Pas dy javësh në bllokim kombëtar, Anglia sheh dritë në fund të tunelit. Matt Hancock: Ulje e lehtë e rasteve me Covid 0 12

Pas dy javësh të plota të bllokimit kombëtar në Angli, kurba e valës së dytë të infektimeve duket se po stabilizohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo konfirmohet nga të dhënat e publikuara sot nga Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, me profesorët Jonathan Van-Tam dhe Stephen Powis, këshilltarë mjekësorë të qeverisë së Boris Johnson.

Sipas tyre në 24 orët e fundit infeksionet e reja ishin 20,252 në krahasim me një ditë më parë që ishin rreth 23,000, ndërsa numri i viktimave 511 në krahasim me dje që ishin 501.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i testeve ditore të përpunuara u rrit në pothuajse 400,000, një rekord absolut evropian. Ndërsa numri i viktimave i llogaritur që nga fillimi i pandemisë sipas parametrave të përbashkët për vendet e tjera tejkalon 54,000, piku i Evropës në numra absolutë, por më të ulët se Spanja, apo Belgjika dhe shumë afër Italisë në raport me popullsinë.//B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

0 4

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ka publikuar një draft raport mbi zhvillimet në Shqipëri.Në këtë draft raport nxiten liderët politikë në Shqipëri të krijojnë një klimë besimi.

“Theksohet nevoja për përmirësim të klimës të funksionimit të shoqërisë civile dhe nxit autoritetet të garantojnë konsultim të duhur dhe gjithëpërfshirës dhe të rrisë qëndrueshmërimë financiare të sektorit jo qeveritar”.

Në të theksohet se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të jenë thelbësore. “Me rëndësi mbetet zbatimi i masave të reformës zgjedhore”,- theksohet në draft raport.

Drafti do t’i nënshtrohet debatit në Komisioinin e Jashtëm dhe në mars 2021 parashikohet të votohet në plenare.

A. Shqipëria ka vazhduar të bëjë përpjekje të vazhdueshme në rrugën e saj drejt BE-së, duke përmbushur kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare;
B. Duhet pasur parasysh se vendi duhet të vazhdojë të bëjë përparim në konsolidimin e institucioneve dhe procedurave demokratike, në sigurimin e funksionimit të duhur të institucioneve të tij gjyqësore dhe në mbrojtjen e lirisë së medias dhe të drejtave të pakicave;
C. Duhet pasur parasysh se përpjekjet e vazhdueshme për reformat kryesore kërkojnë angazhimin e përbashkët të të gjithë aktorëve;
D. ndërsa Komisioni paraqiti një draft kornizë negociuese në 1 Korrik 2020;
1. Mirëpresim orientimin dhe angazhimin e qartë strategjik të Shqipërisë për integrimin evropian, që manifestohen në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe zbatimin e vazhdueshëm të reformave të lidhura me anëtarësimin;
2. Mbështesim thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare pa vonesa të mëtejshme, pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli;
3. Kujtojmë se progresi në anëtarësim sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjitha fushat themelore, në veçanti nga sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit;
4. Nxisim autoritetet të shtojnë përpjekjet e tyre për të forcuar dialogun politik dhe funksionimin e institucioneve demokratike të vendit, duke përmirësuar klimën për pluralizmin e mediave dhe shoqërinë civile/BW

Pasi i shkroi këngën Ariana Grandes, këngëtari shqiptar vjen në një bashkëpunim me një tjetër artist të shumëpëlqyer! 0 2

Shqiptari nga Mali i zi ka publikuar projektin e ri me titull “Noel”, duke e shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa përmes saj solli aromë festive, ashtu sikurse këngët e kolegëve të tij që kanë motive feste.

Stanaj nuk u rikthye vetëm, por në bashkëpunim me producentin Tommee Profitt, ndërsa kënga është pjesë e albumit të Profitt.

Stanaj ka kohë që i mungon tregut muzikor me prurje të reja por këngëtari na kishte premtuar se shumë shpejt do të rikthehet super fuqishëm.

 

Edhe ashtu ka bërë. Ai na kapi në befasi të gjithëve pak ditë më parë, kur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale tregoi se ka bashkëpunuar me Ariana Granden për albumin e saj të ri “Positions” .

Ai ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për të dhe ne jemi tepër krenarë.