të sqaruar situatën mes tyre. Kohëve të fundit, mes Sindit dhe Atdheut ishte vënë re një afrimitet i madh, ndërkohë që Atdheu gjithashtu tregohej tepër i ngrohtë në takime me Melisën. Kështu, për të sqaruar situatën e tyre, ata u ballafaquan në studio, ndërsa Atdheu i pranoi Sindit se ka pëlqim për dy femra, për të dhe Melisën.

Madje një video e tyre e shfaqur në ekran, ku dukeshin tepër të ngrohtë me njëri-tjetrin në prapaskenë, trazoi ujërat dhe Melisa e quajti Atdheun ‘të lëkundur’.

Menjëherë pas spektaklit u duk se Atdheu dhe Melisa nisën të hidhnin kunjat e para për njëri-tjetrin në rrjete sociale. Ishte Atdheu ai që publikoi i pari një shprehje krahas fotos së tij, e cila shkruante: “Disa njerëz në jetën tonë vijnë me datë skadimi”. Të njëjtën gjë bëri edhe Melisa, e cila disa minuta më pas publikoi një foto të sajën ku shkroi: “Të mos kesh ndjesi kundrejt një personi nuk është gabim. Gabim është justifikimi i kësaj mungese ndjesish.”

WhatsApp-Image-2021-01-25-at-09.56.58-1.jpg

WhatsApp-Image-2021-01-25-at-09.56.59.jpg

Në lidhje me këto fjalë, që nga publiku u përkthyen si thumbime, Atdheun e ka ngacmuar dhe blogeri e opinionisti, Olti Curri.

“Ore zotëri do sillesh mirë me gocën ti apo si e ke hallin”, ka shkruar Olti në një postim duke përmendur Atdheun.

Ky i fundit i është përgjigjur menjëherë Oltit, duke reaguar edhe në lidhje me thumbimet e aluduara për Melisën. Atdheu shprehet se e gjitha ka qenë një keqkuptim, sepse ai nuk ka asgjë me Melisën.

“Si urdhëron zotëri po është një keqkuptim asgjë më shumë. Nuk kam kunja për asnjë sidomos për Melisën”, ka shkruar Atdheu.

at.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

‘Fëmijët po infektohen në masë nga Covid-19’, mjekja shqiptare PARALAJMËRON prindërit, ja çfarë doli nga testi i 9-vjeçares 0 10

Kohët e fundit ka pasur një rritje të numrit të moshave të reja, të infektuar me koronavirus.

Po ashtu, është ngritur alarmi për shtimin e numrit të fëmijëve të shtruar te Pediatria në QSUT, të cilat janë infektuar me Covid-19.

Mjekja Lida Shosha ka bërë thirrje që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve, pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar rezultatin e testit serologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka pasur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë, është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë

Femijet po infektohen ne masë. Kujdes!!! Femijet infektohen dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj. Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.

Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor. Bejini tampon femijeve. Ne te njejten dite, serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.

Tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e #riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

//NewsBomb

70-vite nga pushkatimi pa gjyq të 22 intelektualëve, Meta me mesazh të fortë: Më 25 prill triumfi i demokracisë dhe votës së lirë 0 11

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me 70-vjetorin e pushkatimit pa gjyq të 22 intelektualëve, të ekzekutuar me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë. Ndërsa e konsideron ngjarjen një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Meta ndër të tjera Meta se “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

“Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës.”- shkruan Meta, në postimin e tij.

Postimi i plotë:
Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë.

Sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.
Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës. 🇦🇱