Partia Republikane organizon takim me strukturat në Dibër. 0 77

Qarku i Dibrës është zhytur në papunësi dhe varfëri. Situata e rëndë shëndetësore e Covid-19, pamundësia për t’a përballuar finaciarisht, po shoqërohet me shkatërrimin e ekonomive familjare, dhe e vetmja mundësi ekonomike është ndihma nga emigracioni. Pjesa më aktive, rinia dhe profesionistët janë larguar në emigracion.

Kjo situatë e rëndë, ku ekonomia po shkon drejt kolapsit, ka ardhur si pasojë e korrupsionit, shpërdorimit të taksave për interesa klienteliste nga qeveria Rama – tha kryetari i PR Fatmir Mediu.

Shqipëria, e cila u bë anëtare e NATOs dhe ishte pranë BE nga qeveria Berisha, sot ka një qeveri që po shkatërron çdo mundësi që Shqiperia të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Qeveria Rama ka shkatërruar shtetin dhe institucionet. Për ta, njerëzit, liritë dhe të drejtat e tyre, nuk kanë asnjë vlerë. Vlerë ka vetëm pushteti dhe korrupsioni, vjedhja dhe grabitja e të sotmes dhe të ardhmes së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Përballë kësaj situate, opozita, e djathta, duhet të bashkojë shqiptarët për ndërtimin e shtetit të qytetarëve dhe brenda 4 vjeçarit të parë, t’a bëjë Shqipërinë vend anëtar të BE, siç e bëri vend anëtar të NATOs.

Platforma e saj duhet të jetë gjithëpërfshirëse, për ndërtimin e shtetit, institucioneve, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, reformat në ekonomi, taksa e sheshtë 9%, mbështetja e biznesit, punësimit, reformat në arsim, në shëndetësi dhe bujqësi, janë rruga e vetme për të ndërtuar një Shqipëri Europiane.

Opozita s’duhet të humbasë kohë. Ajo nuk ka çfarë të presë, por duhet të bashkohet në çdo skaj, në Dibër dhe mbarë Shqipërinë, sepse Rama e ka filluar dhe nuk do të ndalet në qëllimin e tij, për manipulimin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Absurde dhe antishqiptare janë debatet e nxitura qëllimisht rreth “Shtëpisë së Verdhë” nga Rama dhe sekti i tij. Ato janë një lojë politike antikombëtare, në kurriz të Kosovës, që i interesojnë vetëm Vucicit dhe Beogradit.

Qartësisht për Ramën, shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, janë  kundërshtarë, ndërsa Vucici partner.

Sjellja e Tiranës zyrtare, dhe bashkëpunimi me Beogradin, duke anashkaluar Kosovën, i ka dhënë Vucicit mundësinë që të shfaqet si njeriu që mund të negociojë dhe bashkëpunojë me shqiptarët, në një kohë që lufton dhe paguan për të hequr njohjet e pavarësisë së Kosovës nga njëra anë, dhe është angazhuar në sulmin kundër lidershipit të Kosovës me akuza falls dhe kriminale.

Në 2013, kur Rama erdhi në pushtet, Shqipëria ishte vend anëtar i NATOs, liberalizoi vizat dhe ishte pranë BE, në marrëdhënie shumë të mira me SHBA, ndërsa Serbia ishte kundërshtare e BE, Amerikës dhe NATOs.

Sot Serbia është më pranë BE, ka ndërtuar marrëdhënie në nivel të lartë me SHBA, ndërsa Shqipëria ka bërë vetëm regres, për shkak të regjimit të korruptuar që ka dalë kundër BE.

Deklarat e Vucic duke krahasuar Ballkanin me Nagroni Karabak, tregon qartë se ai është i njëjti që ka qenë, në shërbim të Miloshevicit, duke masakruar shqiptarët, dhe për më tepër, me qëllime të qarta për të ricikluar Serbinë e Madhe, me mbështetje të aktorëve të huaj, jo ballkanikë, që janë kundërshtarë të BE, Amerikës dhe NATOs.

Shqiptarët duhet të zgjohen!Shqipëria duhet të sillet si vend anëtar i NATOs, të ngrejë në nivel të diskutimit politik në NATO, qëndrimet e Serbisë, dhe ushtarak, armatimin ofensiv të saj nga Rusia dhe vendet e tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stacioni i ri, Kina dërgon raketën me 3 astronautë në hapësirë 0 12

Kina me sukses ka dërguar një raketë në hapësirë për të kompletuar stacionin e ri hapësinor.

Raketa kishte 3 astronautë teksa ekuipazhi do të dërgohet në modulin kryesor të stacionit të planifikuar Tangong që është në ndërtim e sipër.

Ajo ndodhet në një orbitë të ulët të Tokës teksa ekuipazhi do të qëndrojë për 3 muaj në hapësirë.

Misioni i quajtur Shenzhou-12 është i pari i Kinës me ekuipazh nga 11 në total që ka dërguar për stacionin e ri hapësinor.

Zgjidh njërin yll dhe kupto nëse do të bëhet realitet ëndrra jote 0 10

Shihni imazhin dhe pastaj zgjidhni një nga yjet që ju tërheq më shumë. Zgjedhja juaj do të zbulojë nëse ëndrra që keni do të bëhet realitet apo jo.

Nëse keni zgjedhur:

Nr.1

Arma juaj kryesore është besimi. Nëse doni diçka, luftoni deri në fund. Jeni të vendosur dhe gjithmonë plot ide të shkëlqyera. Gjithmonë i pranoni sfidat pa menduar shumë për to. Kur gjërat bëhen të vështira, mund të mendoni të hiqni dorë, por ndiheni të mbingarkuar dhe vazhdoni të luftoni.

Edhe nëse në jetën tuaj ndodhin gjëra negative, gjithmonë përpiqeni ta shfrytëzoni në maksimum dhe të keni sukses. Pozitiviteti juaj ju çon atje ku askush tjetër nuk mundet. Fuqia e mendjes suaj është një nga atributet më të mira që keni. Prandaj, dëshira juaj do të realizohet së shpejti.

 

Nr.2

Jeni një person karizmatik, i fortë dhe krijues. E dini shumë mirë që nëse doni të arrini diçka, duhet të bëni përpjekje. Mos u dorëzoni dhe do të merrni atë që doni. Thjesht, duhet të prisni pak. Ju mund t’i bëni ëndrrat realitet, sepse nuk dorëzoheni lehtë. Prisni edhe pak dhe dhurata e fatit për ju do të tejkalojë të gjitha pritshmëritë që keni.

Nr.3

Nëse vërtet dëshironi që ëndrra t’ju realizohet, duhet të përpiqeni për ta realizuar. Edhe pse ndonjëherë mund të jeni të brishtë, të gjithë vështirësitë që mund t’ju dalin para mund t’i kapërceni.

Fati dëshiron të shohë nëse ju e meritoni këtë dhuratë, prandaj duhet të vazhdoni të punoni që t’ia vërtetoni këtë gjë. Suksesi ju pret!