Parashikimi i motit për sot 0 20

Dita e sotme do të ketë më shumë kthjellime dhe më pak vranësira.

Vranësirat bëhen të dukshme në intervale 2-3 orëshe në veri dhe zonat malore, ndërsa vetëm vranësira kalimtare priten në bregdet dhe zonën e ulët.

Temperaturat e ajrit nuk shënojnë ndryshime të ndjeshme në vlerat ditore; ruhet luhatja nga 3 gradë mëngjesi në zonat verilindore deti në 21-22 gradë maksimumi i mesditës në disa qytete të shtrirjes perëndimore.

Parametri i erës mbetet problematik në hapësirat detare dhe bregun jugor, ndërsa era në territor do të fryjë deri mesatare.

Drejtimi i erës do të jetë verior dhe verilindor, ndërsa dallgëzimi në brigje vijon rreth 3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Noizy paralajmëron këngën e re: Do të merrni mësim nga pedagogu 0 5

Noizy me ane te nje postimi ka paralajmeruar kengen e tij te re.

“Të premten do të merrni mësim nga pedagogu”, është përshkrimi që Noizy i ka bashkëngjitur këtij publikimi.

Në një tjetër paralajmërim të shpërndarë ditë më parë, kishte shkruar: “Të premten, 18:00, do t’ju mësoj diçka. Mbajeni mend”.

E kishim pritur prej kohësh! Me lot në sy, Bebe Rexha zbulon lajmin e madh 0 4

Ditën e djeshme, Bebe Rexha zbuloi se kishte gati një surprizë të madhe për fansat e saj. Ajo tha se gjithçka do të zbulohej ditën e sotme dhe falenderoi të gjithë ndjekësit për durimin e treguar.

“Do të bëj një njoftim special nesër, të reja që kam dashur t’i bëjë të ditura kohë më parë. Faleminderit për durimin tuaj. Më pëlqen të bëj muzikë dhe më pëlqeni ju më shumë se çdo gjë në këtë botë”, shkroi Bebe krahas postimit.

Më në fund momenti i shumëpritur ka ardhur dhe Bebe ka zbuluar para pak orësh surprizën e madhe. Ajo ka treguar se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja ka publikuar një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihet e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Pasi zbuloi lajmin e madh, Bebe ka publikuar një video të saj, në të cilën shfaqet duke qarë nga lumturia.