“Partitë politike” Halit Valteri: Rama, Basha dhe Kryemadhi janë bashkë, i lidhin interesat e oligarkëve 0 49

Ndërsa në Kuvend po diskutohej Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.02.2000, “Për partitë politike”, i ndryshuar”, deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri tha se ka ardhur koha të zhduken tre partitë kryesore, që në fakt ngjajnë si një e vetme, sipas tij.

I nderuar drejtues i seancës, shumë njerëz thonë që në Shqipëri nuk ka krizë, por ajo vjen nga partitë politike që fshehin interesat e oligarkëve. Kjo oligarki dhe politika që i përfaqëson ka fituar përvoja negative nga vitet e kaluara. Në këtë kuptim përvoja, interesat i ka bërë këto tre parti më paqësore, më të gatshme të ulën për marrëveshje. Nëse nga njëra anë Rama i vendos taksë rrugës së Kombit dhe shqiptarët ngrihen në protestë atij i duhej një Lul që ta mposhte atë protestë. Nëse flitet për Ramën, flitet edhe për Bashën edhe për Kryemadhin.

Këto tre parti bashkë me sistemin që kanë krijuar duhet të shemben. Kjo është e vetmja rrugë që të demokratizojë partitë politike. Kush voton për Ramën do bashkëqeverisë me Bashën. Kjo është e vërteta, s’ka asnjë tjetër. 

Më tej Valteri hodhi akuza konkrete për Presidentin Meta dhe për PD-në.

“Nga frika e reformës në drejtësi, Meta ende s’ka zbritur nga mali. Ndërsa PD është kthyer si ato klubet e futbollit në krizë që fillojnë dhe shesin talentet tek partitë e tjera. Ka bashki ende pa kryetar që ngjajnë si han me 7 porta, si shembull po ju sjell Bashkinë e Vorës”,- shtoi ai./B.W

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meta uron Fiter Bajramin nga KMSH: Sakrifica e besimtarëve myslimanë të na frymëzojë për një shoqëri më të drejtë e njerëzore! 0 7

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, prej ku ka uruar festën e Fiter Bajramit për të gjithë besimtarët, por edhe për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Meta është shprehur, në një prononcim për media pas vizitës në KMSH, se sakrificat e besimtarëve myslimanë duhet të frymëzojnë të gjithë qytetarët për një shoqëri më solidare, më të drejtë e më të bashkuar.

“Ishte kënaqësi për të uruar sot vëllezërit e komitetit tonë mysliman me rastin e festës së Fiter Bajramit, duke uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë, për të vlerësuar sakrificat e tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe të vështirë, edhe për shkak të pandemisë. Shprehim mirënjohje edhe për ndihmat që ata kanë dhënë për të sëmurët, të varfrit. Urojmë që këto sakrifica të na frymëzojnë të gjithëve për një shoqëri më solidare, më të drejtë, më njerëzore, më të bashkuar dhe më në paqe”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët nëse do të paraqitet në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Meta u përgjigj shkurtër: “Vazhdojmë festën dhe mbarësi e gëzim të gjithëve”.

Kryeministri Kurti uron Fiter Bajramin: Reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë vitit, të shumëfishojmë lumturinë! 0 4

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Fitër Bajrami, duke thënë se mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë sesa që marrim.

“Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka shtuar se kjo festë qoftë gëzim për të gjithë.

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë”, ka shkruar Kurti.