Pas ndarjes nga Jonida, Romeo Veshaj nis romancën me bukuroshen e njohur shqiptare 0 79

Prej kohësh, këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori i humorit Romeo Veshaj, kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar për romancën e tyre me ulje e ngritje të shumta.

Mirëpo, Jonida ishte ajo që deklaroi së fundmi se këtë vit, Shën Valentini e gjeti single, duke lënë të kuptohet se mes saj dhe Romeos ka marrë fund.

Këngëtarja u rrëfye gjatë emisionit të saj “Jonida’s Room”, teksa e ftuara, Kleoniki Delijorgji, po i lexonte disa letra.

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida.

Këngëtarja e tha fjalën e saj, ndërsa Romeo qëndroi i heshtur pas kësaj deklarate. Mirëpo, “Iconstyle.al” ka mësuar se në fakt, aktori po shijon një romancë të re me një vajzë jo pak të njohur për publikun shqiptar.

Bëhet fjalë për Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit, me të cilën ai ka shijuar një ditë në Vlorë.

Dyshja ka ndarë foto nga i njëjti vend dhe përveç këtyre pamjeve, vetë Aleksia ka ndarë në rrjetet e saj sociale foto në makinë, ku mund të dallojmë fare lehtë Romeon i cili shfaqej duke i dhënë makinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Deklarata bombë e Jasminës! ‘Nxjerr zbuluar’ Andin dhe Diona Fonën: Do ja çjerr maskën! 0 7

Pak ditë më parë Andi dhe Jasmina dolën nga programi “Përputhen” për ta njohur njëri-tjetrin jashtë. Mirëpo, gjërat nuk kanë shkuar mirë mes tyre dhe shkaku është bërë këngëtarja Diona Fona.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Jasmina ka reaguar e revoltuar. Ajo ka treguar se Andi ka qenë i ftuar në ditëlindjen e Fationit, por ka ikur menjëherë drejt Vlorës sapo e ka kërkuar Diona.

Jasmina nuk i ka kursyer dy fjalë dhe për këngëtaren, për të cilën shprehet se “bota është e rrumbullakët, sot unë nesër ti”.

“Boll me pyetet se cfare ben Andi e nga eshte Andi. Durova te dal si femer e fiksuar para nje Shqiperie nderkohe qe duket kush shkon mbrapa femres se gabuar. Dje ka qene i ftuar ne ditelindje por ka ikur direkt drejt Vlores per t’i ardhur ne ndihme “shoqes” qe e ka njohur vec kur i ka shkruar per ta marre si imazh. Nuk kam folur e nuk kam hapur kesi temash sepse personi ne fjale takohej me mua dhe me bente te dukesha si e cmendur per kto “mendime”. Dje ua them sinqerisht po e prisja t’u dilnin fotot dhe ja ku ma nxoret ftyren e vertete te mashkullit “te dashuruar “. Njeriu fundit qe do doja tja hiqja masken publikisht por si fillim ai s’duhej te kishte maske me mua. Sa per kte “femren” bota eshte rrumbullak sot une neser ti. Edhe po, jam duke i dhene rendesi publike dhe kushdo qe do doje te kthej pergjigjie jam e hapur per cdo ballafaqim! Edhe pse ska goje njeri tme flas. Gjithsesi ju pres”, ka shkruar Jasmina.

 

-640-0-609a94dbe20cd.png

Vrasja tek “5 Maji”/ “Pasi e qëlloi Marjusi tentoi të vetëvritej”, dëshmia e shokut të viktimës 0 12

Një dëshmi tronditëse nga një mik i tij vjen në lidhje me vrasjen e 27-vjeçarit Mehmet Qema, i cili u qëllua për vdekje aksidentalisht nga miku i tij. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në lagjen ‘5 Maj’ në Tiranë.

Në një lidhje skype për emisionin “Me zemër të hapur” Egli Cekrezi rrëfeu se kishte qenë 2 minuta para se të ndodhte ngjarja me shoket e tij, ndërsa ishte në një ambient tjetër duke ngrënë.

Ai tha se sapo kishte dëgjuar të shtëna me armë kishte shkuar tek shokët e tij dhe ishte përballur me skenën e rëndë. Sipas Cekrezit, Marjus Dema, që është edhe autori i ngjarjes, ka qëlluar mikun e tij aksidentalisht, pasi kanë qenë duke luajtur.

Mes të tjerash i riu tha se Marjusi ka tentuar që të vrasë veten pas krimit, pasi ka përjetuar gjendje shoku. Çekrezi ka hedhur mes të tjerash akuza të forta për mjekët e Urgjencës në QSUT, pasi sipas tij ata nuk i kanë ofruar asnjë shërbim Qemës, i cili në ato momente ishte gjallë. Ai tha për gazetaren Evis Ahmeti se duke marrë shkas nga fakti se mjekët nuk po e preknin me dorë shokun e tij, e kanë nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës.

“Isha duke bërë disa piktura. Ishim duke qeshur, dhe po bënim muhabete shaka. E kam çuar veten dhe se di se si ndodhi kjo gjë. Se besoj dot se unë po shkoj tek Mehmeti. Isha tek çunat vetëm 2 minuta para, por pastaj kam marrë diçka për të ngrenë. Atë natë kam shkuar se bëj dhe disa piktura në atë zonë. Ishim të gjithë si çuna, se kuptoj se si ndodhi kjo gjë. Se di sa kishin ata aty. Por ata të dy ishin vëllezër, ishin qafë për qafë. Biseda ishin të si ato të përditshme. Ishin duke ulur, duke qeshur. Ata i kishin thënë qe ule armën, ai po luante, po bënte shaka. Unë isha poshtë po haja. Kur dëgjova armën shkova me vrap dhe pashë. E çuam Mehmeti në spital, në QSUT dhe 30 minuta nuk e prekën me dorë. Ai ishte i gjallë. Ata thonin që; ‘do presim policinë’. Vetë ne e hapëm ambulancën dhe e nisëm për në spitalin e Traumës. Kam marrë taksinë dhe shkova në spital dhe më pas në Durrës. Kam 2 ditë pa fjetur kam keq emocionalisht. Ai do kishte mbijetuar nëse doktorët do ta kishin marrë në dorë. Plumbi u mor poshtë barkut, jo në anën e apendistit. Si ka dëgjuar të shtënat kam parë Marjusin, ishin shumë keq, tentoi që të bënte vetëvrasje. Tek spitali kemi shkuar unë, Erlindi, Lindi. S’kemi shkuar të gjithë se nuk e mbaj mend. Është hera e parë në jetën time që më ndodh diçka e tillë në sy. Jam keq.”, tha Çekrezi.