Parashikimi i motit për këtë të enjte 0 23

Vijojnë të mbizotërojnë kthjellimet në të gjithë territorin deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Pasditja shton vranësirat në vend, në pjesën më të madhe të Shqipërisë do të ketë kthjellime dhe vranësira të shpeshta por jo reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara gjate mëngjesit kur vlerat termike luhaten nga 4 në zonat malore në 12 gradë në ultësirë, ndërsa një rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar maksimumin 23 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi deri 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rina Balaj publikon një fotografi pa makijazh derisa thotë se asgjë nuk është e vërtetë në rrjete sociale 0 6

Rina, ka zbuluar disa të meta në fytyrën e saj të cilat me vendosjen e makijazhit nuk është se i kemi dalluar.

“Kujtesë ditore se asgjë në rrjete sociale nuk është e vërtetë”, ka shkruar në mbishkrimin e imazhit Rina.

Theksojmë se, edhe pa makijazh artistja shqiptare po duket bukur

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 3

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.