Pas Di Caprio, një tjetër aktor i famshëm i Hollywood kërkon mbrojtjen e Vjosës 0 29

Apelit të vazhdueshëm të aktorit të njohur amerikan, Leonardo Di Caprio për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri i është bashkuar edhe një tjetër emër i njohur në Hollywood.

Aktori Edward Norton ka bërë një postim në Twitter ku kërkon mbështetjen e të gjithëve për të mos lejuar dëmtimin e lumit.

“Lumi Vjosa rrjedh i paprekur nga burimi në det dhe grupet e komunitetit lokal në Shqipëri po bëjnë thirrje që ai të mbrohet përmes krijimit të një parku të ri kombëtar.

Tregoni mbështetjen tuaj, ndani filmin e Patagonia me #VjosaNationalParkNow” – shkruan ai.

Di Caprio dhe Norton janë miq së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Greta Thunberg dhuron 100 mijë euro për shpërndarjen e vaksinave 0 1

Aktivistja suedeze që lufton kundër ndryshimeve klimatike, kohët e fundit po merret edhe me pandeminë.

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg ka njoftuar se do të dhurojë 100 mijë euro për një shpërndarje më të drejtë të vaksinës kundër COVID-19.

Fondet janë caktuar për COVAX-in, mekanizmi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të siguruar qasje të barabartë në vaksinat kundër coronavirusit që shpërndan vaksinat në vendet në zhvillim, Thunberg tha në një konferencë shtypi me shefin e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton cnbc.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të zgjidhur tragjedinë me shpërndarjen e pabarabartë të vaksinave (…) pasi në rastin e krizës klimatike, ne së pari duhet të ndihmojmë më të prekshmit”, tha aktivistja suedeze.
Sipas OBSH-së, në shumë vende të pasura, një në katër persona mori dozën e parë të vaksinës dhe në vendet e varfra, një në 500.

Presidenti i SHBA, Joe Biden i shkruan letër Vjosa Osmanit: Marrëveshja Kosovë-Serbi të përqëndrohet tek njohja reciproke 0 4

Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka shkruar një letër homologes së tij në Kosovë, Vjosa Osmani.

Joe Biden në mënyrë të qartë i ofron mbështetje Osmanit për dialogun me Serbinë, teksa thekson se marrëveshja gjithëpërfshirëse përfundimtare të bazohet tek njohja reciproke.

Po ashtu Biden zotohet se i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Osmanit që SHBA të ndihmojë me vaksina ndaj COVID-19 edhe Kosovën e cila ka probleme në këtë drejtim.

LETRA E PLOTË 

 

Presidentja Osmani pranon letër nga Presidenti Biden: Partneriteti ynë është i rrënjosur në vlera të përbashkëta

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i cili e ka uruar në emër të popullit amerikan për zgjedhjen në krye të shtetit.

Presidenti Biden ka përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe partneritetin e gjatë të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, duke përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën. Në këtë kontekst, Presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau, i cili ka shërbyer në Kosovën në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për “avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit”.

Më tej në letër, Presidenti Biden ka theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike. Presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Presidentes Osmani që SHBA-të të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me Presidenten Osmani për realizimin e synimit të tillë.

Në letrën e Presidentit Biden theksohet, gjithashtu se ShBA-të, mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“ShBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke .