Pas Facebook, alarm për Linkedin – 500 milionë profile dalin në shitje në “Dark web” 0 40

Një ditë më parë u raportua për shumë adresa Facebooku të hakeruara, ndërkohë që tani është lëshuar alarmi për një tjetër platformë, Linkedin. 500 milionë profile të platformës profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë janë në shitje në “Dark web”.

Pas rastit të miliona profileve të Facebookut të hakeruar dhe kthyer ‘online’, është ndezur alarmi edhe për një tjetër vjedhje të dhënash. Këtë radhë bëhet fjalë për 500 milionë profile në Linkedin, platformën profesionale që ka më shumë se 600 milionë përdorues në botë. Sipas kërkuesve të Cyber News, arkivi është në shitje në “Dark web” dhe mes të dhënave ka adresa e-maili, numra telefoni, detaje profesionale, përveç linçeve dhe profileve të rrjeteve të tjera sociale. Janë të gjitha të dhëna që mund të përdoren për sulme të mëtejshme, vjedhje adresash dhe mashtrime ‘online’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Basha uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur, Zoti e bekoftë Shqipërinë 0 12

Kryedemokrati Lulzim Basha, me rastin e festës së Fiter Bajramit, ka shkuar për vizitë në selinë e Komitetit Mysliman të Shqipërisë.

Nga atje, në një prononcim për mediat, Basha, i ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë Fiter Bajramin dhe agjërim të pranuar e shpresë të përtëritur.

“Gëzuar Fiter Bajramin, agjërim të pranuar, shpresë të përtëritur, Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

 

Presidentja Vjosa Osmani uron Fiter Bajramin: Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri solidare 0 11

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar besimtarëve myslimanë festën e Ftier Bajramit.

Në një postim në rrjete sociale, ajo shkruan se esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj bën thirrje që të gjithë të bëjnë të pamundurën për ta mbajtur gjallë traditën e këtij virtyti.

“Festa e Fitër Bajramit shënon fundin e agjërimit një muajsh, në të cilin besimtarët demonstruan sakrificën dhe shpirtin solidar duke dhuruar diçka nga vetja për më të varfrit, apo për nevojtarët. Uroj që Zoti t’i ketë pranuar lutjet tuaja për shëndet të mirë, paqe e harmoni.
Esenca e kësaj feste është solidariteti, ndaj të gjithë së bashku duhet ta bëjmë të pamundurën që ta mbajmë gjallë traditën tonë të këtij virtyti.

Pandemia do të jetë një barrierë në kremten e kësaj feste, porse duhet të gjejmë forcë që edhe në këto rrethana ta urojmë njëri-tjetrin me zemrën plot e me shpresën se së shpejti do ta tejkalojmë pandeminë.

Ta kemi besimin e fuqishëm se në Bajramin tjetër do të kemi mundësinë t`i japim kuptim kremtes me prezencë fizike te të afërmit e miqtë. Ta demonstrojmë harmoninë dhe bashkëjetesën në një shoqëri solidare!”, shkruan Vjosa Osmani.

Postimi i plotë: