Pas Oriola Marashit, një tjetër shqiptare do të “pushtojë” pasarelat e “Guess” 0 7

Tani është momenti i ish-Missit shqiptar dhe modeles së njohur, Megi Luka që të bëhet pjesë e pasarelave të ”Guess”. Këtë lajm e dha vetë modelja nëpërmjet rrjeteve sociale, ku ndau me ndjekësit e saj disa foto nga zyrat e “Guess”, krahas së cilave shkruante:

“Po, një aventure të re! Faleminderit Paul Marciano, Guess.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web” 0 6

Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

Pas rastit të miliona profileve të Facebookut të hakeruar dhe kthyer ‘online’, është ndezur alarmi edhe për një tjetër vjedhje të dhënash. Këtë radhë bëhet fjalë për 500 milionë profile në Linkedin, platformën profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë. Sipas kërkuesve të Cyber News, arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linçeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.

Bebe Rexha shfaqet veshur me bikini dhe tregon gjithë krenari trupin e saj 0 6

Disa javë më parë, Bebe Rexha publikoi një video të saj në rrjete sociale, në të cilën shfaqej krejtësisht ntyrale pa asnjë lloj filtri dhe pa grim në fytyrë. Këngëtarja zbuloi se edhe ajo is gjithë njerëzit e thjeshtë ka strija në trup, nuk ka forma perfekte dhe në fytyrë ka shenja lodhjeje.

“Jam shumë e lodhur nga photoshopi”, shkroi Bebe përkrah videos, duke thyer çdo lloj tabuje për shfaqje të tilla në rrjete sociale.

Ndërkohë së fundmi ajo ka ndarë një tjetër video, ku shfaqet e veshur me bikini dhe tregon si është trupi i saj në realitet. Në të mund të dallohet qartë celuliti, strijat dhe kofshët me palosje. Këngëtarja ka nxitur kështu të gjithë ndjekësit e saj, që të heqin dorë nga të menduarit se duhet të duken perfekt në çdo moment dhe të tregojnë si duken realisht përtej filtrave.

“Dua të shikoj trupat tuaj të vërtetë. Ju jeni të bukur. Të shëndoshë. Të dobët. Celulit. Shenja strijash. Palosje. Më dërgoni videot tuaja. Nuk dua gënjeshtra photoshopi. Çdokush është i bukur”, ka shkruar Bebe përkrah videos së saj dhe fansave që kanë bërë të njëjtën gjë si ajo.