Pas debatit virtual, Mentor Haziri rregullon marrëdhënien me Fifin 0 21

Mentor Haziri, dhe kantautorja Fifi kanë qenë të përfshirë në një debat virtual shumë kohë më parë.

Shkas për këtë u bë një koment i këngëtarit pas performancës së saj dhe reperit MC Kresha në “Kënga Magjike 2019”.I ftuar në “Reload” në RTV Dukagjini, Haziri u pyet nga moderatorja Rida Gërdovci nëse i ka sqaruar raportet me Fifin – ku u shpreh se një gjë e tillë ka ndodhur.

Ai tha se dyshja u sqaruan gjatë takimit në emisionin e përbashkët, “Shiko kush luan”, ku ai ishte i ftuar pak javë më parë. “Ka ndryshuar pak [situata] për disa gabime te saj, por sido që të jetë e kishim një emision te përbashkët ‘Shiko kush luan’ ku i kemi përmirësuar marrëdhëniet. Fifi është një vajzë shumë e talentuar dhe besoj që talentin e saj ajo duhet të shfaqë në muzikë dhe të jetë ashtu siç është sepse është shumë interesante. I kemi përmirësuar marrëdhëniet, i kemi shumë mirë, se edhe dytë kemi prejardhje nga Ferizaj kështu që…”, ka thënë Mentor Haziri./lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Malësore 24 karat, vajza e Emina Cunmulajt u jep mësime valleje shokëve të klasës 0 4

TIRANE

Një familje aq e pasur sa e Eminës dhe bashkëshortit të saj Sam, të jep përshtypjen se e kanë shumë të thjeshtë të shohin jetën e tyre komode, pushimet, rrobat e shtrenjta, udhëtimet e largëta.

Por jo! Emina i bën të gjitha këto, por e kthen përherë kokën pas duke mos harruar asnjëherë origjinën e saj. Por modelja shqiptare  tashmë po u mëson edhe vajzave ta kthejnë. I sjell çdo herë në vendin e saj, u flet shqip dhe tani po na tregon edhe që u mëson vallet tona, traditat.

Këtë herë Emina e ka veshur vajzën me kostum popullor malësoreje. Sepse Ella ka një mision të veçantë. Do t’u mësojë shokëve të klasës të kërcejnë shqip.

“Malësorja e mamit! Duke iu mësuar miqve të saj në shkollë për kërcimet popullore shqiptare”-shkruan Emina.

Shokët e Ellës nuk e njohin muzikën tonë, ama një gjë është e sigurt, e njohin-se njohin do kërcejnë të gjithë. Ritmeve të valleve tona nuk u reziston kush!

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

//B.W

I “çmendi” gocat! Pra, Saimirin e “Love Story” do e shohim në serialet TURKE? 0 7

Tashmë beqari më i njohur shqiptar është një “princ modern” që po rrëmben zemrat e shumë vajzave dhe është prezantuar nga Alketa Vejsiu në emisionin “Love story”. Saimir Kasemi është djaloshi simpatik që vjen nga Gjermania e do të gjeje nuse shqiptare në emisionin televiziv ku i fton 18 vajzat që të dalin në takime romantike me të.

Një ish futbollist dhe një biznesmen që jeton mes Gjermanisë e Shqipërisë si financier dhe sipërmarres me shumë biznese.

Ai tashmë është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar dhe ka marrë ofertë për të luajtur në serialet turke.

“Kryefjala” bën të ditur se regjisori i famshem turk Deniz Yorulmazer i njohur nga filmi “Bay Yanl??” ka shprehur interes për të bërë Saimirin pjesë të kastit të tij.

Nuk e dimë nëse Saimiri e ka pranuar ofertën, por kujtojmë që me këtë regjisor ka punuar edhe aktori me origjinë shqiptare, Can Yaman.