Parashikimi i motit për sot 0 19

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në territor, më të shpeshta vranësirat paraqiten në veri dhe zonat qendrore në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë pasdites vranësira më të shpeshta do të ketë në jug dhe zonat lindore. Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë në të dy vlerat ditore; temperaturat e mëngjesit luhaten nga 3 në 12 gradë, ndërsa vlerat e mesditës në vend do të shënojnë nga 14 gradë në zonat malore deri 21-22 gradë në bregdet dhe zonat e ulëta.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri e fortë në hapësirat detare me drejtim veriperëndimor deri pas mesditës kur era do të marrë drejtim verior, ndërsa dallgëzimi në brigje ngjitet mbi 3 ballë, por dallgët ngjiten në 5 ballë, në det të hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 6

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur