Pas ditëlindjes së Hanës, familja Aliu “arratiset” për fundjavë në destinacionin e preferuar të dimrit! 0 42

Ditën e djeshme Hana Aliu, vajza e Mozzik dhe Loredanës bëri 2 vjeçe. Reperi ishte i pari që i bëri një dedikim publikisht të bijës, duke shprehur gjithë krenarinë për të. Ndërsa Loredana i ka kushtuar vogëlushes disa fjalë shumë të ndjera dhe i ka dhënë disa mesazhe që do i vlejnë për gjithë jetën.

Në rrjete sociale, çifti ka ndarë edhe momente nga festa e ditëlindjes që kanë organizuar për Hanën. Ata i kanë përgatitur të voglës tortën e ditëlindjes me personazhin e saj të preferuar të filmave vizatimorë, ndërsa krahas tortës shkruhej “Gëzuar ditëlindjen” dhe numri 2.

Sot një ditë pas ditëlindjes së vogëlushes, familja më yll e showbizit duket se ka vendosur të “arratiset” në një destinacion tipik për këtë periudhë.

Dy reperët kanë ndarë foto e video në Instastory nga fundjava e tyre në mal, duke na bërë të gjithëve t’i kemi zili.Video Player

Më 25 nëntor u publikua pjesa e parë e dokumentarit. Në videon e publikuar në rrjetet sociale ata shihen krah njëri-tjetrit të lumtur dhe tepër të qetë ndonëse nuk kanë dhënë detaje se kur janë ribashkuar dhe si arritën të hidhnin pas problemet. Duket se rikthimi në krahët e njëri-tjetrit ka ndodhur shumë kohë më parë por u zbulua vetëm tani.

Lori është një tip më ndryshe prej femrave të tjera. Kjo është njëra prej arsyeve që më ka pëlqyer më shumë.”- janë këto fjalët e Mozzik për reperen.

Në një pjesë të dokumentar ata shfaqen duke i bërë një tatuazh, Loredana në barkun e Mozzik dhe Mozzik në gishtin e Loredanës, një gjest tepër i veçantë. Po ashtu, në pjesë të tjera shohim se si Mozzik fshihet pas fotove që reperja ka publikuar në rrjetet sociale në kohë të ndryshme.

Dokumentari përmban pjesë edhe nga koha kur Loredana ishte shtatzënë dhe më pas kur sapo janë bërë prindër.

Disa ditë më parë u raportua se Mozzik dhe Loredana kanë nisur të bashkëjetojnë sërish në Gjermani. Nuk ka ende detaje se kur ka rinisur bashkëjetesa e tyre, por risjellim në vëmendje se gjatë karantinës Mozzik ishte në Kosovë./iconstyle

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Jo vetëm ‘Përputhen’, ja në cila projekte do i shohim tani Andin 1 dhe Andin 2 0 10

Andi Shehi dhe Andi Artani u bënë të njohur nga pjesëmarrja e tyre në “Përputhen”, ku të dy morën vëmendje. Andi 1 me historinë me Tean dhe Andi 2 me historinë me Jasminën.

 

Por ata nuk i bashkon vetëm “Përputhen”. Të dy jashtë programit, janë edhe modelë e së fundmi kanë marrë pjesë në dy videoklipe të këngëtareve shqiptare.

 

Andi 1 është shfaqur në videoklipin e Shkenda Dubovës me titull “Si dikur”.

 

Ndërsa Andi 2 do të shfaqet në klipin e ri të Diona Fonës “Sheqer”.

Si duket trupi i Sarës, pas lindjes se Poem Blu?Ja ku e keni një FOTO të sajëj, to vetëm me bikini! 0 9

Pas lidhjes me reperi me njohur, Ledri Vula dhe pas ardhjes në jetë të Poem Blu, Sara Hoxha ka bërë për vete publikun shqiptar. Ajo ka pak muaj që është bërë nënë për herë të parë, megjithatë është rikthyer shumë shpejt në formën e duhur.


Sara vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale dhe së fundmi na ka befasuar me postimet e fundit që ka publikuar në rrjete sociale duke vënë në fokus linjat trupore.


Vetëm në bikini; trupi i Sarës është “on fleek”, në super formë. Siç mund ta shihni në foton më poshtë.