Parashikimi i motit/ Java nis me diell dhe ulje temperaturash 0 34

Vendi ynë sot do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 04°C, në zonat e ulëta nga 03ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 14°C.

Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 07°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 08°C.//T.Ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bitcoin shënon sërish rekord, rritje me 5% në një ditë, shkon mbi 63 mijë dollarë 0 2

Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e martë prej 63 mijë dollarësh, ndërsa investitorë po presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i Bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit, në 63,171 dollarë, sipas të dhënave të CoinMetrics, përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, shkoi deri në 2,222 dollarë.

 

Rama nxjerr dëshmitë e banorëve të prekur nga tërmeti: Me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendëm pranë 0 7

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dëshminë e një çifti të moshuarish në zonën e Maminasit, të cilët mbetën pa shtëpi nga tërmetet e dy viteve më parë.

Ata tregojnë përjetimet e momentit të tërmetit dhe çfarë ndodhi më pas me strehën e tyre. Ndërkaq Rama uron një ditë të mbarë “me zemrën plot nga gëzimi që iu gjendën pranë”.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me zemrën plot nga gëzimi që ju gjendëm pranë atyre që pas tërmetit humbën strehën, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.